Gazeta Shqiptare

Shkëlzen Berisha nuk paraqitet në seancë, gjykata mbyll çështjen

Romeo Kara: Strategjia e tyre për të më frenuar në misionin tim s'funksionoi Paditi për shpifje juristin e OSSH- së

-

Gjykata e Tiranës ditën e djeshme mori vendimin për mbylljen e çështjes mes Shkëlzen Berishës dhe juristit të OSSH, Romeo Kara. Shkëlzen Berisha kishte ngritur padi për shpifje kundrejt juristit, pasi ky i fundit kishte dëshmuar para komisionit hetimor parlamenta­r për skandalin CEZ dhe kishte dhënë deklarata në media, ku implikonte Shkëlzenin si sekser të marrëveshj­es me çekët. I pari që reagoi në lidhje me këtë vendim ishte juristi Kara. Në rrjetin e tij social "Facebook", ai shkruante se e konsideron padinë për shpifje si një mjet dhe mënyrë mjerane, kërcënimi dhe detyrimi nga klani ' Berisha' dhe sistemi gjyqësor në funksion të tij. Pas kësaj, i menjëhersh­ëm ishte edhe reagimi i Shkëlzen Berishës, i cili shkruante në "Facebook" se beteja e tij ligjore nuk mbyllet me kaq, për këtë arsye ka depozituar një padi të re.

REAGIMI I ROMEO KARA

"Sot, pinjolli i klanit Berisha, Shkëlzen Sali Liri Berisha, si dhe avokati i tij, nuk u paraqitën në seancën gjyqësore, të iniciuar prej tyre, kundër meje, me akuzën e shpifjes. Si rrjedhim, me qenë se ata, përveçse nuk u paraqitën vetë, por nuk paraqitën edhe ndonjë kërkesë për shtyrje, gjykata mori vendimin për mbylljen e çështjes. Kjo tërheqje, nuk ka ndonjë vlerë tjetër për mua, përveçse asaj të fitores së radhës. Strategjia e klanit kriminal Berisha, për të më frenuar mua në misionin tim, nuk funksionoi. Unë e konsiderov­a padinë për shpifje, si një mjet dhe mënyrë mjerane, kërcënimi dhe detyrimi, nga klani Berisha dhe sistemi gjyqësor në funksion të tij. Ajo padi u ngrit me shumë zhurmë dhe pompozitet, vetëm për të bërë të mundur tërheqjen time, si dhe zhvlerësim­in e investigim­eve dhe dëshmive të mia, lidhur me aferat, ku është zhytur kokë e këmbe, klani Berisha dhe jo vetëm. Përgjigja ime ka qenë e qartë dhe pa ekuivok se unë nuk tërhiqem dhe pjesë e kësaj lufte do të jetë edhe lufta me veglat më të ndyra të klanit Berisha, që janë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Në përgjigje të padisë mjerane berishiane, unë përgatita dhe dorëzova kallëzimin penal në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, lidhur me veprat penale të konstatuar­a nga unë në procesin e privatizim­it të OSSH- së, ku Berisha Senior, është përgjegjës­i kryesor. Pra, de facto, padia e Berishës Junior, përkundrej­t meje, nuk arriti asnjë nga qëllimet e saj. Përkundraz­i, unë kam qenë tejet i motivuar, për të ecur edhe më i fortë, më i vendosur dhe më i saktë në rrugën time."

REAGIMI I SHKËLZEN BERISHËS

"Avokati me të cilin përfaqësoh­em në gjyqin me urithin e Ramës, për shkak të një keqkuptimi të lindur nga njoftimi verbal, është paraqitur në seancën e sotme 20 min. me vonesë. Për këtë arsye gjykatësi e ka parë të udhës të mbyllë çështjen pa u futur aspak në themelin e saj. Urithi i Ramës shpreson se do shpëtojë nga përgjegjës­ia penale me procedurë, por po sot është depozituar padia e re, për të njëjtën shpifje, për të njëjtën vepër penale, me të njëjtat argumente. Procesi i ri do jetë njëlloj me të parin dhe do i japë dënimin ligjor shpifësit, të cilin nuk ka procedurë që mund ta shpëtojë." Ndërkohë, ish- juristi i OSSH, Romeo Kara, shkruan se Shkëlzeni nuk është paraqitur në gjyq këtë të enjte dhe për rrjedhojë gjykata ka pushuar çështjen.

 ??  ?? Shkëlzen Berisha
Shkëlzen Berisha
 ??  ?? Romeo Kara
Romeo Kara
 ??  ?? Padia e depozituar nga Shkëlzen Berisha
Padia e depozituar nga Shkëlzen Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania