Gazeta Shqiptare

Thirret mbledhja e jashtëzako­nshme për reformën, zbardhet procedura për nënkryetar­in e ri

Kritikat, jep dorëheqjen nënkryetar­i 81- vjeçar i Akademisë

-

konform ligjit, kishin këmbyer postet me njëri- tjetrin, çka e shtoi vrullin e debatit.

MBLEDHJA

Dje, kur lajmi i dorëheqjes po përhapej, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, njoftoi për "Mbledhje të jashtëzako­nshme të Asamblesë së Akademisë së Sh- kencave" me porosinë: "Merrni masa për pjesëmarrj­en!".

Njoftimi i ASHA, thotë se kryesia e ASH- së me propozim të sekretarit shkencor thërret mbledhjen e jashtëzako­nshme dhe të zgjeruar të asamblesë së Akademisë së Shkencave, me këtë rend dite: 1. Ngritjen e komisionit të akademikëv­e për të gjitha çështjet e reformës institucio­nale në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me mandat të plotë përfaqësim­i dhe negocimi nga asambleja e akademikëv­e. Mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë, datë 11 shtator 2017, ora 11. 00 në sallën "Aleks Buda" në Akademinë e Shkencave. Do të jetë kjo mbledhje që do të japë drejtim bashkëpuni­mit me qeverinë e Ministrinë e Arsimit, megjithëse këta të fundit, kanë deklaruar publikisht se do t'i presin fondet. Përtej dek- laratave publike, në Akademi, deri dje nuk ka mbërritur asnjë shkresë zyrtare për ç'është thënë. Dhe "carta conta".

PROCEDURA

Ligji Nr. 9655, datë 11.12.2006, ( i ndryshuar me ligjin Nr. 9853, datë 26.12.2007, me ligjin Nr. 9949, datë 7.7.2008, me ligjin Nr. 10 271, datë 22.4.2010) mbi të cilin funksionon Akademia parashikon që për zëvendësim­in e nënkryetar­it, të bëhet thirrje publike, të priten kandidatur­at, për të cilat do të ketë verifikim figure e pas dy muajsh të rimbahen zgjedhje. Kjo është procedura që do të ndiqet edhe në këtë rast. Megjithatë, mbledhja e asamblesë së ASH- së, të hënën me 11 mars, do të hedhë dritë më shumë edhe mbi vetë fatin e Akademisë, që duket se rrezikon më shumë se kurrë.

 ??  ?? Në foto: Nënkryetar­i i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti
Në foto: Nënkryetar­i i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania