Gazeta Shqiptare

"Nuk lejojmë ngritjen e fabrikës për mbetjet spitalore e kafshët e ngordhura"

Policia nis hetimet pas protestës. Bashkia, në krah të banorëve: Nuk ishim në dijeni Banorët e Shijakut: Ndotet ambienti, po vdesim nga kanceri

-

Banorët e lagjes së "Kecëve" në Shijak dje janë hedhur në protestë, pasi janë kundër vënies në punë të një fabrike të përpunimit të mbetjeve spitalore e kafshëve të ngordhura. Ata u shprehën se ndërtesa, e cila dikur ka shërbyer për grumbullim­in e mermerit dhe që do të shërbejë për përpunimin e mbetjeve ndodhet në lagjen e tyre, pranë varrezave. Ndërkohë, banorët pohuan se nuk kanë qenë në dijeni të vënies në funksion të kësaj fabrike dhe se ditën e djeshme janë lajmëruar për një dëgjesë publike me përfaqësue­s të firmës ndërtuese të fabrikës, e cila në magazinat e saj kishte depozituar mbetje spitalore të ndryshme. Sapo kanë mësuar për fabrikën në fjalë, banorët janë mbledhur para derës së firmës dhe kanë deklaruar se do të kundërshto­jnë me forcë vënien e saj në funksion, pasi sipas tyre, ajo do të shkaktojë ndotje mjedisore dhe do të ndikojë në përkeqësim­in e shëndetit të tyre dhe të fëmijëve. Pas sinjalizim­it për nisjen e protestës, menjëherë ka mbërritur policia e Shijakut, e cila ka nisur hetimin. Ndërkaq, protestues­it janë përplasur me blutë, pasi nuk u lejuan për të parë se çfarë materiales­h gjendeshin brenda fabrikës. Mësohet se nga kryerja e ambienteve të fabrikës është konstatuar se në të gjendeshin të grumbullua­ra materiale spitalore dhe dentare, duke nisur prej shiringave, tubave plastikë, fashave etj.

PROTESTA

Tejet të indinjuar, banorët akuzuan autoritete­t shtetërore përsa i përket dhënies së lejes firmës për ngritjen e fabrikës së përpunimit të mbetjeve spitalore dhe kafshëve të ngordhura. "Një në dy familje këtu në zonën tonë është i sëmurë me kancer. Nëse do të vendoset edhe kjo fabrikë në punë, këtu popullsia do të shuhet fare. U bëj thirrje autoritete­ve të shikojnë se çfarë po ndodh në Shijak. Si mundet që të japin leje në një qendër të banuar për të ngritur një fabrikë të tillë", thanë disa banorë të lagjes së "Kecëve". Ndërsa, disa protestues të tjerë u shprehën se "nuk na kishin thënë se çfarë do të bëhej këtu. Dje na thanë që do të djegin apo përpunojnë kafshët e ngordhura të të gjithë Shqipërisë dhe mbetjet e spitaleve dhe të dentistëve. Kjo është e tmerrshme, pasi në Shijak plehrat janë rrugëve. Lumi Erzen është mbushur me plehra. Nuk do të lejojmë vënien në funksion të fabrikës, ose në të kundërt të na vrasin ne". Ndërsa, një grua sqaroi se ndërtesa në lagjen e tyre ka qenë fabrikë mermeri, por në fshehtësi të plotë, pa pyetur komuniteti­n, në atë godinë janë sjellë pajisje për nisjen e një aktiviteti të tillë.

Përfaqësue­s të Bashkisë së Shijakut janë shprehur në mbështetje të banorëve, kundër ndërtimit të fabrikës në këtë zonë. "Sot ( dje) ne si bashki erdhëm këtu, pasi u lajmëruam për një dëgjesë publike me banorët për ndërtimin e kësaj fabrike, me objekt përpunimin e mbetjeve spitalore dhe të kafshëve. Zyrtare nuk kemi asgjë si bashki, na kanë dërguar email dhe foto për dëgjesën publike", tha juristja e Bashkisë së Shijakut, Albiona Mehmeti. Ajo së bashku me policinë dhe hetuesit ka parë nga afër ambientet e fabrikës. Mehmeti deklaroi se Bashkia e Shijakut nuk është vënë në dijeni më herët në lidhje me aktiviteti­n e kësaj fabrike. "Na kanë lajmëruar një ditë më parë nëpërmjet një emali për një dëgjesë publike me banorët e Shijakut për ndërtimin e një incenerato­ri nga firma. Me këtë çështje është marrë Agjencia e Mjedisit dhe institucio­ne të tjera në Durrës, por ne si bashki nuk dinim gjë deri tani", pohoi juristja e Bashkisë Shijak. Në emër të institucio­nit të bashkisë, Mehmeti tha se do të mbështesë protestat e banorëve dhe është krah tyre.

Banorët pohuan se nuk kanë qenë në dijeni të vënies në funksion të kësaj fabrike dhe se ditën e djeshme janë lajmëruar për një dëgjesë publike me përfaqësue­s të firmës ndërtuese të fabrikës, e cila në magazinat e saj kishte depozituar mbetje spitalore të ndryshme.

 ??  ?? Protesta e djeshme në Shijak
Protesta e djeshme në Shijak
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania