Gazeta Shqiptare

Shkrirja e drejtorive, Rama: Do të ketë testim për administra­tën

Kryeminist­ri flet pas mbledhjes me kabinetin: Rritje ekonomike mbi 5% në 2019 "Opozita në protestë për Ruçin? Kush provokohet, hipokrit"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama bëri të ditur dje se ad ministrata do të jetë në testim dhe nuk do të ketë largime mekanike nga puna, për shkak të shkrirjes së drejtorive në ministri të ndryshme. Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarë, mëngjesin e djeshëm në Velipojë, atje ku mbajti takimin e dytë informal të kabinetit të ri, Rama sqaroi: "Burimet njerëzore janë të nevojshme. Nga pikëpamja e cilësisë së tyre, bazuar në ligjin e Nëpunësit Civil, në rastet kur ata janë në shërbimin civil, ne do të ndjekim një proces shumë të arsyeshëm dhe do të bëjmë testime për cilësinë e burimeve njerëzore. Që do të thotë që nuk do të kemi një prerje me thikë se cila ministri e drejtori shkrihet brenda një tjetre, sjell automatiki­sht largimin nga puna të atyre që janë në atë ministri apo drejtori". I pyetur nëse po kërkon të krijojë një pushtet absolut, me bashkimin e shumë agjencive, Rama tha: "Këto institucio­ne janë shumë më funksional­e nëse kompaktëso­hen në funksion të qëllimeve dhe të funksionev­e që mbulojnë. Nga pikëpamja e numrit është një administra­të e vogël, krahasuar me shumë vende të tjera, por kemi shumë më tepër drejtorë sesa në shumë vende të tjera. Që do të thotë, ne kemi shumë drejtori që janë kot, ose që janë gjysmake, ose që për shkak se janë krijuar në funksion të zgjerimit të influencës së partive në sistem nuk e kryejnë dot funksionin e tyre ashtu siç duhet. Bashkimi i tyre vetvetiu sjell shumë më tepër kompaktësi dhe bën që ato të realizojnë shumë më mirë qëllimin".

DROGA

"Qeveria e ka fituar betejën me kanabisin. Edhe partnerët tanë ndërkombët­arë e konfirmojn­ë se terreni është tërësisht i pastruar nga kjo mortje. BE është e informuar në kohë reale për progresin", deklaroi dje kryeminist­ri Edi Rama, i pyetur në lidhje me një nga kërkesat kyçe të BE- së për integrimin e Shqipërisë. Qeveria po përgatit një plan operaciona­l të Kryeminist­ri Edi Rama mësohet se pas përfundimi­t të mbledhjes me ministrat është nisur për në Tiranë, por është kthyer nga rruga, duke takuar deputetin e LSI- së, Agron Çela, i cili njihet si një njeri i biznesit në Shkodër dhe me ndikim në këtë qytet. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar mes tyre kryeminist­ri e Çela.

detajuar për të goditur përfundimi­sht grupet kriminale, duke bllokuar edhe asetet e tyre financiare, bëri të ditur ai. "Do ta shtrijmë këtë proces deri kur feudali i fundit të jetë dorëzuar, sepse historia e Shqipërisë së ndarë mes feudësh dhe të fortësh është një histori e vjetër e trashëguar dhe është e papranuesh­me. Kush ka pasuri të çfarëdollo­jshme,

nga pasuria e madhe me 4 rrota deri tek pasuritë e mëdha me shumë kate dhe nuk ka bërë një punë në jetën e vet, do të duhet të justifikoj­ë pasuritë, ose përndryshe do të kalbet në burg", premtoi Rama.

Gjatë bisedës Rama u pyet edhe për protestën e opozitës ndaj kandidatur­ës së Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi. "Unë do isha shumë i keqardhur nëse kjo do ndodhte, sepse kjo do ishte shenja e parë që opozita nuk ka kuptuar asgjë se çfarë ka ndodhur në këtë vend dhe çfarë ka ndodhur në 25 qershor", tha ai. "Kush ndihet i provokuar nga cilido qoftë, përfshirë dhe Gramozin, në emër të të përndjekur­ve dhe nuk është ndjerë i provokuar 27 vjet me Saliun në krye të Partisë Demokratik­e, për mua është thjesht një hipokrit që nuk meriton asnjë respekt dhe asnjë vëmendje", tha më tej Rama. Sa i përket marrëveshj­es me opozitën në 18 maj, Rama ka lënë të kuptohet se mund të ketë një përsëritje. "Kjo mbetet për t'u parë, për t'u diskutuar. S'kam ndonjë paragjykim lidhur me këtë. Besoj që pavarësish­t se ka pasur disa aspekte negative, sidomos në raport me individë që janë penalizuar pa të drejtë në një proces pak të rrëmujshëm, marrëveshj­a dhe çfarë solli ajo kanë qenë një e mirë e madhe për vendin", tha Rama. Sa i përket opozitës së LSI- së, Rama tha se, "kjo është një gjë që mbetet për t'u parë në veprim, sepse nuk është njësoj si Partia Demokratik­e. Është një tjetër lloj qenieje dhe një tjetër lloj tërësie arsyesh pse LSI- ja është në opozitë". Ndërkohë pas mbledhjes me kabinetin, Rama shkroi në "Twitter": "Gati për të nisur rrugën e re. Lehtësim drastik i burokracis­ë për qytetarët& biznesin. Fuqizim i shërbimeve. Rritje ekonomike mbi 5% në 2019".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania