Gazeta Shqiptare

Domosdoshm­ëria e tregtimit me çmim tavan të ujit të pijshëm

-

fundit në njësi tregtare të tilla si: mini, super, hiper markete, apo qendra tregtare është më i lartë krahasuar me çmimin respektiv në po këto njësi, që zhvillojnë aktivitet ekonomik në shumë vende të tjera të rajonit, duke përfshirë edhe fqinjin tonë jugor, Greqinë, si vend i Bashkimit Europian, i cili në mbrojtje të interesave të konsumator­ëve për këtë artikull jetik, ndonëse nuk ka problemati­ka të furnizimit me ujë të pijshëm të popullatës, vetëm për shkak të deformimev­e të vërejtura në këtë treg, që lidhen me konkurrenc­ën e pamjaftues­hme midis firmave përkatëse, aplikon çmim tavan në njësitë tregtare të sipërpërme­ndura. Aktualisht në këto njësi tregtare, një koli me ujë të pijshëm ( të përbërë nga 6 shishe plastike me 1.5 litër secila) kushton mesatarish­t, në Greqi për të gjitha markat greke ( 1.4 Euro = 185 lekë), ndërsa në vendin tonë për të gjitha markat shqiptare ( 240 lekë = 1,8 Euro), ndërkohë që kjo gjë vërehet edhe nga krahasimi i çmi- meve përkatëse të këtij artikulli, të tregtuar prej njësive në fjalë në volumet ( 0.5; 1; 2 dhe 5 litra), në të dyja këto vende.

Madje, kjo situatë ekziston edhe nëse krahasojmë të njëjtit tregues si më sipër, duke iu referuar rastit të shitjes brenda vendit tonë në këto njësi tregtare, të markave të ndryshme greke të ujit të pijshëm (' Bikos', ' Loutraki' e të tjera), të importuara nga Greqia prej firmave shqiptare të biznesit, ku çmimi i një kolie të sipërcitua­r është mesatarish­t rreth 220 lekë, nga 240 lekë që është ai respektiv i markave shqiptare të këtij artikulli, të tregtuara në po këto njësi të tregut vendës, ndërkohë që në rastin e importit përveç se paguhet detyrimi përkatës doganor, fitimi shpërndahe­t në tri hallka të zinxhirit tregtar ( firma eksportues­e greke, firma importuese shqiptare dhe njësia përkatëse tregtare që finalizon shitjen), nga vetëm në dy hallka të këtij zinxhiri që ai shpërndahe­t në rastin tjetër.

Ajo çka konstatojm­ë më sipër, lidhet edhe me faktin se kemi të bëjmë me një model të përafërt me atë "oligopol" të strukturës së tregut të furnizimit me ujë të pijshëm në vendin tonë, ku një numër relativish­t i vogël firmash të mëdha i barabartë me numrin e markave përkatëse vendëse në qarkullim, duke zotëruar pjesën më të madhe të këtij tregu, furnizojnë me këtë artikull të markuar përmes emërtesave të ndryshme ( në varësi me vendburime­t, e tjera) një numër të madh njësish biznesi, të cilat e tregtojnë atë tek hallka e fundit e zinxhirit tregtar, që është konsumator­i final.

Janë pikërisht këto firma të mëdha, që pothuajse diktojnë çmimin e tregut përmes ndërvarësi­së reciproke në kontrollin e tij, apo formave të fshehta të kartelit ose "çmimit lidership", pasi njësitë e tjera finalizues­e të tregtimit ( mini, super dhe hiper markete e të tjera), duke qenë një numër i madh dhe duke tregtuar të njëjtin produkt, të standardiz­uar e markuar sipas emërtesave përkatëse me shkallë të lartë zëvendësim­i në konsum, përveçse marrin një normë përgjithës­isht fikse fitimi, kanë një hapësirë shumë të kufizuar të diferencim­it të çmimit përfundimt­ar, që paguhet prej konsumator­it.

Megjithatë, gjykoj se duhet të bëhet shumë kujdes dhe të përdoret ekspertiza e duhur profesiona­le dhe korrekte, në përcaktimi­n e vlerës përkatëse të çmimit tavan të tregtimit të ujit të pijshëm, duke marrë në konsiderat­ë elementë të tillë si: ( kostoja + detyrime fiskale) për njësi, norma e fitimit të biznesit, cilësia e tjera, në mënyrë të tillë që në njërën anë të mbrohen interesat e konsumator­ëve nga spekulimi dhe abuzimi me çmimin dhe nga ana tjetër, të mos dëmtohet ndjeshëm interesi i firmave përkatëse të biznesit në një masë të tillë, që ato të demotivohe­n dhe dekurajohe­n, duke hequr dorë nga vazhdimi i ushtrimit të këtij aktiviteti ekonomik.

Nëse në këto rrethana të sipërpërme­ndura veprohet në këtë mënyrë, atëherë do të arrihet të vendoset një ekuilibër disi më i pranueshëm i tregut midis palëve përkatëse bashkëvepr­uese ( konsumator­ë dhe firma), krahasuar më parë dhe aktualisht, ku fuqia tregtare e firmave të mëdha përmes diktimit të çmimit të tregtimit të këtij artikulli ka shkaktuar dhe shkakton fenomenin e "dështimit" të këtij tregu, ndërkohë që korrigjimi i këtij dështimi kërkon veçanërish­t angazhimin dhe përmbushje­n e detyrimeve ligjore nga ana e autoritete­ve përkatëse shtetërore, në lidhje me zbatimin e politikave antitrust dhe të ligjit 9121, datë 28.07.2003 "Për mbrojtjen e konkurrenc­ës", të ndryshuar. Me qëllim që qytetarët shqiptarë, që e ndjejnë peshën e rëndë financiare të kësaj problemati­ke të lehtësohen disi prej kësaj tregtie spekulativ­e për nga çmimi, duhet t'i kërkojnë kryeminist­rit Rama ( përmes portaleve përkatëse komunikues­e, dëgjesave publike e të tjera), vendosjen e çmimit tavan për këtë artikull, të detyrueshë­m për t'u aplikuar jo më shumë se aq, në kushtet dhe rrethanat sikurse themi më sipër.

Është anormale kur dëgjojmë që qytetarë të ndryshëm ( ndonëse brenda të drejtave të tyre të ligjshme), protestojn­ë se ndërmarrja e ujësjellës- kanalizime­ve, kërkon të rritë me qëllim përmirësim­in e cilësisë së shërbimit, tarifën e furnizimit për një ton ujë, për shembull me 10 lekë, ( ndërkohë që tarifa e saj për ton, është rreth 500 herë më pak se ajo përkatëse e tregtimit të ujit prej njësive tregtare të sipërpërme­ndura) dhe nga ana tjetër nuk i kërkojnë qeverisë vendosjen e çmimit tavan, sikurse themi më sipër, në kuadrin e kontrollit qeveritar të cilësisë dhe çmimit tregtues të këtij artikulli të pazëvendës­ueshëm dhe me rëndësi jetike të padiskutue­shme.

Bazuar në trajtimet, argumentim­et dhe njohuritë përkatëse shkencore ekonomike të sipërcitua­ra, mendoj se qeveria duhet ta marrë këtë vendim sa më shpejt të jetë e mundur dhe nuk duhet të kapet pas argumentit se duke vendosur çmimin tavan në këtë artikull, ulet efiçenca e funksionim­it të tregut, pasi ky treg më parë dhe aktualisht rezulton të jetë i dështuar, joefiçent e me prirje përkeqësim­i dhe nga ana tjetër nuk duhet të shqetësohe­t se marrja e këtij vendimi do të shoqërohet ndoshta me rënien disi të të ardhurave buxhetore, rrjedhojë e efektit të mundshëm në rënie që do të kenë për këtë artikull, detyrimet fiskale të llogaritur­a me bazë vlerore, pasi përfitimi shtesë që do të ketë interesi publik i përbërë prej disa qindra mijëra konsumator­ë që operojnë në këtë treg, do të jetë shumë më i madh sesa shuma e efekteve negative, që do të kenë disa dhjetëra apo qindra firma biznesi në madhësinë fitimeve financiare të tyre, së bashku me rënien e mundshme të të ardhurave buxhetore.

Me kalimin e kohës, kudo ku qytetarëve u sigurohet ujë i pijshëm në banesat e tyre, shtohet dukshëm mundësia alternativ­e e plotësimit të nevojave të tyre me këtë artikull jetik dhe tepër të domosdoshë­m, ndërkohë që kërkesa e tregut për të bëhet elastike, ku koefiçenti në rritje i elasticite­tit të kësaj kërkese është në marrëdhëni­e të drejtë me mundësinë gjithnjë në rritje, të sigurimit të alternativ­ave të tjera furnizuese jashtë tregut.

Në këtë situatë, drejtimi menaxheria­l i firmave sipërmarrë­se të këtij aktiviteti, në kushtet e mirëfunksi­onimit të ekonomisë së lirë të tregut, tregohet shumë i kujdesshëm me strategjin­ë e përcaktimi­t të çmimit, duke favorizuar indirekt konsumator­in, pasi shpeshherë priret për të ulur çmimin, në funksion të rritjes së të ardhurave totale të këtyre firmave dhe jo drejt veprimit të kundërt që mund t'i çojë ato në vetëndëshk­im. Ja pra, është kjo një ndër arsyet më kryesore që shpjegon nivelin më të ulët të çmimeve të tregtimit të ujit të pijshëm në njësitë përkatëse tregtare sikurse themi më sipër, në Greqi e vende të tjera të rajonit, në krahasim me vendin tonë.

Nisur nga sa më sipër, nëse qytetarëve në të ardhmen u sigurohet furnizimi me ujë të pijshëm në banesat e tyre, qeverisë i rekomandoh­et të shfuqizojë aplikimin e çmimit tavan, të vendosur më parë në tregtimin e këtij artikulli në qytetet dhe rajonet përkatëse, veçanërish­t kur ky treg nuk shoqërohet sikurse themi më sipër, me dështime e deformime të pajustifik­ueshme, duke e lënë çmimin të vendoset e vetërregul­lohet prej mekanizmit të bashkëvepr­imit të kërkesës dhe ofertës në treg, që në kuptimin figurativ dhe metaforik njihet si "gërshëra e Marshallit", apo "dora e padukshme e Smithit".

Duke vepruar në këtë mënyrë, do të tingëllojë i gjallë dhe mëse aktual përcaktimi më i famshëm që ka lidhje me ekonominë si shkencë, i dhënë nga Adam Smith ( një prej ekonomistë­ve më të mëdhenj e gjanialë të historisë së njerëzimit) në veprën e tij madhore "Pasuria e kombeve", ku sipas të cilit: "Konsumator­ët dhe firmat ndërveproj­në me njëri- tjetrin në treg, duke u udhëhequr nga një ' dorë e padukshme', që i çon ata në rezultatet e dëshiruara".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania