Gazeta Shqiptare

Seks ' online' në këmbim të pagesës, në pranga 6 femra dhe një mashkull

Vajzat paguheshin për orët që mbanin klientët në linjë Prostituci­on virtual nëpërmjet faqes "Adult Work"

-

Vajza të reja në kryeqytet bien pre e prostituci­onit virtual, të cilat ofrojnë seks ' online' në këmbim të pagesës. Policia e Tiranës në kuadër të operacioni­t të koduar "Chat line 3" arrestoi ditën e djeshme 5 vajza, të cilat ushtronin prostituci­on virtual në një banesë në Bulevardin "Bajram Curri". Gjatë operacioni­t në pranga ra edhe tutorja e tyre, Dafina Tresa dhe bashkëpunë­tori i saj. Nga puna e mirorganiz­uar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzon­te ato për prostituci­on virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet "Adult Work". Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i vajzave dhe i dy personave që administro­nin rrjetin është bërë në flagrancë. Mësohet se apartament­i ku kryhej ky aktivitet ka qenë i pajisur me kompjuter, laptop dhe kamera, të cilat përdoreshi­n për të ushtruar prostituci­onin virtual. Policia njofton se tutorja e tyre, administra­tore e studios "Chat online", ishte Dafina Tresa, një 32- vjeçare nga Tirana, e cila u vu në pranga së bashku me bashkëpunë­torin e saj, Artur Bakalli, 33 vjeç. Vajzat që punonin në këtë apartament ishin të moshës 17- 21 vjeçe, ku 5 prej tyre janë arrestuar, ndërsa po procedohet në gjendje të lirë një 17- vjeçare. Konkretish­t në pranga kanë rënë shtetasit: Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administra­tore e studios "Chat Line"; Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë; Xh. B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë; B. D., 32 vjeçe 33 vjeç 21 vjeçe 20 vjeçe 21 vjeçe 19 vjeçe 19 vjeçe

HETIM NË GJENDJE TË LIRË

17 vjeçe

A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë; E. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë; K. B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë; A. K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë dhe po ndiqet në gjendje të lirë shtetasja B. D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se 32- vjeçarja kishte kohë që merrej me këtë aktivitet kriminal, ku prej më shumë se një viti ajo punësonte vajzat e reja kundrejt pagesave të ndryshme për prostituci­on virtual. Vajzat paguheshin për orët që mbanin klientët ' online'. Klientët e kësaj linje të prostituci­onit virtual kryesisht ishin shqiptarë, por edhe të huaj. Policia njofton se kanë qenë vetë qytetarët, të cilët kanë dhënë informacio­n tek uniformat blu për lëvizje të dyshimta në atë apartament. Pas këtyre raportimev­e, policia nisi përgjimet nën operacioni­n e koduar "Chat line 3". Policia njofton se ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: 9 kompjuterë, 9 kamera për komunikim ' online', 2 lap- topë, 16 lodra seksi dhe sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ky është rasti i dytë brenda pak muajve, ku zbulohen rrjete prostituci­oni virtuale. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Shfrytëzim i Prostituci­onit", "Mbajtja e lokaleve për prostituci­on", për shtetasen Dafina Tresa; për veprën penale të "Shfrytëzim­it të prostituci­onit", për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset XH. B., A. B., E. D., K. B., A. K. dhe E. D., për veprën penale të "Prostituci­onit".

 ??  ?? Apartament­i i sekuestrua­r nga policia, ku kryhej prostituci­on virtual në Tiranë
Apartament­i i sekuestrua­r nga policia, ku kryhej prostituci­on virtual në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania