Gazeta Shqiptare

Meta pret kardinalin Troshani: Mbështetje për misionin

Zbardhet axhenda e presidenti­t në Itali

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë viz itën e tij të parë zyrtare në Itali. Më datë 11- 12 shtator ai do të ketë në Romë disa takime të larta institucio­nale. Në datën 11 shtator do të pritet në pallatin qeveritar të Quirinales nga Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella. Pasditen e së hënës do të takohet me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamenti­t italian, znj. Laura Boldrini. Ndërsa më datë 12 shtator, ai do të takohet dhe me kryetarin e Dhomës së Senatit z. Pietro Grasso. Presidenti i ri i Shqipërisë ka zgjedhur të nisë turin e vizitave të tij institucio­nale jashtë vendit pikërisht me Italinë, partnerin strategjik të Shqipërisë në rrugëtimin europian. Në fokusin e takimeve pritet të jenë bashkëpuni­mi mes dy vendeve, integrimi i Shqipërisë në BE e tema të rëndësishm­e të aktualitet­it si lufta kundër terrorizmi­t, kriza e emigracion­it, lufta kundër krimit të organizuar etj. Gjatë qëndrimit të tij në Romë, z. Meta do të mbajë edhe një konferencë shtypi me gazetarët italianë e shqiptarë. Ndërkohë dje, Presidenti i Republikës priti në një takim të veçantë Eminencën e Tij, kardinalin Ernest Simoni ( Troshani). Presidenti Meta e uroi kardinal Simonin për përmbushje­n me sukses të misionit papnor si i Dërguar i Jashtëzako­nshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales "Shën Tereza" në Prishtinë. Duke u ndalur veçanërish­t në rolin e posaçëm të kardinalit Simon për forcimin e besimit, paqes, vëllazëris­ë, begatisë e dashurisë mes shqiptarëv­e, e siguroi Eminencën e Tij për mbështetje­n e presidenti­t në misionin e tij të shenjtë në shërbim të Zotit dhe të kombit shqiptar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania