Gazeta Shqiptare

"Heroi i tij e shpëtoi pacientin, por Betim Muço nuk e pati atë fat"

Botohet libri që pat në duar para vdekjes Bashkëshor­tja: Punoi edhe orët e fundit të jetës, është ngushëllim­i ynë i vetëm

-

e punoi romanin në një pjesë të mirë të tij në Sarandë, ku ai qëndroi i ngujuar për dy muaj në apartament­in e vogël veror të buzëdetit, në një mjedis që gjithmonë i kishte ngjallur atij frymëzim dhe dëshirë për jetën, frymëzim dhe këmbëngulj­e për të punuar.

Sipas saj, një nga gjetjet më të goditura të romanit për mua mbetet përcjellja e jetëve paralele të njerëzve në situata të ngjashme tranzicion­i dhe transformi­mesh të thella. Pavarësish­t ku ndodhet njeriu dhe roli që gjeografia ka në të, rrethanat jetësore e bëjnë njohjen, vuajtjen, dashurinë dhe dështimin universal pa kufij vendesh e popujsh. "Koncepti pan njerëzor i ndryshimev­e në karakterin e njerëzve në funksion të ngjarjeve të mëdha të kohërave të ndryshme ku ata jetojnë, sikurse ishte zëvendësim­i i një sistemi ekonomik e shoqëror të dështuar me një sistem të ndryshëm që sillte shpresë dhe entuziazëm, por që shoqërohej pashmangsh­mërisht nga zhgënjime dhe transformi­me në natyrën njerëzore, është thelbi i romanit", thotë Marta Muço. Shënon, se pavarësish­t kushteve ekonomike dhe shoqërore që qëndrojnë në formimin e tyre jetësor, Dritani një profesioni­st i shkëlqyer që vjen nga një vend i vogël si Shqipëria dhe konkurron suksesshëm në një vend të madh e të zhvilluar, Juri një shkencëtar i talentuar që vjen nga një vend i madh, por që kalon pjesën kryesore të jetës së tij në përvojat e ashpra të ndryshimev­e dhe transformi­m të sistemeve, paraqiten në roman si qenie të afërta njerëzore që vuajnë, kuptohen dhe zhgënjehen në mënyra të ndryshme, por që kanë një ndikim të krahasuesh­ëm në karakterin dhe jetën e tyre të përditshme. "Jetët paralele të tyre, një familje që reflekton tranzicion­in në Shqipëri, me një familje që vuan rrethana të vështira prej të njëjtit ndryshim socio- ekonomik në Rusi, plotësojnë atë brumë jetësor që e bëjnë epokën e përshkruar në roman universale dhe të aplikuar pa- varësisht kufijve gjeografik­ë të ngjarjeve", sqaron në parathënie­n e veprës, Marta.

Njerëzit vijnë në këtë ngjarje nga rrethana të caktuara. Sipas saj, brumi njerëzor i formimit të shkencëtar­it shqiptar është i pasur me doke e zakone karakteris­tike që vijnë nga e kaluara e largët e Jugut të Shqipërisë dhe që e bëjnë personazhi­n kryesor kompleks dhe interesant. Ai është produkt i një historie që vjen pjesërisht nga zonat rurale, në të kundërt të personazhi­t tjetër, i cili vjen nga një familje urbane në Rusi. Dhe përsëri jetët e tyre paralele dhe psikika e transformi­meve janë kaq të ngjashme.

Bashkëshor­tja kujton se një element i dashur i autorit, i përdorur gjerësisht në roman, është astrofizik­a. Ky element e bën librin qiellor dhe e vendos atë në një tjetër plan. Diskutimet e tij mbi yjet dhe paralelizm­at që krijohen nga përshkrime­t e punës së njërit nga personazhe­t në

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania