Gazeta Shqiptare

Vrasja e kamerierit shqiptar në Belgjikë, dyshohet se u krye për hasmëri

Kreshnik Gjini, nipi i ish- drejtorit të OSHEE- së

-

Pas

vrasjes së shqiptarit Kreshnik Gjinit në Belgjikë, edhe policia e vendit tonë ka nisur hetimet për të bashkëpunu­ar me autoritete­t e huaja. Burime të sigurta pranë Policisë së Shtetit bënë dje me dije se kanë dyshime të forta se vrasja e të riu është kryer për shkak të hakmarrjes. Gjini dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe për këtë arsye prokuroria belge u ka kërkuar homologeve shqiptarë që të zbulojnë të gjitha pasuritë e paluajtshm­e të investuara në Shqipëri. Mësohet se viktima ishte nipi ( djali i motrës) i ish- drejtorit të OSHEE, dega Rrëshen Sajmir Jakut, i vrarë në shtator të vitit të shkuar në ambientet e një lokali në qendër të Rrëshenit. Por, duket se kjo vrasje u pasua edhe më sërë atentatesh të tjera. Në nëntor të vitit të shkuar, në Milano u ekzekutuan dy kushërinjt­ë Agron dhe Alban Lleshaj. Edhe për këtë krim, dyshimi kryesor ishte gjakmarrja. Porositësi i këtyre vrasjeve dyshohet të ketë qenë nga ish- rivali në trafikun e lëndëve narkotike, Gasper Reçi. Ky i fundit u qëllua për vdekje me katër plumba në 28 prill të këtij viti. Sipas hetimeve të policisë, mësohet se dy kushërinjt­ë Lleshaj kanë qenë miq me Sajmir Jakun. Kreshnik Gjini, 31 vjeç u ekzekutua dy ditë më parë në komunën Forest të Belgjikës. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar dhe të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane. Viktima punonte kamerier në një lokal në Saint- Denis. Mbrëmjen e së martës, ai mbylli llogaritë e xhiros ditore, kyçi biznesin dhe u largua me kolegen e tij. Këtë të fundit do ta shoqëronte me makinë në shtëpi, pasi nuk kishte mundur të arrinte tramvajin e fundit mbrëmjen e së martës. Pas ngjarjes, mikesha e tij ka rrëfyer në polici ekzekutimi­n e mikut në sy të saj. Në rrjetin social "Facebook", miqtë e 31- vjeçarit kërkojnë ndihmë financiare që trupi i pajetë i shqiptarit të prehet në Shqipëri.

 ??  ?? Viktima, Kreshnik Gjini
Viktima, Kreshnik Gjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania