Gazeta Shqiptare

E shkuara kriminale e 41- vjeçarit, në pranga pronari i linjës së autobusëve

I dënuar më parë për veprën penale të "Vrasjes"

-

TIRANE - Policia e Tiranës realizon me sukses ditën e djeshme operacioni­n e koduar "Deja Vu", ku ra në pranga autori i dy ngjarjeve kriminale të shkatërrim­it të pronës me eksploziv, të ndodhura disa vite më parë në Sauk të Vjetër. Burime nga policia raportuan se shtetasi i arrestuar është 41vjeçari nga Tirana, Eduart Dushku. Ndalimi i tij u bë pasi është dokumentua­r me prova ligjore që ky person është autori i dy ngjarjeve të ndodhura në 2014- ën dhe 2015- ën, të cilat ishin ende të pazbardhur­a. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur Sauk i Vjetër është djegur me lëndë djegëse automjeti tip "BMW", në pronësi të shtetasit A. P., 65 vjeç. Gjithashtu, për ngjarjen e ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur Sauk i Vjetër është dëmtuar me lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç. Uniformat blu bëjnë më dije se 41- vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të "Vrasjes". Mësohet se Eduard Dushku është pronar i një linje autobusësh, policia bën me dije se 41- vjeçari në datën 12 gusht të këtij viti është arrestuar në Sauk, pas një sherri për pronën me Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë. "Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi, në Sauk janë konfliktua­r me njëri- tjetrin, për motive pronësie, ku për pasojë është dëmtuar me mjet pre- rës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë", - thuhej në njoftimin e policisë. Ndërkaq, Policia e Tiranës siguroi provat e duhura kundrejt 41- vjeçarit, për 2 ngjarjet e vitit 2014- 2015 që kishin ngelur të pazbardhur­a. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit Eduart Dushku për veprat penale "Shkatërrim prone me zjarr" dhe "Shkatërrim prone me eksploziv".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania