Gazeta Shqiptare

BETIM MUÇO

-

observator­in e kërkimeve të astrofizik­ës janë një nga elementet e veçanta të romanit. "Njohuritë e thella të Betimit në këtë fushë i dhanë atij një platformë unikale diskutimi të vetë jetës njerëzore, duke kombinuar elementet yjore, natyrën me të papriturat e zbulimeve të saj me natyrën njerëzore, përpëlitje­t, pasiguritë dhe njëkohësis­ht dashurinë, si ndjenja më e fortë e sublime e njeriut".

KAPITULLI I FUNDIT

Ai nuk mundi të shkruante fundin, duke shënuar fundin e tij para atij të veprës.

Për bashkëshor­ten, një nga preferenca­t e saj në gjetjet letrare e autorit është bashkëbise­dimi i njërit nga heronjtë, me Hamletin. "Ky element letrar e përshkon gjithë romanin në formën e letrave që ai zgjedh t'i shkruajë Hamletit, heroit të përjetshëm tragjik shekspiria­n që simbolizon ndershmëri­në, dashurinë, besnikërin­ë dhe integritet­in e njeriut në një kontekst të vështirë e të trishtuar psikologji­k", thotë ajo. Nga pikëpamja letrare bashkëbise­dimi i përsëritur i autorit me lexuesin nëpërmjet letrave është një element i përdorur me sukses nga autori edhe më parë në formën e këngëve midis kapitujve në romanin e tij "Gjurma e vetëtimës", kushtuar vrasjes tragjike të Isa Boletinit. Mbase këto letra te "Yjet janë fare pranë" janë nga përsiatjet më filozofike të Betimit në roman. Nga ana tjetër ato përshkruaj­në edhe njëherë me realizëm të thellë tragjeditë dhe dashurinë njerëzore pavarësish­t kohës dhe vendit.

"Për një koincidenc­ë të dhimbshme rrethanat e hapjes së romanit janë shumë të prekshme për mua. Njeriu që shpëtoi doktori nga vdekja po luftonte pikërisht me diagnozën e vdekjes së Betimit. Monologu i tij për jetën, sa delikate është ajo dhe sa pak e vlerësojmë kur e kemi, tingëllon e shkruar sa për veten e tij dhe për ditët e fundit të Betimit aq edhe për të gjithë njerëzit", thotë Marta, duke shtuar se "me të vetmin ndryshim që heroi i tij e shpëtoi pacientin, por Betim Muço nuk e pati atë fat. Dhe mua më duket vazhdimish­t sikur m'i thotë ato fjalë në vesh: jeta është delikate, mos e keqpërdor atë! Ngushëllim­i ynë i vetëm, imi dhe i fëmijëve të mi, është ky libër i mrekullues­hëm që ai na la para se të ndahej nga ne, që me gjithë kompleksit­etin dhe trishtimin që e përshkon është një këngë e bukur për dashurinë njerëzore. Kjo na bëri ne të vendosim ta ndajmë atë me të gjithë ju".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania