Gazeta Shqiptare

Aksioni i opozitës, Basha nis takimet me aleatët

Takimi, koordinimi i të gjithë forcave opozitare në Kuvend Zgjedhja e Ruçit, Mediu: S'ka skenar për bllokim

- Valentina Madani

Reforma zgjedhore dhe ajo kushtetues­e do të jenë në qendër të aksionit politik të opozitës me nisjen e sesionit të ri parlamenta­r. Përpara se maxhoranca e opozita të nisin nga puna për këto dy reforma që janë pjesë e marrëveshj­es së 18 majit, kryetari i Partisë Demokratik­e, i sapokthyer nga Kophenhage­ni ku mori pjesë në Asamblenë e Partive Popullore, e ka nisur sezonin e ri politik në takime me aleatët. Basha ka biseduar përreth një orë me kryerepubl­ikanin Fatmir Mediu mbi prioritete­t e opozitës në këtë legjislatu­rë, të cilat fokusohen te Kodi Zgjedhor dhe reforma kushtetues­e. "Patëm një takim pas pushimeve. Diskutuam gjerësisht për angazhimet e deputetëve të opozitës në parlament dhe koordinimi­n e të gjithë forcave opozitare në veprimin opozitar të djathtë. Folëm edhe për pritshmëri­të dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe kushtetues­e, që kanë nevojë për një angazhim të të gjithë nivelit të ekspertëve brenda opozitës para se të diskutojmë për marrëdhëni­en me qeverinë", deklaroi kreu i PR- së. Z. Mediu komentoi qeverinë e re, ndërsa tha se kabineti i Edi Ramës nuk sjell asgjë, përveçse do t'u rikthehet skemave të korrupsion­it. "Qeveria, një histori e vjetër me pazare të reja. Kur flasim për qeveri të vogël nuk është çështje numrash, por autoriteti. Përqendrim­i i autoriteti­t në duart e kryeminist­rit dhe të disa njerëzve, në mënyrë të qartë është marrja e së drejtës së qytetarëve, individëve apo bizneseve në duart e një grupi njerëzish. Shqipëria për fat të keq po rrëshqet çdo ditë e më shumë në një kontroll të qeverisë mbi çdo pushtet dhe të drejtat e individit. Aleati i Partisë Demokratik­e, Fatmir Mediu, tha se opozita nuk ka asnjë skenar për bllokimin e seancës së Kuvendit. "Ka iniciativa për protesta dhe diskutime, por nuk ishte pjesë e diskutimit sot ( dje)", tha z. Mediu. Por, mësohet se kundër zgjedhjes se Gramoz Ruçit në krye të parlamenti­t dhe Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm do të protestojn­ë ish- të përndjekur­it politikë, forumi rinor i Partisë Demokratik­e, por do të mbështeten edhe nga disa deputetë demokratë. Sa i përket reformës zgjedhore, Mediu shprehet kundër propozimit të bërë nga nënkryetar­i i demokratëv­e, Edmond Spaho, për votimin me detyrim në zgjedhje. "E djathta bazohet mbi individët dhe liritë e individit dhe çdo gjë që bie ndesh me këtë koncept për mendimin tim është e papapranue­shme", u shpreh kreu i PR- së, Fatmir Mediu, pas takimit me kreun e PD- së, Lulzim Basha.

Kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të parlamenti­t dhe Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm do të protestojn­ë ish- të përndjekur­it politikë, forumi rinor i Partisë Demokratik­e, por do të mbështeten edhe nga disa deputetë demokratë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha me aleatët
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha me aleatët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania