Gazeta Shqiptare

Interesat e bonove 12- mujore mbyllin ankandin me rritje

Bankat frenojnë kërkesën për borxhin qeveritar

-

Sjellja e tregut ushtron presion në rritjen e normave të interesit të bonove 12- mujore. Qeveria kërkoi të rifinancon­te borxhin me 7.2 miliardë lekë, teksa bankat ofruan 7.6 miliardë leke. Interesi

i letrave me vlerë të qeverisë për afatin 12 mujor është vënë në një trajektore të qëndrueshm­e rritjeje. Interesi në ankandin e fundit arriti në 2.28 për qind edhe pse raporti i mbulimit të bankave ishte më e madhe se kërkesa e qeverisë, por më e moderuar se në ankandet e mëparshme. Burimet nga tregu pohojnë se kërkesa për financimin e borxhit me bono 12 mujore është shtuar kohët e fundit, teksa interesi i bankave për të blerë këtë instrument nuk është aq i lartë sa katër muaj më parë. Kjo sjelljeje e tregut po ushtron presion në rritjen e normave të interesit të bonove 12 mujore. Qeveria kërkoi të rifinancon­te borxhin me 7.2 miliardë lekë, teksa bankat ofruan 7.6 miliardë leke. Raporti i mbulimit nga bankat ishte 1.06 në raport më kërkesën që kishte qeveria, për likuiditet, teksa në muajit e parë të vitit oferta e bankave ishte në nivele edhe më të larta se kërkesa e qeverisë. Nga ana tjetër qeveria është duke e fi- nancuar borxhin e ri me obligacion­e, me afate kthimi më të gjata se dy vite. Mirëpo ekspertët e bankave mendojnë se tregu i bonove është ende më përqendrim të lartë vetëm në disa banka. Jo të gjitha kanë marrë lejen për këtë aktivitet, por, edhe ato që e kanë nuk janë pjesëmarrë­se intensive në blerjen e borxhit të qeverisë, yield- et e bonove dhe të obligacion­eve të letrave me vlerë të borxhit të qeverisë, kanë shfaqur ecuri rritëse në periudhën maj- shtator. Pasi e filluan tremujorin e dytë me të njëjtën prirje rënëse që karakteriz­oi fundin e tremujorit të parë, yield- et e letrave me vlerë iu rikthyen kahut rritës në muajin maj.

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

 ??  ??
 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania