Gazeta Shqiptare

Rama: Në 100 ditët e para, fund burokracis­ë së certifikat­ave në shtet

Kryeminist­ri mbledh kabinetin e ri në Velipojë, ministrat raportojnë planet e punës Debati, Ademi: Suksese! Kreu i qeverisë: Sill projekte

- Darina Tanushi

Qeveria "Rama 2" u mblodh dje për t'i dhënë dorën e fundit para dekretimit, planit të drejtimit për 4 vitet e ardhshme. Në një takim të nisur rreth orës 11: 30 të paradites, në Velipojë, Rama kishte ftuar edhe kreun e ri të Kuvendit, i cili do të zgjidhet të shtunën në seancën e parlamenti­t si dhe kreun e ri të propozuar për grupin parlamenta­r, Taulant Balla. Detajet e mbledhjes që zgjati deri në orët e vona të së mërkurës nuk u bënë publike, ashtu si në takimin e Llogarasë, por mësohet se çdo ministër ka raportuar mbi strategjin­ë e tij të punës dhe afatin e realizimit të çdo projekti konkret. Burime tepër të rezervuara bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka qenë i ashpër në kërkesën drejtuar anëtarëve të kabinetit për afatet e realizimit të çdo projekti apo plani të prezantuar prej tyre. Mësohet se në takim janë diskutuar konkretish­t mënyra se si do të funksionoj­ë dhe si do të zbatohet shkrirja e ministrive dhe institucio­neve në varësi në kohën kur plani i punës është hartuar dhe pritet ngritja e grupeve të ekspertëve, që do të merren me implementi­min e saj deri në fund të muajit dhjetor si dhe zbatimi konkret i planit qeverisës. I vetmi që ka reaguar për mbledhjen e qeverisë dhe madje ka zbuluar një vendim që do të merret dhe do të zbatohet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes ka qenë kryeminist­ri Edi Rama. Përmes një postimi në "Facebook", Rama njoftoi se qeveria e re do të luftojë burokracin­ë në institucio­ne, niveli i të cilës sipas tij ka arritur rekordin Guinness. "Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milionë certifikat­a. Ky konsum skandaloz, kohe, lekësh e nervash do mbarojë me qeverinë e re", ka deklaruar Rama. Ai ka theksuar se në çdo rast kur i duhet certifikat­a e qytetarit për të dhënë një shërbim, "burokracia duhet ta sigurojë vetë". "E gjitha kjo do të bëhet realitet në 100 ditë", ka thënë Rama.

DEBATI

Më herët, në nisje të mbledhjes së qeverisë, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i uroi suksese Kryebashki­akja e Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një njoftimi për shtyp i uroi qeverisë së re "suksese", por në të njëjtën kohë i kujtoi projektet për Shkodrën. "Bashkia dhe kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritete­t e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër", thuhet në njoftim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania