Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­et gomonia me 1.1 tonë kanabis në Karaburun, arratiset skafisti në pyll

Kapet jahti me 4 tonë drogë në Itali, në pranga 3 shqiptarë

-

VLORË/ ITALI - Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestrua­r dje një sasi prej 1.1 tonësh kanabis sativa në Karaburun, e cila kishte si destinacio­n Italinë. Gjithashtu, është sekuestrua­r dhe një gomone, ndërsa është arratisur skafisti. Sipas policisë, mjeti lundrues është pikasur paditen e së martës në vendin e quajtur "Zhapovel" në Karaburun dhe po lëvizte me shpejtësi në drejtim të bregut të detit. Në ndjekje të gomones me një person në bord janë vënë mjetet lundruese të Policisë Kufitare, Delta Forcë, GDF- së dhe Rojes Bregdetare. Personi ka braktisur në breg të detit gomonen me një motor "Mercury" 150 hp dhe është larguar duke përfituar edhe nga terreni i pyllëzuar në këtë zonë. Nga toka kanë shkuar forca të tjera të Policisë Kufitare Vlorë, Repartit Special "Delta", të cilët kanë bërë krehjen e të gjithë zonës, por nuk është bërë e mundur kapja e skafistit. Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e përbashkët­a janë lënë në terren gjatë gjithë kohës, për t'u riorganizu­ar sërish mëngjesin e djeshëm. Uniformat blu kanë filluar sërish krehjen e zonës ku u gjet mjeti lundrues, në të cilën dyshohej se fshi- hej lënda narkotike që do të trafikohej drejt vendit fqinj. Nga kontrolli i ushtruar në të gjithë zonën, në vendin e quajtur "Depot e Valanidhit" në Karaburun, midis Gjirit të Bristanit dhe Gjirit të Gramës në Karaburun u arrit të gjendej një sasi prej 1 110 kg kanabis, e paketuar në 54 pako të mëdha, e shpërndarë midis pemëve dhe shkurreve. Gjithashtu, në afërsi të lëndës narkotike në pyll janë gjetur dhe 5 kafshë transporti ( mushka), të cilat dyshohet se janë përdorur për transporti­min e drogës. Pas sekuestrim­it të kanabisit dhe gomones janë shoqëruar disa persona, ndërmjet tyre është marrë në pyetje edhe pronari i gomones, i cili ka deklaruar rreth personit që ka nxjerrë gomonen pa lejen e tij në det.

ITALI

Po dje është sekuestrua­r në Itali një jaht me flamur amerikan me 4 tonë kanabis. Ndërsa përfunduan në pranga tre shqiptarë me inicialet F. M., E. V. dhe E. M.. Burime nga policia e vendit fqinj pohuan se shqiptarët e arrestuar janë banues në Durrës dhe në Tiranë. Ndërkohë, policia shqiptare ka bërë me dije disa detaje të operacioni­t, duke sqaruar se ndalimi i mjetit lundrues është bërë në zonën e Viestes dhe nga të dhënat, ai nuk ka hyrë në territorin shqiptar. Mësohet se tre personat e arrestuar kanë hyrë në Malin e Zi nga Shqipëria, ditën e hënë. Dyshohet se mjeti lundrues ( jahti) me sasinë e madhe të lëndës narkotike ( me vlerë 20 milionë euro) është nisur nga bregdeti malazez dhe se ai është marrë me qira nga tre shqiptarët që përfunduan në pranga.

 ??  ??
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r nga policia italiane
Droga e sekuestrua­r nga policia italiane
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania