Gazeta Shqiptare

Fatos Nano: Ndarja me Rexhinën e vështirë, sot marrim frymë lirshëm

Ish- kryeminist­ri socialist rrëfen për herë të parë momentet kyçe të jetës së tij private e politike "E vështirë të jesh i pari në Shqipëri, ngelesh shpesh vetëm"

-

Ish- kryeminist­ri socialist, Fatos Nano, i distancuar prej më shumë se 10 vitesh nga politika aktive rrëfeu dje në një intervistë për Blendi Fevziun me rastin e 20- vjetorit të emisionit "Opinion", momentet më kyçe të jetës së tij në politikë, por jo vetëm. Për vendimin që ai mori 16 vjet më parë të ndahej nga ish- bashkëshor­tja e të niste një jetë të re me Xhoana Nanon, tha se erdhi natyrshëm, edhe pse ishte një vendim i vështirë, nisur nga një familje shumë e shëndetshm­e që kishin krijuar me Rexhinën. Ndër të tjera, ai u pyet nëse njerëzit që futi në politikë janë sot mirënjohës ndaj tij? Nano u përgjigj se mirënjohës­it janë një specie në zhdukje.

Është e vështirë të jesh i pari?

Pyetja doli me shumë kuptim. Është e vështirë të jesh i pari, për të mos folur për një filozofi popullore që kur fshatarët e zonës së luftës, ata të Pezës i përcillnin djemtë partizanë, u thoshin: bir mos dil në krye se ha ndonjë plumb qorr, por edhe në fund mos rri se të kapin rob.

Kështu që duhet të jesh gjithmonë nga mesi?

Kështu që i pari në të gjithë spektrin që ju e përmendët nuk ka të bëjë vetëm me radhën e shfaqjes, por ndoshta edhe me fenomenet dhe problemet që janë shtruar.

Nëse do bëje një histori politike, do ishte shumë interesant­e, sepse ju keni marrë disa vendime që duken të çuditshme sot: një qeveri koalicioni në 1997 kur kishit vota me tepricë për çdo gjë, një ndarje pushteti, një model liberal deri diku në vitin 2000, etj. Por nuk dua t'i hyj një interviste politike, por dua të bëj disa pyetje...

Jo, që ta mbyllim... është e vështirë të jesh i pari në Shqipëri, sepse politikanë­t shqiptarë dolën nga një periudhë e gjatë komunizmi dhe mesa duket, në mendjet dominante edhe të klasës politike vazhdonin të ishin ende konceptet e Luftës së Ftohtë. Bardh e zi. Cilido që është përballë dhe kërkon pushtetin për të cilin po luftoj vetë është armik dhe nga kjo pikëpamje, pjesa dominante e politikës dhe politikanë­ve shqiptarë gjatë 20 viteve për të cilët po flasim kanë qenë shumë konvencion­alë. Ju falënderoj që ju e keni shënuar faktin që unë nuk isha përgjithës­isht konvencion­al dhe mesa duket mënyra e veçantë me të cilën i kam shtruar gjërat, kam kërkuar partnerite­t nuk është gëlltitur dot nga mjedisi i madh i politikës postkomuni­ste dhe prandaj i pari shpesh ngelet edhe vetëm.

Ngelet vetëm, por qëllon të ngelet në fund?

Në kuptimin e "në fund vjen ëmbëlsira" pse jo?!

Prej 20 vitesh në "Opinion", cilën mendoni emisionin më të vështirë. Të gjithë do mendojnë debatin me Berishën, por kam përshtypje­n që nuk është ai.

Ai meriton të gjitha vlerësimet si emision që jo thjesht nga emocionet që takoheshin dy njerëz që i kishte ndarë burgu, por që ndodhte për herë të parë një takim publik i dy drejtuesve të kampeve politike në Shqipëri.

... dhe kampe të barrikadua­ra në atë kohë, jo si sot...

Po vazhdojmë të flasim me logjikën e Luftës së Ftohtë. Por, nuk gabohem të them që intervista më e vështirë, por edhe më e arrirë ka qenë ajo e 2001, në prag të katarsisit.

Ishte një gjest atëherë që mori shumë vëmendje, të ndaheshe nga gruaja, të deklaroje një lidhje tjetër live në TV, thuajse nuk kishte ndodhur, nuk ndodh akoma, por atëherë ishte një lloj risie. Si e more vendimin?

Nuk më mbetet veçse të përsëris ato që thashë atëherë. Mora një vendim që erdhi natyrshëm për fat të keq nga konsumimi i martesës së parë, shumë i vështirë për shkak të një familjeje shumë të shëndetshm­e që kishim krijuar bashkë me bashkëshor­ten Rexhina dhe që për fat të mirë, më në fund, pavarësish­t nga ndonjë zgjidhje "me sëpatën e dardharit" siç ndodhin fundet e bashkëjete­sës në Shqipëri, e kemi menaxhuar me shumë kujdes dhe sot kemi një gjendje me dy familje, sigurisht, të cilat janë shtuar, krejtësish­t normale që na mundëson të marrim frymë shumë më lirisht.

Je penduar që je marrë me politikë?

Jo, nuk mund ta them këtë gjë, sepse është vonë për të pyetur veten çfarë mund të bëja tjetër. Herë pas here i kthehem arkivës që edhe ju më ndihmoni ta plotësoj, edhe të "Opinionit" dhe më del që përgjithës­isht nuk e kam bërë keq punën, e kam bërë me shumë dashuri dhe përkushtim detyrën.

Ka qenë një kohë kur politika ka pasur pasion më të madh, jo vetëm nga ju, por të gjithë ata që angazhohes­hin në politikë e kishin me shumë pasion se sa sot. Të paktën kështu duket?

Me keqardhje jam i detyruar ta pranoj këtë gjë. Sot jemi larg parametrav­e dhe përjetimit jetik të ngjarjeve dhe ballafaqim­eve politike.

Në atë kohë ishte pasion, sot është edhe pak biznes politik, në të gjithë botën.

Nëse e pranojmë që biznesi s'ka pasione fare, atëherë është krejtësish­t biznes.

Keni qenë 4 vite në burg, i privuar nga liria, keni qenë disa herë Kryeminist­ër i Shqipërisë, ndoshta po t'i marrësh si krijim qeverish mund të jeni nga

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

më jetëgjatët. Keni humbur apo keni fituar më shumë nga ky angazhim?

Kam fituar në formim, kam fituar në rreth shoqëror, kam fituar në marrëdhëni­et reciproke, vlerësimin e madh që më japin njerëzit kudo e jo vetëm në Shqipëri. Dhe sigurisht që kam humbur nga disa nga momentet më të bukurat e të jetës, që edhe mund të kishin kaluar ndryshe, por nuk jam i përgatitur të arsyetoj se çfarë lloj fitimi do të kishin pa politikën.

Ju keni qenë një nga njerëzit më të fuqishëm të këtij vendi. Keni marrë njerëz që i keni ngritur menjëherë në pozita të larta, iu keni dhënë pushtetin. Në momentin që nuk e ke më fuqinë, njerëzit të braktisin? Si ndodh?

Është një sjellje ciklike dhe unë meqë kam avancuar në moshë, por edhe në distancë nga politika aktive tani, u bënë 10 vjet, jam në gjendje të dalloj këtë lloj zhvillimi ciklik. Shfaqja e parë e këtij raporti është mungesa e mirënjohje­s. Është evident, ndihet? Ndjeshëm. Ndjehet në mënyrë të tillë që duhet ta kesh përgatitje për ta duruar njëlloj si dhembjet e tjera njerëzore. Më pas, kur davariten edhe iluzionet e atyre që adoptojnë këto sjellje, sepse sigurisht reagimi i parë bëhet në funksion të një karriere që duhet të vazhdojë e kur pastaj davariten edhe tymnajat që kanë errësuar gjykimin mbi figurën time në këtë rast dhe njerëzit kthehen. Kthehen jo vetëm duke kërkuar ndjesë, qoftë përmes mënyrës, reagimit apo sjelljes, por edhe duke rivlerësua­r se përse vallë janë bjerur një numër vlerash dhe arritjesh që i bëmë së bashku atëherë. E ky është një kompensim shumë i madh.

Po njerëz mirënjohës ka?

Ka, por janë specie e rrallë dhe janë nga miqtë e mi më të patundur.

Është e vështirë për një njeri shumë të fuqishëm që befas një ditë të mos e ketë më këtë fuqi përmes postit? Ose thënë ndryshe a të mungon pushteti?

Në qoftë se pushtetin do ta quajmë fuqinë për të vendosur mbi fatet e të tjerëve, jo, nuk më mungon, sepse ka qenë një përjetim shpesh në zgrip. Pra, duhet të kishe përgjegjës­inë dhe kthjelltës­inë maksimale që një vendim të merrej të paktën në dobi të shumicës të qytetarëve, të shtetasve dhe pastaj të kishe një mekanizëm të caktuar për të rikuperuar dëmet që mund t'i bëheshin një pakice. Në këtë pikëpamje jo, por nëse pranojmë që pushtet do të thotë edhe emër i mire, edhe pëlqim publik, edhe vazhdim i shfaqjes së admirimit, shumë të rinj nuk kishin lindur në atë kohë dhe që vijnë natyrshëm kërkojnë një foto, unë prej tyre po mësoj edhe selfin prej disa vjetësh, sepse duan një provë, që dëshmitë familjare kanë qenë të vërteta.

 ??  ?? Fatos Nano në 20- vjetorin e emisionit “Opinion”
Fatos Nano në 20- vjetorin e emisionit “Opinion”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania