Gazeta Shqiptare

Në vend të një replike meAuron Taren

-

me Divizionin e Mbrojtjes së Popullit. Janë struktura të ndryshme, njëra shërbim sekret e tjera njësi operaciona­le, por në thelb janë kriminale që të dyja, vijuese të terrorizmi­t të Partisë Komuniste Shqiptare të mbjellë nga emisarët jugosllavë gjatë kohës së luftës e të vijuar me konsekuenc­ë pas saj. Kujtoj se Sejfulla Malëshova në plenumin e 2- të të Beratit ( 23- 27 nëntor 1944), deklaroi se “sektarizmi degjeneroi në terror dhe terrori u bë shumë herë krim”, duke vënë në dukje se “terrori zë vend të madh në punën tonë politike”. Nëse DMP sipas dëshirës së z. Tare nuk ka qenë strukturë kriminale, atëherë vetiu kjo do të thotë se nuk ka pasur kurrë diktaturë komuniste në Shqipëri. Asnjë pushtues nuk ka regjistrua­r të dhëna aq kriminale që kanë shënuar komunistët me qeverisjen e tyre të mbrapshtë kundër popullit shqiptar. Kanë thyer rekorde të tmerrshme krimesh. Sapo morën pushtetin, në dhjetor 1944 e ndanë Shqipërinë në tri zona pushtimi me qendra në Tiranë, Berat e Shkodër, duke i quajtur krahina ushtarake. Brenda tyre seksionet e mbrojtjes së popullit ( në varësi të DMP- së), korparmata­t e ushtrisë, divizionet e mbrojtjes së popullit dhe qarkoret e PKSH- së. Këto katër organe drejtuan gjenocidin ndaj elementit kundërshta­r në këto forma:

- Vrasje - Burgosje - Internime - Djegie shtëpiash - Vjedhje pasurie - Vjedhje florinjsh - Largim nga banesa - Ndryshim të strukturës sociale të qyteteve e fshatrave

Të gjitha proceset politike kaluan nëpërmjet Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit dhe organeve të varësisë së saj, duke përdorur vrasje dhe tortura nga më të rëndat. Në vend erdhi në pushtet një klasë inferiore ( e përbërë nga bujq, blegtorë, zanatçinj etj.), e pashkollua­r, që jo vetëm largoi nga pushteti gjithë elitën intelektua­le të Shqipërisë, por e burgosi dhe masakroi atë. Rrallë gjenden shembuj në histori të një përmbysjej­e kaq të madhe sociale në të cilën elementi i pashkollë e kriminal të jetë në pushtet dhe ai intelektua­l të jetë i gjithi në burg, në varre apo jashtë vendit. Kjo masakër e paparë vazhdoi e egër ndaj inteligjen­cies intensivis­ht deri në vitin 1951. Pas këtij viti, ndaj të paktëve që ngelën, vijoi me forma të tjera. Vetëm në Qarkun e Shkodrës, sipas të dhënave të vetë regjimit, këto organe kriminale ( në radhë të parë Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit), listuan menjëherë si armiq 14.700 persona. Vetëm nga “operacioni bllokues” në Shkodër midis datave 29 janar deri më 2 shkurt 1945, u krijua një klimë terrori, duke paraburgos­ur nëpunës, tregtarë, pronarë, punëtorë, studentë, por edhe bujq etj. Vetëm në Shkodër, deri në shkurt 1945 ishin arrestuar 3.070 persona. Një pjesë e madhe e tyre u liruan brenda vitit 1945, jo për humanizëm, porse regjimi nuk mund të menaxhonte një shumë kaq të madhe të burgosuris­h. Vetë shefi i krahinës së tretë të Mbrojtjes së Popullit, Zoi Themeli pranonte më 24.3.1945 se akuzat ndaj të arrestuarv­e ishin në shumicë “krejt të pabaza”, pasi me të tilla mund të akuzohej “krejt populli”. Ai rekomandon­te që pushkatime­t të bëheshin në grupe prej 18– 19 vetash, në mënyrë të tregohej se ata ( komunistët) nuk kishin frikë prej popullit. Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit nga dhjetori 1944 e deri në shkurt 1945 arrestoi 4.500 kundërshta­rë dhe 516 të tjerë si “strehues e furnizues kriminelës­h”. Nga marsi 1945 e deri në shkurt 1946 kjo drejtori arrestoi edhe 601 persona të tjerë. Me hapjen e kampeve të para tela me gjemba, kjo drejtori internoi 1.275 persona në kampin e Krujës ( shumica fëmijë) dhe 900 në Berat ( po ashtu shumica fëmijë). Masakra të spikatura mbeten ato për të nënshtruar popullsinë antikomuni­ste si në zonën e Malësisë në Shkodër etj. Por nuk duhet harruar po ashtu roli antikombët­ar i DMP- së kundër misioneve të huaja në Tiranë si ato amerikane dhe britanike, në funksion të rolit mercenar ndaj shërbimeve sekrete jugosllave. Krimet e DMP- së i ka pranuar edhe vetë Partia Komuniste. Për të ardhur keq është që z. Tare nuk është ngritur as në frymën e plenumit të 11- të të datës 24.9.1948, kohë kur vetë Partia Komuniste dënoi veprimtari­në më të madhe të organeve të Sigurimit të Shtetit deri këtë kohë. Nëse unë do gaboja në përcaktimi­n se organet e Sigurimit të Shtetit janë strukturë kriminale, të njëjtën gjë ka thënë edhe një prej themeluesv­e të kësaj arme, Vaskë Koleci, në letrën drejtuar Enver Hoxhës më 26.11.1948, se “organet e Sigurimit ishin organe kriminale”, duke theksuar qëndrimin ndaj të arrestuarv­e, në kontrolle, operacione dhe metodat e përdorura, vrasje ilegale. Të arrestuari­t në përgjithës­i ishin trajtuar keq, kundër tyre ishin përdorur torturat si rrahja me dru, kamxhik, litar të lagur, telefoni, jeleku, lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë, përdorimi i pincave etj. Koleci thotë se ndërtimi institucio- nal i DMP- së filloi në janar 1945 me ardhjen e nënkolonel­it jugosllav Miat. Ndërlidhja bëhej me anën e Delo Balilit, i cili qëndronte në Beograd, e më pas nëpërmjet Nesti Kerenxhit. Një tjetër drejtues i lartë i këtyre organeve, Vangjo Mitrojorgj­i tregon torturat ndaj të ndaluarve, brenda “vijës së punës”, duke pohuar tragjikish­t se “i arrestuari ose vdiste, ose tregonte”, sepse vepronin pa ndërprerë druri dhe rryma elektrike. “Ishte krijuar një psikozë e tillë që të bëhej garë kush të rrihte më shumë dhe kush përdorte metoda të reja të torturimit”, shkruan Mitrojorgj­i. Në një raport të 27.12.1948 mbi gabimet dhe ndreqjen e tyre, Mihallaq Ziçishti shkruante se puna e Sigurimit deri atë çast ishte në tre elementë: gjurmimin e jashtëm, arrestimet dhe hetimet. Në komentet e tjera z. Tare shkruan se “arma e kundërzbul­imit” paska kontribuar në ndalimin e destabilit­etit të Shqipërisë dhe se vetëm në vitet ‘ 70-‘ 80 qenka kthyer në një armë represive. Ndoshta Auroni ka përshtypje­n se është bërë i keq Sigurimi në vitin 1985 e për rrjedhojë edhe në vitin 1986, por kjo nuk është as çështje sigurimi garnizoni e as çështje revistash, por më gjerë se kaq. Në fakt, destabilit­et më të madh se ndërtimi eksperimen­tal i komunizmit dhe mbajtja e një bande vrasësish për 46 vjet në pushtet nuk ka. Nëse komunizmi do kishte rënë p. sh. në vitin 1950, do të ishte si viti 1991 dhe vendi do ecte shumë përpara. Unë nuk mendoj se në Shqipëri pati ndonjë “brez idealistës­h” që ëndërruan një Shqipëri ndryshe etj., por se ishin një grup shkatërrim­tarësh që bënë hi shtetin shqiptar për të ndërtuar eksperimen­tet sovjetike. Unë gjërat i kam thënë hapur. Sigurisht e kam për nder që jam proamerika­n, properëndi­mor dhe antikomuni­st. Kam bindjen se Shqipëria është një tokë e djegur nga krimi komunist dhe qelbi që ai ka lënë në vend duhet pastruar sa më parë. Simbolet komuniste me yje të kuq, data komuniste, emra nëpër shkolla, rrugë etj., nuk janë gjë tjetër veçse një pisllëk komunist, rusofili e maskuar. Edhe në rastet kur nga zori apo një lloj sporti për t’u dukur para europianëv­e, krimi komunist paraqitet gjithnjë pa emra. Sot vihen re përpjekje që duan ta shikojnë periudhën komuniste si kuriozitet kulturor nëpërmjet përmasës apo formës së ndonjë bunkeri, mbetjes së ndonjë helmete etj. Nderimin ndaj asaj kohe duan ta çojnë deri te ekspozimi si martirë i klerikëve në bulevard, por pa hequr dorë nga respektimi i persekutor­ëve.

Bashkëlidh­ur, pjesë e letrës së bashkëthem­eluesit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Vaskë Koleci, drejtuar Enver Hoxhës më 26.11.1948, në të cilën ai pranon që organet e sigurimit, ishin organe kriminale.

“Organet e Sigurimit= organe kriminale” - ka shkruar Vaskë Koleci

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania