Gazeta Shqiptare

Bashmilli: Kërkoj ndihmë nga shteti për operacioni­n

Gjatë detyrimit ushtarak në komunizëm, Musa Bashmilli humbi 99% të shikimit Kërkesat e tij kanë rënë në vesh të shurdhët

-

Një tjetër i aksidentua­r gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak të detyruar gjatë komunizmit është edhe Musa Bashmilli, zv. president i Shoqatës Ushtarët e Dëmtuar/ Aksidentua­r Gjatë Shërbimit të Detyruar Ushtarak. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", 56- vjeçari tregon se në gusht të ' 83- shit, shpërthimi i eksplozivi­t në krye të detyrës si ushtar i mori shikimin në masën 99%. Ai për vite me radhë i ka kërkuar shtetit ndihmë financiare për kryerjen e operacioni­t, të cilin nuk ka pasur mundësi ekonomike për ta përballuar, por deri më sot ende nuk ka marrë një përgjigje.

Si ka qenë jeta juaj para se të kryenit shërbimin ushtarak?

Periudhën para se të kryeja detyrimin ushtarak ndaj shtetit e kujtoj me nostalgji. Sapo kisha mbaruar shkollën e mesme pedagogjik­e dhe vazhdoja studimet për Histori- Gjeografi dhe njëkohësis­ht jepja mësim, një vit në fshatin Polis dhe një vit tjetër në fshatin Babje të Librazhdit.

Çfarë ndodhi gjatë aksidentit?

Në moshën 20- vjeçare detyra ndaj atdheut më thërriste dhe fillova shërbimin ushtarak të detyruar në Peshkopi. Në 31 gusht 1983, në malin e Zylit, gjatë punimeve ndërlidhës­e me artilerinë e rëndë 122 të topave, pranë repartit 3661, eksplozivi shpërtheu. Ndodhën 30 plasje dhe unë u preka prej tyre, ku humba 99% të shikimit. Më 20 tetor të 1983 u lirova nga shërbimi ushtarak dhe u deklarova si i paaftë dhe fillova të merrja KEMP në vlerën 380 lekë të asaj kohe. Sistemi komunist miratoi në ' 89- tën lejen për të kryer një operacion në Vjenë të Austrisë, i cili për fatin tim të keq nuk u realizua, pasi u bë ndryshimi i regjimit nga diktaturë në demokraci.

Po pas viteve ' 90, a i kërkuat shtetit ndihmë për t'u kuruar?

Me ardhjen e demokracis­ë kam kërkuar nga qeveritë e këtyre 17 viteve që të më ndihmojnë me fonde mbi operacioni­n, pasi është i kushtueshë­m dhe me pensionin prej 15800 lekësh të reja nuk mund ta përballoj. Edhe në vitin 1999 kam shkuar privatisht në Rusi, pasi aty mund të operohesha dhe të më rikthehej një pjesë e shikimit. Por ndërhyrja kushtonte 12 mijë euro, vlerë të cilën nuk mund ta mbuloja as unë, as ndihmat e familjarëv­e të mi. Kam qenë edhe në Suedi e Greqi, sërish kam shkuar personalis­ht dhe kam kërkuar ndihmë për operacioni­n, por aty më kanë thënë që nuk jam shtetas i atij vendi dhe nuk mund të përfitoj asnjë lloj ndihme financiare.

Cila është përgjigjja që keni marrë për kërkesën tuaj për ndihmë?

Shumë herë i kam dërguar letër personalis­ht presidenti­t, Kryeminist­risë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Shëndetësi­së, kryetarit të Kuvendit, por kam ngelur pa përgjigje. Pra, ndihma e shtetit kundrejt meje, kundrejt një të aksidentua­ri në shërbimin ushtarak të detyruar ka qenë zero. Ai pension që marrim është një pension pleqërie dhe nuk më mbulon dot as nevojat e mia më minimale.

Çfarë kërkoni ju nga shteti shqiptar?

Unë kam humbur mundësinë për të jetuar si gjithë të tjerët. Nëse unë nuk do shkoja të kryeja shërbimin ushtarak, detyrimish­t do internohes­ha ose do përfundoja në burg. Unë u aksidentov­a në krye të këtij shërbimi dhe kërkoj dëmshpërbl­im trupor, ashtu sikurse dëmshpërbl­ehet një ushtar sot që shërben jashtë shtetit. Nëse ai aksidento-

"Unë kam humbur mundësinë për të jetuar si gjithë të tjerët. Kam kërkuar nga qeveritë e këtyre 17 viteve që të më ndihmojnë me fonde mbi operacioni­n, pasi është i kushtueshë­m dhe me pensionin prej 15800 lekësh të reja nuk mund ta përballoj, por kam ngelur pa përgjigje. Nuk kam as shëndetin, as kompensimi­n monetar".

het i sigurohet shtëpia, familja, shëndeti, shkollimi i fëmijëve. Ndërsa unë nuk kam marrë asgjë nga këto. Kështu, nuk kam as shëndetin, as kompensimi­n monetar. Kërkoj që unë dhe të gjithë anëtarët e tjerë të tra- jtohen nën statusin e ushtarakut, sepse u dëmtuam gjatë shërbimit ushtarak të detyruar. Kërkojmë respektimi­n e të drejtave tona, në mënyrë që të ndihemi të barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë.

 ??  ?? Musa Bashmilli, zv/ presidenti i shoqatës “Ushtarët e Dëmtuar/ Aksidentua­r Gjatë Shërbimit të Detyruar Ushtarak”
Musa Bashmilli, zv/ presidenti i shoqatës “Ushtarët e Dëmtuar/ Aksidentua­r Gjatë Shërbimit të Detyruar Ushtarak”
 ??  ?? Letra drejtuar eurodepute­tit belg, Emanuel Jacob
Letra drejtuar eurodepute­tit belg, Emanuel Jacob
 ??  ?? Vërtetimi që Musa Bashmilli është aksidentua­r në krye të detyrës
Vërtetimi që Musa Bashmilli është aksidentua­r në krye të detyrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania