Gazeta Shqiptare

Kryemadhi mbledh grupin: Opozitë me keqqeveris­jen

Kreu i LSI: Keqqeveris­ja rrezikon të kthehet në një situatë të pakontroll­ueshme "Integrimi në rrezik, do jetë prioriteti ynë"

- Valentina Madani

Dy ditë para nisjes së seancës së parë plenare, LSI mblodhi dje grupin e ri parlamenta­r për përcaktimi­n e prioritete­ve, të cilat kjo forcë politike do të ketë përgjatë kësaj legjislatu­re. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paraqiti programin e partisë ndërsa foli për aksionin opozitar që pritet të nisë LSIja. Ajo bëri të ditur se grupi do të votojë çdo nismë që ka të bëjë me integrimin pasi ky është objektivi i LSI- së. "LSI si një parti e stabilitet­it politik, e cila në të gjithë jetëgjatës­inë e saj 13 vjeçare i ka ofruar vendit stabilitet, jo vetëm në jetën politike e jetën parlamenta­re, por edhe në rajon. Ne këtë nisëm dhe iniciativë do ta vazhdojmë edhe më tej. LSI që në krijimin e saj ka pasur në themel të saj integrimin europian, ne do të jemi një grup parlamenta­r, i cili do të votojë dhe miratojë çdo iniciativë ligjore, çdo veprim politik dhe ligjor që ka të bëjë me integrimin europian", theksoi zj. Kryemadhi. Sipas saj kjo do të bëhet pa asnjë mëdyshje, sepse ky është edhe një nga objektivat jo vetëm të LSI- së, por ky është edhe një nga objektivat më kryesore që shqiptarët e dëshirojnë dhe e duan më shumë se çdo gjë tjetër, pra integrimin europian. "Por nga ana tjetër, çdo ditë e më shumë ne po shikojmë që këtë hapësirë qeveria çdo ditë e më shumë po e zvogëlon, po e zvenit dhe po e eliminon. Duke qenë një parti e zhvillimit dhe e përparimit të vendit ne do të mbështesim, gjithashtu, çdo iniciativë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor që ka lidhje të drejtpërdr­ejtë me qytetarët. Do të jemi në opozitë me keqqeveris­jen, nuk do Nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama, ka marrë një certifikat­ë mirënjohje­je nga Kosova. Rama ka marrë statusin e veteranit të UÇK për kontributi­n e dhënë gjatë luftës së Kosovës. Rama postoi dokumentin e qeverisë së Kosovës që i njeh atij statusin e kontribuue­sit gjatë luftës. Certifikat­ën, ai e ka marrë nga miku i tij, Sadik Halitja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania