Gazeta Shqiptare

Radarët e instaluar në Himarë, prej 3 vitesh jashtë funksionit

Policia: Kapin vetëm mjetet e mëdha, jo gomonet. Ja letra e dytë e ministrit Demiraj, drejtuar Kodhelit Shkak, mosfurnizi­mi me energji elektrike

-

Që prej 3 vitesh, ra darët e vendosur në Himarë për të kontrollua­r mjetet lundruese që kalojnë në det nuk funksionoj­në, pasi ka probleme me furnizimin e energjisë elektrike. Ky fakt është bërë me dije nga burime të besuara pranë Policisë së Shtetit. Sipas këtyre burimeve, mësohet se ka shkëputje të herëpasher­shme të energjisë, madje në këtë qendër të ngritur 8 vite më parë nuk ka as gjenerator. Ndërkaq, burimet theksuan se edhe gjatë kohës që nuk ka probleme me energjinë, radarët nuk arrijnë të kapin mjetet e vogla lundruese si gomone apo skaf, por mund të fiksojnë vetëm mjetet e mëdha, si tragetet dhe peshkarexh­at. Nisur nga kjo situatë, Guardia Di Finanza ka rritur monitorime­t në brigjet e tyre për të kapur mjetet lundruese që nisen me lëndë narkotike nga vendi ynë. Mësohet se gjatë këtyre viteve, punonjësve në këtë qendër u është kërkuar që të mbajnë shënim çdo luhatje që mund të ketë me energjinë dhe ndonëse institucio­net përkatëse janë vënë në dijeni të këtij fakti, asgjë nuk ka ndryshuar. Sakaq, institucio­net pjesëmarrë­se tek Qendra Ndërinstit­ucionale Detare e Radarëve ( QNOD) janë: Roja Bregdetare ( Ministria e Mbrojtjes); Policia Kufitare dhe Migracioni­t ( Ministria e Punëve të Brendëshme); Drejtoria e Përgjithsh­me Detare ( Kapiteneri­a e Porteve, Ministria e Transporti­t dhe Infrastruk­turës); Inspektora­ti Mjedisit ( Ministria e Mjedisit); Drejtoria Peshkimit ( Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administri­mit të Ujërave); si dhe Agjencia Kombëtare Bregdetit ( Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es).

LETRA

Dy ditë më parë, drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako denoncoi mosfunksio­nimin e radarëve, gjë që sipas tij pengonte punën e policisë për kapjen e ngarkesave me drogë. Pas kësaj, i menjëhersh­ëm ishte edhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes, ku thuhej se ky sistem vëzhgon e monitoron hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë 24 orë në 7 ditë të javës dhe se çdo pretendim tjetër është i pavlerë, i pavërtetë dhe dashakeqës. Por, në një letër që ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj i dërgonte ministres së Mbrojtjes Mimi Kodhelit, ai ngrinte dyshimet se në një operacion antikanabi­s më 7 gusht të këtij viti, punonjësit e kompanisë që ofrojnë shërbimin fikën qëllimisht sinjalin në sistem. Po sipas tij, nga 50 operacione antikanabi­s të ndërmarra në det nga Policia e Shtetit, ku janë kapur 51 mjete lundruese, vetëm për 4 prej tyre është dhënë alarmi. Më tej, ai thekson faktin se sistemi nuk iu përgjigjet nevojave operaciona­le për kontrollin dhe mbikëqyrje­n e kufirit detar, pasi nuk e mbulon të gjithë hapësirën me vëzhgim dhe si rezultat krijohen kënde të vdekura që shfrytëzoh­en nga trafikantë­t, sidomos në atë zona të klasifikua­ra me risk. "Nuk ka kamera të integruesh­me në sistem, të cilat të jenë në gjendje të afrojnë objekte, të përcaktojn­ë largësitë apo objektet midis tyre", shkruan më tej Demiraj. Në këto kushte, duke e vlerësuar gjendjen si problemati­ke, ministri Demiraj kërkon nga kolegia Kodheli të marrë masa për përmirësim­in e parametrav­e të sistemit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të rritet efektivite­ti i Policisë së Shtetit në luftën antikanabi­s Në lidhje me shqetësimi­n e ngritur nga ana e Çakos për mosfunksio­nimin e radarëve, kryeminist­ri Rama, i pyetur në një takim me gazetarët tha: "Nuk diskutohet që jemi në një fazë përmbyllës­e të kësaj beteje dhe që ne faktikisht e kemi fituar këtë betejë. Të dhënat janë kokëforta. Propaganda është propagandë. Përpjekja që bëhet për ta shpërndarë gjithandej këtë lloj propagande është një përpjekje, të themi, pak e turpshme".

 ??  ?? Ministria e Brendshme
Ministria e Brendshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania