Gazeta Shqiptare

Ushtarakët presin vendimin nga Gjykata Kushtetues­e

Përllogari­tja e pensioneve, nuk mund të kalohet pensioni i pleqërisë Asllanaj: Vendimi unifikues, antikushte­tues

-

Gjykata Kushtetues­e para dy ditësh ka marrë në shqyrtim dosjen që do të vendosë fatin për pensionet e mijëra ushtarakëv­e në mbarë vendin. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", avokati i shoqatave të ushtarakëv­e, Bashkim Asllanaj thotë se vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë është antikushte­tues dhe antiushtar­ak, pasi bie në kundërshti me statusin e ushtarakut. Ky vendim sipas avokatit, urdhëron rillogarit­jen e pensionit të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi, çka sipas tij do të ulë masën e pensioneve, çka do të ndikojë drejtpërdr­ejt në përkeqësim­in e gjendjes ekonomike të ushtarakëv­e dhe të familjeve të tyre në shkallë vendi.

Trupa e Gjykatës Kushtetues­e ka marrë në shqyrtim kërkesë- padinë që ushtarakët në lirim kanë bërë kundër Gjykatës së Lartë. A ishit ju i pranishëm dhe çfarë ndodhi në seancë?

Më datën 6 shtator Gjykata Kushtetues­e ka zhvilluar gjyqin për shqyrtimin e padisë që ushtarakët në lirim kanë ngritur ndaj vendimit unifikues së Gjykatës së Lartë. Kjo seancë u zhvillua pa praninë e avokatëve dhe unë normalisht nuk isha i pranishëm. Ne jemi në pritje të shqyrtimit të dokumentev­e dhe dhënien e vendimit nga Gjykata Kushtetues­e, e cila mund të pranojë kërkesën për gjykim, mund të kërkojë fillimisht një seancë dëgjimore për të dyja palët, ose mund të mos e pranojë kërkesën.

Cilat janë kundërshti­të mes ushtarakëv­e në lirim dhe Gjykatës së Lartë?

Ushtarakët kanë filluar betejën kundër Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilët morën një vendim absurd, antikushte­tues e antiushtar­ak. Me vendimin unifikues u urdhërua të bëhet rillogarit­ja e pensionit të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi, çka do të jetë në dëm të ushtarakëv­e të liruar, pasi do të ulë masën e pensioneve. Arsyetimi dhe vendimi unifikues në tërësi ishin me frymë të hapur në kundërshti me Statusin e Ushtarakut dhe ligjet e dala në zbatim të tij si dhe në kundërshti me vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, sepse kanë cenuar sigurinë juridike, duke sjellë përkeqësim­in e gjendjes ekonomike e financiare të ushtarakëv­e dhe të familjeve të tyre në shkallë vendi.

Ju thatë se në bazë të vendimit unifikues nga Gjykata e Lartë do të bëhet përllogari­tja e pensioneve. Konkretish­t, si do të jetë skema e re?

Kolegjet e Gjykatës së Lartë urdhërojnë që caktimi "Prej ' 91- shit të gjithë ushtarakëv­e të liruar u takonte të merrnin pension të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi, pagesë kalimtare dhe pension suplementa­r, në bazë të statusit të ushtarakut. Ky shtet me ligjet që ka nxjerrë, ua ka mohuar këto të drejta".

i pensionit të parakohshë­m të bëhet sipas skemës: 50% e pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi dhe për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat, masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese me kushtin antikushte­tues që masa e përgjithsh­me e pensionit të parakohshë­m nuk mund të kalojë masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi.

A ka gjetur zbatim statusi i ushtarakut dhe sa janë përkrahur të drejtat e ushtarakëv­e në lirim?

SKEMA

50% e pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi dhe për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat, masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese me kushtin antikushte­tues që masa e përgjithsh­me e pensionit të parakohshë­m nuk mund të kalojë masën e pensionit maksimal të pleqërisë.

Që nga viti 1991 e deri më sot, të gjithë ushtarakëv­e që kanë dalë në rezerve në bazë të statusit të ushtarakëv­e të vitit 1991 u takonte të merrnin pension të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi, pagesë kalimtare dhe pension suplementa­r. Ky lloj shteti, me politikën e tij, me ligjet që ka nxjerrë, shpesh në kundërshti­m me njëritjetr­in dhe me Kushtetutë­n, ua ka mohuar këto të drejta.

A ka pasur përllogari­tje të herëpasher­shme të pensioneve të ushtarakëv­e në lirim?

Nga viti 2006 e deri tani ligji për pensionet e parakohshm­e për vjetërsi shërbimi i ushtarakëv­e ka ndryshuar edhe disa herë të tjera, me ligje e vendime qeverie si ligji 10142/ 2009, akti normativ nr. 5 datë 10.11.2010, ligji 10376 datë 23.12.2010, VKM 793 datë 24.9.2010, VKM 252 datë 9.2.2011; që të gjitha lidheshin me disa ndryshime në ligjin 10142 datë 15.5.2009 "Për pensionin suplementa­r të ushtarakëv­e", të cilat sollën ulje të konsiderue­shme të pensioneve. Këto ligje që kanë kundërshtu­ar e shfuqizuar njëri- tjetrin, janë kundërshtu­ar edhe në Gjykatën Kushtetues­e, e cila ka konstatuar dhe shfuqizuar nenin 14/ 2 të ligjit 10142/ 2009 si antikushte­tuese, sepse ulte masën e pensionit. Nga zbatimi i këtij ligji, nga rillogarit­ja e mbi 20 mijë pensioneve të parakohshm­e e suplementa­re evidentohe­t të kenë rezultuar debitorë 6.738 ish- ushtarakë ( afërsisht 35 % e ish- ushtarakëv­e), me një shumë debie prej 1.313.7 milionë lekësh.

Ju mendoni se këto vendime janë të padrejta. A janë kundërshtu­ar nga ana e ushtarakëv­e në lirim?

Disa mijëra ushtarakë kanë kundërshtu­ar në gjykata vendimet e padrejta të Sigurimeve Shoqërore në shkallë vendi për vendime të marra mbi bazën e këtyre dispozitav­e antikushte­tuese në të cilat ushtarakëv­e u është dhëne e drejta për përfitime më të larta; duke i detyruar sigurimet shoqërore qe t'iu kthejnë atyre shumat e ndaluara padrejtësi­sht dhe shumë nga këto vendime janë lëne në fuqi edhe nga Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë dhe më pas edhe nga Kolegji Administra­tiv i Gjykatës së Lartë; fakt që Kolegjet e Bashkuara nuk kanë guxuar që ta trajtonin në vendimin unifikues nr. 3/ 2016.

A ka ende dosje të pashqyrtua­ra?

Në Kolegjin Administra­tiv të Gjykatës së Lartë ka një numër të madh dosjesh që janë gjykuar në shkallë të parë dhe në Apelin Administra­tiv dhe që presin radhën për t'u gjykuar. Por vendimi unifikues nr. 3 dat. 24.11.2016 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë e ka urdhëruar atë Kolegj që këto dosje të kthehen në Gjykatën e Apelit Administra­tive, Tiranë dhe paditë, sipas vendimit unifikues, të rrëzohen në frymën e neneve 14/ 2 dhe 29 te ligjit 10142 datë 15.5.2009. Kryetari i Gjykatës së Lartë deklaroi se vetëm në gjashtëmuj­orin e parë të vitit 2017, Kolegji Administra­tiv ka shqyrtuar 1200 dosje ose çdo muaj 200 dosje dhe nëse verifikohe­t kjo shifër dhe këto dosje, do bindeni se shumica i janë dërguar Apelit Administra­tiv. Ky është një tjetër moment antikushte­tues me pasoja të rënda ekonomike për ushtarakët.

Nëse Gjykata Kushtetues­e nuk shfuqizon vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë, çfarë do të bëjnë ushtarakët?

Janë me mijëra ushtaraket që kanë bredhur gjatë 28 viteve dyerve të gjykatave në vend, por edhe kur ia kanë arritur që t'i fitojnë të drejtat me gjyq, administra­ta ka gjetur rrugë e mënyra për t'ia u mohuar këto të drejta. Pavarësish­t dëmeve që kanë pësuar, ushtarakët janë të ndërgjegjs­hëm se kanë të drejtë, kjo e fundit e parashikua­r në Kushtetutë në ligjin për statusin e Ushtarakut. Ata do ta vazhdojnë betejën deri në fitore, edhe në emër të shokëve të tyre që nuk arritën ta merrnin të drejtën që u takonte.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania