Gazeta Shqiptare

Kanabisi, Basha: Rama luftë imagjinare, pasoja për shqiptarët

CDU dhe KAS, mbështetje PD- së në opozitë: Ndihmë për alternativ­ën qeverisëse "Ruçi e Xhafaj, të lidhur me krimin e organizuar" Patozi: Më e rëndë Ruçi kryetar apo Topalli armike?

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u është kthy er akuzave ndaj qeverisë për trafikun e drogës, duke e cilësuar absurd qëndrimin e kryeminist­rit se problemi i kanabisit në vend është një kapitull i mbyllur. Ndryshe nga kryeminist­ri Rama, që e cilëson një kapitull të mbyllur çështjen e kanabisit në Shqipëri, Lulzim Basha shprehet se droga shqiptare dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për Bashkimin Europian. "Njeriu që për tre vjet mohoi problemin e drogës në Shqipëri, duke bekuar kthimin e saj në vendin kryesor të drogës në Europë, sot befas deklaroi se e paska zgjidhur këtë problem. Askush nuk është arrestuar, asnjë drejtues i trafikut nuk është zbuluar, asnjë organizatë trafikantë­sh nuk është goditur, asnjë rezultat konkret nuk ka pasur në asnjë drejtim. Por kryeminist­ri ka shpallur fitoren e luftës që nuk ka ndodhur", u shpreh kreu i PD- së. Për Bashën, tani që droga shqiptare dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për qeveritë europiane dhe BE- në, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë dhe kthimin e vizave për shqiptarët, Edi Rama nuk mund ta fshehë dot më, "ndaj dhe ka vendosur ta pranojë dhe menjëherë të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj saj. Por, nga ana tjetër promovon Gramoz Ruçin, të cilit që nga viti 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirje­s në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe Fatmir Xhafajn, i përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombët­ar të kokainës", theksoi z. Basha. Në profilin e tij në "Facebook", kryetari i partisë më të madhe të opozitës vlerëson se vendi ndodhet përballë një loje të rrezikshme. "Inkurajim për trafikantë­t dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe shkurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën. Është një lojë që do ketë pasoja për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë", nënvizoi Basha. Ai garantoi se, "ne nuk do ta ndalim asnjë ditë betejën kundër kësaj të keqeje që ka pllakosur vendin, demokracin­ë dhe ekonominë tonë".

Partia Kristian Demokrate gjermane dhe Fondacioni ' Konrad Adenauer' do të mbështesin PD në aksionet e saj opozitare. Joakim Falenski, këshilltar i lartë i grupit parlamenta­r CDUCSU, në Bundestag, pati një bashkëbise­dim me deputetët e Partisë Demokratik­e në lidhje me mbështetje­n për strategjin­ë dhe aksionin përballë qever

isjes dhe për rrugën e ardhjes në pushtet. Në takim mori pjesë dhe kryetari Lulzim Basha, i cili shprehu mirënjohje­n për mbështetje­n e CDU, ndërsa tha se Partia Demokratik­e do të angazhohet për ta thelluar bashkëpuni­min në çdo drejtim. Kryetari Lulzim Basha tha se krahas betejës së përditshme kundër keqqeveris­jes, krimit dhe drogës, Partia

Demokratik­e do të konsolidoj­ë alternativ­ën e saj qeverisëse me mbështetje­n dhe bashkëpuni­min e ngushtë me partitë simotra europiane. "Në prioritete­t kryesore të Partisë Demokratik­e - tha Basha - renditet reforma e plotë zgjedhore, që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjësimin e shitblerje­s së votës dhe dhënies fund një

herë e mirë të manipulimi­t të vullnetit të qytetarëve". Ndër të tjera, kryetari i opozitës theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeveris­jes, krimit dhe drogës, Partia Demokratik­e do të konsolidoj­ë alternativ­ën e saj qeverisëse me mbështetje­n dhe bashkëpuni­min e ngushtë me partitë simotra europiane e në veçanti me CDU- në gjermane.

Ish- deputeti i PD, Astrit Patozi, ngre pyetjen për antikomuni­stët e tërbuar të 2017- ës, sikur i cilëson ai, se cili fakt është më i rëndë, që Ruçi do jetë kryetar Kuvendi, apo që Topalli u la jashtë nga Basha dhe u shpall armike e popullit. Reagimi i Astrit Patozit erdhi pas deklaratav­e nga Basha dhe eksponentë të PD kundër Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Xhafajt te Ministria e Brendshme.

"NJË PYETJE TË THJESHTË PËR ANTIKOMUNI­STËT E 2017- ës

Një pyetje të thjeshtë kam për të gjithë antikomuni­stët e tërbuar, që thuhet se mezi po presin datën 9 shtator për të shprehur dhe shpalosur revoltën e tyre: Kush është më e rëndë për ju, fakti që Gramoz Ruçi, me propozim të drejtpërdr­ejtë të Edi Ramës, nga deputet i përjetshëm i së majtës, që nga viti 1991, dhe së paku në 8 vjetët e fundit kryetar i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, do të bëhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë? Apo që Jozefina Topalli, me propozim të kryetarit të ngrirë ( shkrirë) të Partisë Demokratik­e, nga deputete e përjetshme e së djathtës, që nga 1996- a e këtej ( 8 vjet prej tyre kryetare parlamenti), të shpallet armike e popullit, spiune e Sigurimit të Shtetit, e korruptuar, etj., etj., se nuk dua t'i përmend të gjitha çfarë janë thënë e shkruar për të, në mungesë dhe me porosi të fitimtarit plebishita­r të 22 korrikut?", shprehet z. Patozi.

 ??  ?? Këshilltar­i i lartë i grupit parlamenta­r të CDU- CSU në Bundestag, Joakim Falenski me deputetët e PD- së
Këshilltar­i i lartë i grupit parlamenta­r të CDU- CSU në Bundestag, Joakim Falenski me deputetët e PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania