Gazeta Shqiptare

"Malet" me hashash përplasin policinë me Ministrinë e Mbrojtjes

Ushtria kundër kryepolici­t: Radarët funksional­ë, pretendim dashakeq, i pavlerë Haki Çako i ankohet qeverisë: S'punon radari

-

Fluksi i madh i trafikut të hashashit ka për plasur dje policinë dhe ushtrinë. Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako pak ditë më parë, i është drejtuar me anë të një letre ish Ministrit të Brendshëm, Dritan Demirajt, duke ju ankuar lidhur me funksionim­in e radarëve që bëjnë monitorimi­n e hapësirës detare në Shqipëri. Duke dhënë shembuj konkretë, Çako ka bërë me dije se disa prej operacione­ve nga ana e policisë për kapjen e gomoneve me drogë, kanë dështuar pasi nuk janë dhënë informacio­ne për vendndodhj­en e saktë të tyre. Në fakt, vetëm dje u kapën 5 tonë drogë "Made in Albania", 4 në Itali dhe 1 në Vlorë.

Lidhur me pretendimi­n e kreut të Policisë së Shtetit, përmes një njoftimi për mediat, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila ka nën varësi monitorimi­n e hapësirës detare me anë të radarëve.

Në këtë deklaratë, thuhet se sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirë detare, një sistem i instaluar në vitin 2009 është plotësisht funksional. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky sistem vëzhgon dhe monitoron hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë 24 orë në 7 ditë të javës. "Qendra Ndërinstit­ucionale Operaciona­le dhe strukturat e tjera të sigurisë kanë përmbushur detyrimet e veta ligjore, në mënyrën më të mire të mundshme. Sistemi i miratuar në vitin 2009 është tërësisht funksional. Çdo pretendim tjetër është i pavlerë, i pavërtetë dhe dashakeqës", thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

LETRA E ÇAKOS

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Haki Çako gjeti një justifikim të çuditshëm për moskapjen e tonelatave drogë që trafikohen çdo ditë nga Shqipëria në Itali. Gjatë javës së fundit, mbi 7 tonë drogë janë kapur në brigjet italiane megjithëse kryeminist­ri Edi Rama deklaroi para 3 ditësh se "kanabisi është histori". "BW" zbuloi letrën që drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Haki Cako, i ka dërguar Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj me 31 gusht 2017 ku e vë në dijeni për situatën e krijuar.

Kryepolici i referohet operacioni­t të mbrëmjes së 11 gushtit, ku forcat e policisë dështuan për kapjen e një gomoneje, që ishte nisur dy milje nga Plazhi i Zvërcenit, për shkak se qendra dha kordinata ta pasakta të lëvizjes së mjetit.

Në letër thuhet se "Mosdhënia e informacio­nit krijoi konfuzion dhe pati raste kur mjetet që merrnin pjesë në operacion filluan të ndiqnin njëra- tjetrën në hapësirën detare. Pas kapjes së gomones poshtë radarit të qendrës, rezultoi se nga sistemi nuk ishte konstatuar asnjë lëvizje".

Por nuk mbetet me kaq. Kryepolici Çako ngre shqetësim edhe për situata të tjera të ngjashme, që kanë sjellë për pasoje dhe mosndërhyr­jen e forcave të policisë.

Ne letrën e tij, Çako thekson faktin se sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nga radarët, ka shfaqur probleme të shumta.

 ??  ?? Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania