Gazeta Shqiptare

Bushati: Viti 2018, vendimtar për integrimin në BE

Ministri i Jashtëm flet në Shkollën Verore: Topi në fushën tonë, të forcojmë konsensusi­n kombëtar "Bashkimi Evropian do të diskutojë paketën e zgjerimit në pranverën që vjen"

- Darina Tanushi

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi dje në Tiranë se për integrimin e vendit në BE duhet forcuar konsensusi kombëtar. Ai mori pjesë në takimin e Shkollës Verore Europiane të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit dhe foli për rrugën ku ndodhet aktualisht Shqipëria sa i takon procesit për integrimin e saj në BE. "Vitet e shkuara është luajtur shumë me datat. Elementi kryesor ku duhet të referohemi është ai konvergjen­t; mënyra si funksionoj­në institucio­net tona, mënyra si reformohet shteti dhe shoqëria shqiptare, situata ekonomike. Këto janë tema që krijojnë presionin e domosdoshë­m në shoqëri, në mënyrë që qeveritë, vendimmarr­ësit kryesorë të marrin vendimet e duhura dhe të drejta", tha ministri i Punëve të Jashtme. I sapokthyer nga Sllovenia, ku pati një takim edhe me përfaqësue­sen e BE- së, Federica Mogherini, kreu i diplomacis­ë shqiptare pranoi se BE- ja lëviz me hapa të ngadaltë kur flitet për zgjerimin, por sot - sipas tij, - topi është në duart tona. "Gjatë mandatin qeverisës nuk kishte zgjerim dhe kjo nuk sjell një ndryshim të madh, pasi edhe vendet kandidate nuk ishin gati për të t'u anëtarësua­r. BE vendosi një kriter kufizues, siç është rasti i vendeve tona për një kriter restriktiv. Kjo lloj retorike ka rënë në Ballkan. Këto janë të gjitha dëshmi të qarta se BE lëviz jo me atë lloj vrulli që do donim të lëvizte. Por e sigurt është se ku ka vullnet për re- "Duke qenë se jemi para fillimit të Parlamenti­t të ri, shpresoj shumë që vullneti politik qeveriopoz­itë te ky proces do të duhet të demonstroh­et me një cilësi më të madhe dhe me një bashkëpuni­m edhe më të strukturua­r se në të kaluarën. Të gjithë aktorët politikë shpresoj të kenë nxjerrë mësimet e duhura", tha dje Bushati. forma, ku ka vullnet për transformi­m, është e vështirë të thuhet që BE- ja nuk është përgjigjur", deklaroi ai. Sipas Bushatit, "tani është e qartë se topi është në fushën tonë dhe nevojitet që ne të forcojmë më tej konsensusi­n kombëtar dhe dialogun politik, në mënyrë që integrimi Komiteti ushtarak, autoriteti më i lartë ushtarak i NATO- s do të mbledhë shefat e shtabit në një konferencë, që do të mbahet më 15 deri 17 shtator, në Tiranë. Kjo konsideroh­et një ngjarje e rëndësishm­e për NATO- n, ku Shqipëria është anëtare. Për shkak të këtij eventi, do të merren masa sigurie përgjatë tri ditëve të zhvillimit të konferencë­s. europian të mos jetë thjesht retorikë, por të jetë edhe ai që ne dëshirojmë ta konsideroj­më si projekti ynë i vetëm kombëtar". Bushati vlerësoi vitin e ardhshëm si vendimtari­n për të ardhmen e Shqipërisë drejt BE- së. "Duke qenë se jemi para fillimit të parlamenti­t të ri, shpresoj shumë që vullneti politik qeveri- opozitë te ky proces do të duhet të demonstroh­et me një cilësi më të madhe dhe me një bashkëpuni­m edhe më të strukturua­r se në të kaluarën. Të gjithë aktorët politikë shpresoj të kenë nxjerrë mësimet e duhura. Viti 2018 është viti vendimtar", nënvizoi më tej ministri i Jashtëm. Ai shtoi se, "vetë BE- ja në pranverën e 2018- ës do të diskutojë për paketën e zgjerimit dhe në rast të një vendimmarr­jeje për ne, që shpresojmë të jetë pozitive për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, periudha një vit e gjysmë përpara do të jetë vendimtare, sepse 2019- a do të jetë rinovim institucio­nesh në BE. E kur ka rinovim institucio­nesh dhe mandatesh, nuk ka domosdoshm­ërisht një fokus te ky lloj procesi". Bushati gjithashtu u shpreh se në vitet e fundit bashkëpuni­mi rajonal është rritur ndjeshëm. Ministri Bushati gjithashtu theksoi se Procesi i Berlinit nuk është konsiderua­r asnjëherë si alternativ­ë ndaj procesit të anëtarësim­it në BE.

 ??  ?? Nga takimi i parë i kabinetit qeveritar, në Llogara
Nga takimi i parë i kabinetit qeveritar, në Llogara
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania