Vetingu, verifikohen 2200 prona
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në "sitë" të gjitha dosjet në zyrat e Regjistrimit t ë Pasurive Dy grupe pune kontrollojnë kartelat dhe regjistrat elektronikë
Zyrat e Hipotekës në të gjithë vendin po kalojnë në sitë pasuritë e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dy grupe pune, me nga dy specialistë secili, verifikojnë në letër, kartela dhe në regjistrin elektronik pasuritë e paluajtshme të të gjitha llojeve për të gjithë personat që janë pjesë e sistemit të drejtësisë. Burime nga Hipoteka bëjnë të ditur se deri tani ka arritur në rreth 2,200 numri i dosjeve që po shqyrtohen aktualisht nga hipotekat në kuadrin e vetingut. Sipas të njëjtave burime mësohet se dy grupe pune po punojnë aktualisht për të rishqyrtuar fizikisht dosjet e më shumë se 700 gjyqtarëve e prokurorëve dhe rreth 1,500 familjarëve apo personave të lidhur me ta. Shqyrtimi aktual konsiston në verifikimin manual të tri lloj të dhënash kadastrale. Kjo pasi vetëm një pjesë e vogël e pronave verifikohen lehtësisht në mënyrë elektronike. Pjesa tjetër është e dixhitalizuar, por informacioni nuk është ngarkuar në sistemin kadastral elektronik. Ndërkohë që ekzistojnë ende një numër pasurish të paluajtshme, të cilat nuk janë dixhitalizuar dhe shqyrtimi i tyre mund të bëhet vetëm fizikisht. Por nuk mungojnë as dyshimet se në raste të caktuar punonjës të hipotekave kanë fshehur qëllimisht dosje gjyqtarësh e prokurorësh për t'i shpëtuar procesit të vetingut.
SHQYRTIMI I DOSJEVE
Shqyrtimi i secilës dosje në këto kategori bëhet nga një grup prej dy special- istësh, të cilët zbardhin nëse ka mospërputhje mes pasurive për çdo dosje. Është mësuar se dy grupet do të punojnë për zbardhjen e pronave të gjyqtarëve e prokurorëve, gjithashtu, edhe në fundjavë. Procesi i vetingut parashikon zbardhjen e pasurive reale të të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve. Rezultati i verifikimit fizik të dosjeve do të krahasohet me të dhënat që kanë paraqitur në ILDKPI gjyqtarët e prokurorët.
Vetëm dy ditë më parë Kryeregjistruesja Blerina Doracaj paralajmëroi personelin e hipotekës për përgjegjësi penale. Përgjegjësi do të ketë edhe për punonjësit që do të konsta- Shqyrtimi i secilës dosje në këto kategori bëhet nga një grup prej dy specialistësh, të cilët zbardhin nëse ka mospërputhje mes pasurive për çdo dosje. Është mësuar se dy grupet do të punojnë për zbardhjen e pronave të gjyqtarëve e prokurorëve, gjithashtu, edhe në fundjavë.
tohen se kanë zvarritur procesin apo kanë ndihmuar subjektet për t'i shpëtuar vetingut. Në urdhër kërkohet të zbatohet menjëherë kërkesa që ka bërë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Interesave dhe të mos ketë vonesa në listimin e pasurive për ata që janë pjesë e reformës në drejtësi. Janë konstatuar edhe gabime gramatikore në të dhënat e gjyqtareve dhe prokuroreve, të cilat kanë sjellë rifillimin e procesit të kontrollit e deri te fshehja e qëllimshme e të dhënave apo shkelja e afateve ligjore për kthimin e përgjigjeve. Grupi i punës, i cili do të marrë përsipër vetingun e pasurive do të punojë me orar të zgjatur deri në datën 15 shtator për të përfunduar të gjithë procesin. Kjo është hera e tretë që punonjësit e hipotekës i kthehen kontrollit të pasurive për gjyqtarët e prokurorët. Herën e parë kontrolli mbeti peng i ankimimit të ligjit në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa hera e dytë ka gjetur parregullsi.