Gazeta Shqiptare

Artan Fuga: I kërkoj ndjesë Korkutit, nëse e kam lënduar

-

Lidhur

me dorëheqjen e nënkryetar­it të Akademisë të Shkencave ka reaguar akademiku Artan Fuga. "Me këtë rast unë përulem me respekt për profesor Myzafer Korkutin, duke e risiguruar atë sikurse kam bërë çdo ditë dhe çdo orë të këtyre ditëve me debate dhe tensione të mëdha për të ardhmen e Akademisë, pa e humbur kurrë toruan dhe respektin, se unë vlerësoj maksimalis­ht kontributi­n e tij prej disa dekadash si shkencëtar dhe edhe më shumë edhe si menaxher i agjencive kërkimore shkencore të vendit", ka thënë ai. Sipas Fugës, në vitin 2005, në krye të një auditi shkencor në institutet e atëhershme akademike, ku gjetëm një gjendje katrahure e cila është pasqyruar me detaje në raportet e kohës, vetëm në Institutin e Arkeologji­së të drejtuar nga profesor Myzafer Korkuti gjeta ekselencën ku ndihej dora e tij. "Fondet e çmuara edhe në ditët më të këqija atje u ruajtën dhe u siguruan. Atje ndihej dora e Tij! Unë përulem sinqerisht para atij brezi shkencëtar­ësh, duke shpresuar se shkenca shqiptare, që prej kohësh lëngon dhe e ka humbur shkëlqimin e vet për një mijë arsye që nuk varen nga profesori, do të dijë të ngrihet. Dhe shpejt madje! Unë uroj që profesor Korkuti të ketë krijimtari të gjatë dhe kontribut energjik brenda një asambleje akademikës­h, e cila ka mundësi t'i gjejë të gjitha rrugët për t'ia hequr vellon e dështimit institucio­nit!", ka shkruar Fuga. Ai thotë se "unë i kërkoj ndjesë profesorit që pa dashjen time, në kërkim të rrugëve për ta nxjerrë nga kriza dhe farsa Akademinë e Shkencave, unë e kam ndoshta lënduar anashkalim­thi edhe atë, duke bërë çfarë kam pasur në dorë të evitoj konfuzioni­n e njeriut me institucio­nin. Por, duke theksuar gjithnjë se nuk ka pasur asgjë personale me të, as me një njeri tjetër dhe duke i shprehur respektin tim më të veçantë shtoj se mençuria e profesor Korkutit duhet të ndriçojë pjesën tjetër të kryesisë për të dhënë dorëheqjen dhe hapur rrugë për transformi­m dhe reformime, të cilat këto vite fatkeqësis­ht nuk janë kuptuar, janë penguar dhe madje në raste të ndryshme të përsëritur­a janë censuruar".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania