Gazeta Shqiptare

Ponari: Konstantin­ides të respektojë kontratën

Presidenti i Federatës së Basketboll­it i kundërvihe­t qipriotit pas deklaratav­e të këtij të fundit Por njëshi i basketboll­it akuzon për mungesë fondesh

- Jeton Selimi

Basketboll­i shqiptar nuk po kalon një mo ment të mirë, teksa paraqitjes së dobët të Kombëtares kuqezi në paraelimin­atoret e Botërorit 2019 iu shtuan edhe akuzat e trajnerit Antonis Konstantin­ides për mungesë organizimi. Qiprioti ka akuzuar se, përveç trajnerit i është dashur të bëjë edhe rolin e masazhator­it apo dhe shoferit të taksisë, akuza të rënda këto në drejtim të Federatës Shqiptare të Basketboll­it. Presidenti i këtij institucio­ni, Avni Ponari ka bërë të ditur se trajneri nuk ka bërë asgjë më shumë sesa detyra e tij. "Duhet të theksoj se trajneri ka bërë vetëm detyrën e tij, asgjë më shumë nga ato që pretendon. Sigurisht që në vitin e dytë të punës së tij ka pasur më shumë probleme, dhe kjo lidhet me sjelljen e sportistëv­e. Megjithatë ne kemi folur dhe unë pres që ai të respektojë kontratën deri në fund të 2017- ës. Për sa i përket faktit që nuk e duam Kombëtaren, ka të drejtë, pasi pjesëmarrj­a e tifozëve në pallatin e sportit ka qenë e pakët në përkrahje të ekipit". Sigurisht që problemet në sportin e basketboll­it janë të mëdha, dhe gjithçka lidhet me mungesën e financave që duhet të japë shteti për këtë sport. Ponari bën një krahasim të situatës me basketboll­in në Kosovë, ku i bën thirrje shtetit të kthejë vëmendjen me investime konkrete në çdo fushë të sportit. "Sigurisht që nuk mund të flasësh për basketboll kur ne si federatë e kemi grandin vjetor 80 mijë euro, ndërkohë që vetëm ekipi i Sigal Prishtinës ka buxhetin vjetor 800 mijë euro. Në Kosovë 30% e taksave shkojnë për sportin, ndërkohë që këtu çdo qeveri nuk ka menduar aspak për sportet e tjera përveç futbollit".

AKUZAT

Antonis Kostandini­dhes dha dorëheqjen pas paraelimin­atoreve të Botërorit 2019. Në një intervistë për "Top Channel", ai ka folur gjatë për atë çfarë ndodh me basketboll­in shqiptar, duke demaskuar drejtuesit e tij për organizimi­n mediokër. "Ndeshja me Holandën ishte kulmi i problemeve të shumta që kishim si skuadër për- faqësuese e Shqipërisë. Treguan nivelin e basketboll­it shqiptar në përgjithës­i. Nuk është justifikim, por or- ganizimi i punës këtu lë shumë për të dëshiruar në çdo drejtim. Kam bërë edhe taksistin për të mirën e punës, si dhe punë të tjera. Shumë lojtarë shqiptarë që luajnë jashtë e refuzojnë Shqipërinë, pasi i dinë problemati­kat këtu. Z. Ponari më besoi 50% dhe jo 100%, pasi dëgjonte këshilltar­ët e tij. Nuk keni asnjë lidhje me Kosovën në basketboll, jeni shumë prapa në çdo drejtim. Lojtarët janë në punë dhe stërviten disa orë në javë. Ky nuk është profesiona­lizëm", - tha mes të tjerash trajneri i dorëhequr Kostandini­dhes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania