Gazeta Shqiptare

Dy seanca në një ditë, votohen qeveria dhe komisionet

Parlamenti i ri mblidhet të shtunën

-

shtunën e 9 shta torit, Kuvendi do të mbajë dy seanca të njëpasnjës­hme. Seanca e parë, e dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta është ajo e paradites në orën 10.00, ku do të bëhet konstituim­i i Kuvendit të ri. Duket se axhenda e kreut të shtetit ka përshpejtu­ar procedurat. Vizita e parë zyrtare pas marrjes së postit të presidenti­t e Ilir Metës do të zhvillohet pikërisht të hënën në Itali, duke bërë që të shtunën parlamenti të mbajë edhe një seancë të dytë, atë për votimin e kryetarit të ri të tij, Gramoz Ruçit, emri i propozuar për të drejtuar Kuvendin 4 vitet e ardhshme, por edhe për betimin e deputetëve të legjislaci­onit të ri. Por kush do ta drejtojë seancën e parë të 9 shtatorit? Sipas rregullore­s së Kuvendit, në nenin 1 të saj, mbledhja e parë e legjislatu­rës së Kuvendit deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit hapet ose drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese, mbledh- ja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. Deputeti më i vjetër i Kuvendit të ri është demokrati Sali Berisha. Ish- kryeminist­ri pritet të jetë i pranishëm në seancë, por me shumë gjasa, ashtu siç ndodhi edhe në 2013- ën, ai nuk do të pranojë që ta drejtojë këtë seancë. I dyti në listë është sërish demokrat, depu- teti Tritan Shehu dhe pas tij, Gramoz Ruçi. Sipas rregullore­s së parlamenti­t, deri në zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit nuk zhvillohet asnjë debat. Pas 2 seancave në parlament, do të jetë presidenti Meta, ai që do të vendosë edhe firmën e tij mbi emrat e ministrave dhe kreut të ri të qeverisë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania