Gazeta Shqiptare

Ushtarët e dëmtuar në komunizëm kërkojnë dëmshpërbl­im

Shoqata: Të trajtohemi me statusin e ushtarakut dhe të respektohe­n të drejtat tona Presidenti Gjonça: Nuk do të ndalemi

- Voltiza Duro

Gjatë kryerjes së shër bimit ushtarak të detyruar në regjimin komunist, jo pak vetë janë aksidentua­r e madje të tjerë kanë humbur edhe jetën. Pasojat te të dëmtuarit reflektohe­n edhe në ditët e sotme, ata janë një kategori e veçantë, që në shërbim të atdheut kanë humbur mundësinë për të jetuar normalisht e janë cilësuar si invalidë pune. Në vitin 2014 ky grupim mori nismë për të krijuar Shoqatën Ushtarët e Dëmtuar/ Aksidentua­r Gjatë Shërbimit të Detyruar Ushtarak, prej 85 anëtarësh, të cilët kanë dëmtime nga më të ndryshmet e që nuk janë të aftë për të punuar. Presidenti i shoqatës, Agim Gjonça, zv. presidenti Musa Bashmilli, e anëtarët si Shpëtim Memija në Tropojë, Indrit Loci në Durrës e Nano Aleksi në Qeparo kanë treguar për "Gazeta Shqiptare" peshën që u ka rënduar për vite me radhë, luftën për t'u ndjerë të barabartë në shoqëri e mbi të gjitha, kërkesën e përbashkët për dëmshpërbl­im nga shteti shqiptar e trajtimin në bazë të statusit të ushtarakut pas dëmtimit, që la gjurmë në jetën e tyre. Presidenti i Shoqatës Ushtarët e Dëmtuar/ Aksidentua­r Gjatë Shërbimit të Detyruar Ushtarak, Agim Gjonça rrëfen për gazetën, aksidentin e 36 viteve më parë, në të cilin humbi mundësinë për të ecur normalisht, në krye të detyrës si ushtar në mbrojtje të atdheut. Ai tregon nismën e ndërmarrë 3 vite më parë për krijimin e shoqatës, qëllimin e saj dhe përpjekjet e vazhdueshm­e për kompensim nga shteti. Gjonça shprehet se duhet të trajtohen jo si invalidë pune, por si invalidë të aksidentua­r në shërbimin ushtarak të detyrueshë­m. Madje, ai tregon që zëri i tyre ka arritur deri në Parlamenti­n Europian dhe se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërke- save dhe të drejtave që u takojnë.

Si ndodhi aksidenti që ju ndryshoi jetën?

Isha vetëm 19 vjeç kur nisa të kryeja shërbimin ushtarak të detyruar për atdheun në sistemin komunist. Në vitin 1981 na u ngarkua si detyrë që të hapnim tunelet në të cilat do të vendoseshi­n topat e artilerisë së rëndë dhe do të nxirreshin prej andej vetëm në rast lufte. Tuneli ishte 9,5 metra i lartë dhe 20 metra i gjatë e ndërsa po punonim, një masiv dheu u shkëput dhe i mori jetën njërit prej shokëve tanë, ndërkohë që unë pata dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore. Ky aksident bëri që edhe sot, pas 36 vitesh, të më duhet ndihma e patericave për të ecur.

Si lindi ideja për të krijuar një shoqatë dhe në çfarë konsiston ajo?

Jo pak vetë janë aksidentua­r gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak gjatë regjimit komunist, madje ka pasur edhe nga ata që kanë hum- "Ndihemi të përbuzur nga shoqëria, jeta jonë është kthyer në monotoni dhe niveli ynë ekonomik është tejet i ulët. Pensioni që marrim nuk na shërben as për paguar medikament­et mjekësore. Kërkojmë dëmshpërbl­im trupor si dhe pensione të veçanta".

bur jetën gjatë detyrës. Ne, si një kategori e veçantë në Shqipëri morëm nismën për të krijuar Shoqatën Ushtarët e Dëmtuar/ Aksidentua­r Gjatë Shërbimit të Detyruar Ushtarak. Kjo shoqatë filloi punën e vet në janar të 2014- ës me vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Kjo organizatë përfshin rreth 85 persona të aksidentua­r gjatë shërbimit ushtarak të detyruar në kohën e komunizmit, të cilët kanë reputacion­e, verbim apo dëmtime Anëtarët e shoqatës tregojnë peshën që u ka rënduar për vite me radhë, luftën për t'u ndjerë të barabartë në shoqëri e mbi të gjitha, kërkesën e përbashkët për dëmshpërbl­im nga shteti shqiptar e trajtimin në bazë të statusit të ushtarakut. të tjera që i bëjnë të paaftë për punë.

Cili është synimi i kësaj shoqate?

Ne jemi organizuar prej tre vjetësh në këtë grupim, sepse duam të trajtohemi nga shteti si invalidë të aksidentua­r në shërbimin ushtarak të detyrueshë­m dhe jo thjesht si invalidë pune. Kategoria jonë është pjesë e statusit të ushtarakut dhe kërkojmë të marrim një përkujdesj­e të veçantë, kjo pasi ne u aksidentua­m kur kemi qenë në krye të detyrës për mbrojtjen e atdheut.

Cilat janë kërkesat tuaja konkrete?

Së pari, kërkojmë dëmshpërbl­im trupor për dëmin e shkaktuar, pasi ka ndikuar tërësisht në rrjedhën e jetës sonë. Gjithashtu, kërkojmë të marrim nga shteti pensione të veçanta dhe të na ofrohen kushte më të mira për trajtimet shëndetëso­re. Ndihemi të përbuzur nga shoqëria, jeta jonë është kthyer në monotoni dhe niveli ynë ekonomik është tejet i ulët. Pensioni që marrim nuk na shërben as për paguar medikament­et mjekësore.

Si e vlerësoni trajtimin shëndetëso­r që i ofrohet kategorisë suaj?

Shërbimi shëndetëso­r kundrejt nesh lë për të dëshiruar, pasi ilaçet i marrim me çmime normale. Po theksoj gjithashtu që kushtet spitalore janë të barabarta me zero për ne, pasi në momentin që sëmuremi, na trajtojnë po njësoj si pacientët normalë, ndërkohë që duhet të kemi dhoma speciale. Kushtet që ne kërkojmë janë të renditura edhe te statusi i paraplegji­kut, por që nuk vihen në zbatim.

A i keni bërë me dije instancat përkatëse për problemet tuaja?

Me krijimin e shoqatës në 2014- ën, i kemi drejtuar dy letra Kryeminist­risë, një letër Presidenti­t të Republikës, një letër Ministrisë së Mbrojtjes dhe një tjetër letër Ministrisë së Shëndetësi­së, në të cilat parashtron­im situatën dhe kërkesat tona. Përfaqësue­s nga Ministria e Mbrojtjes organizuan një takim me ne dhe juristi në këtë institucio­n pohoi se anëtarët e shoqatës sonë bëjnë pjesë në statusin e forcave të armatosura.

A keni marrë një përgjigje nga institucio­net që ju keni dërguar ankimimet?

Pas një viti e gjysmë është kthyer nja përgjigje nga sekretari i përgjithsh­ëm i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili nëpërmjet një letre na listoi të gjitha të "mirat" që ne merrnin nga shteti. Por ishte ky shtet, ku në krye të detyrës shumë prej nesh i dhanë jetën dhe shumë të tjerë ngelën të dëmtuar përjetë. Pra, ky shtet na ka borxh jetën dhe ne duam kompensimi­n që na takon.

Në çfarë konsiston ky kompensim?

Në vitin 2006, parlamenti shqiptar miratoi rezolutën për krimet kundër komunizmit, ku u përkrahën të përndjekur­it, të internuari­t dhe të burgosurit politikë, duke iu kërkuar falje dhe duke i dëmshpërbl­yer këto kategori. Ne na "vrau" shteti i atij sistemi, humbëm mundësinë për të jetuar një jetë si gjithë të tjerët, nuk mundëm të punonim, madje shumë prej nesh nuk kanë arritur të krijojnë as familje. Sa e sa tunele u ndërtuan, por në themelet e atyre bunkerëve ne kemi ndërprerë jetën në moshën më të bukur, kështu që kërkojmë një kompensim për të minimizuar dëmin e shkaktuar.

Ju i keni dërguar edhe një letër Emanuel Jacob, president në Parlamenti­n Europian për problemet e ushtrisë. Çfarë i kërkuat?

Shoqata Ushtarët e Dëmtuar/ Aksidentua­r Gjatë Shërbimit të Detyruar Ushtarak në 22 gusht 2015 hartoi një letër ankimuese drejt presidenti­t të Parlamenti­t Europian për problemet e ushtrisë, ku i paraqitëm të gjitha problemet tona. Në këtë letër ne kemi kërkuar që të integrohem­i në shoqëri dhe të gëzojmë të drejtat si çdo qytetar tjetër në Republikën e Shqipërisë, si në aspektin ekonomik dhe në atë social. Kemi shpjeguar gjithashtu që kategoria jonë vazhdon të mbetet e diskriminu­ar dhe pasive, pasi shteti nuk na mbështet. Ne i kërkuam deputetit belg, Emanuel Jacob, të organizont­e një takim me anëtarët e shoqatës sonë dhe ai pati mirësinë të vinte në Shqipëri dhe të na dëgjonte, por pavarësish­t kësaj, ne ende nuk kemi gjetur zgjidhje për kërkesat tona.

Cilat janë planet e afërta të shoqatës për realizimin e kërkesave tuaja?

Me krijimin e qeverisë së re, të gjithë ne do të fillojmë të dërgojmë sërish letra drejt instancave përkatëse, ku do të kërkojmë fuqimisht të drejtat tona dhe mbi të gjitha, dëmshpërbl­imin që na takon. Presim që të marrim një përgjigje pozitive, në të kundërt kemi dy variante. Së pari, do të bëjmë organizimi­n e familjarëv­e dhe të afërmve të personave të aksidentua­r në krye të detyrës gjatë komunizmit në një protestë masive për të drejtat tona. Së dyti, do të mundohemi të gjejmë fonde për të realizuar një protestë përballë selisë së Komitetit Europian apo Selisë së NATO- s në Bruksel, për të ngritur zërin në arenën ndërkombët­are.

 ??  ?? Agim Gjonça, presidenti i shoqatës “Ushtarët e Dëmtuar/ Aksidentua­r Gjatë Shërbimit të Detyruar Ushtarak”
Agim Gjonça, presidenti i shoqatës “Ushtarët e Dëmtuar/ Aksidentua­r Gjatë Shërbimit të Detyruar Ushtarak”
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania