Gazeta Shqiptare

"Vrasja e Fildeze Hafizit na tronditi, goditje për shoqërinë dhe sistemin"

Homazhe në Gjykatën e Shkodrës, në ceremoni edhe policë, avokatë e prokurorë Kryetarja e Administra­tives: Lërini gratë të jetojnë!

-

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dje hapur dyert jo si zakonisht për seancat gjyqësore, por për të bërë homazhe në nder të gjyqtares së vrarë Fildeze Hafizi, e cila u qëllua një javë më parë me plumb në kokë nga ish- bashkëshor­ti i saj, Fadil Kasemi. Gjyqtarë të Shkallës së Parë, asaj të Apelit, prokurorë, përfaqësue­s të Dhomës së Avokatisë, të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës dhe të Shoqërisë Civile morën pjesë në homazhet për 39- vjeçaren. Ceremonia u zhvillua në një sallë gjyqi në katin e dytë të gjykatës ku ndodhej një fotografi e së ndjerës, një qiri, një kurorë me lule dhe libri i përshtypje­ve. Fjalën e rastit e mbajti gjyqtari i Shkallës së Parë, Arbër Çela. Gjatë fjalës së tij, Çela jo vetëm si koleg përçoi pozitivite­tin që karakteriz­onte Fildeze Hafizin. "Ju falënderoj­më për pjesëmarrj­en në këtë ceremoni, ku kujtojmë ndarjen nga jeta të koleges dhe shoqes sonë, Fildeze Hafizi. E kemi pasur për një kohë fare të shkurtër në Gjykatën e Shkodrës. Ishte kohë e mjaftueshm­e për të njohur personin dhe shpirtin e saj, me të mirat dhe pozitivite­tin që e karakteriz­onte. Fildezi la pas dy fëmijë, të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ne. La pas po ashtu edhe kujtimin tonë për pozitivite­tin e saj apo gjithë dashamirës­inë karshi kolegëve dhe të gjitha palëve që ka pasur kontakt", tha gjyqtari Arbër Çela. Pas fjalës së këtij të fundit është mbajtur një minutë heshtje për gjyqtaren e vrarë, Fildeze Hafizi nga kolegët e saj. Ndërkaq, në lidhje me vrasjen e saj ka reaguar kryetarja e Gjykatës Administra­tive të Shkodrës, Valbona Durraj, e cila tha se "vrasja e Fildeze Hafizit na ka tronditur të gjithëve". Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Durraj pohoi se vrasja e koleges së saj është një goditje e rëndë për shoqërinë dhe për vetë sistemin.

Zonja Durraj, si e njohët Fildeze Hafizin dhe çfarë mund të na thoni për ngjarjen e rëndë?

Fildezi ishte një nga koleget tona, edhe pse unë nuk jam pjesë e Gjykatës së Shkallës së Parë, por asaj Administra­tive. Ngjarja ishte tronditëse jo vetëm për ne, por për të gjithë. Edhe unë jam tronditur si një femër. Dua të jap mesazhin që kushdo ka të drejtë ta jetojë jetën si të dojë. Fildezi sapo kreu studimet e larta, realizoi ëndrrën e saj duke u emëruar si gjyqtare në Shkodër, por ëndrra e saj u pre në mes nga dora vrastare e ishbashkës­hortit të saj, i cili nuk e pranoi divorcin dhe shkoi edhe më tutje duke vendosur për fatin e jetës të saj, duke prerë një jetë në mes dhe duke lënë pa përkrahje dy fëmijët, të cilët tashmë nuk kanë asnjërin prej prindërve pranë.

Është shprehur ndonjëherë Fildezi për problemet që kishte me ish- bashkëshor­tin e saj?

E ndjera nuk kishte shumë kohë që kishte filluar punë si gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës, ndërsa unë nuk isha në të njëjtën gjykatë me të dhe për çështjet familjare nuk kishim asnjë informacio­n.

A është vrasja e saj një goditje për të gjithë sistemin dhe shoqërinë?

Është një goditje e rëndë për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila duhet të kuptojë se emancipimi nis që në bazën e saj, që është familja, një emancipim që duhet të kuptohet nga të gjithë pjesëtarët e familjes, ku të gjithë pjesëtarët e familjes kanë të drejtë të marrin vendimet e tyre, edhe fëmijët, edhe gratë dhe gjithsecil­i. Pastaj është goditja tjetër që i vjen gjithë sistemit nga vrasja e Fildez Hafizit dhe normalisht që nuk kemi fjalë për të thënë për këtë pjesë.

Cili është mesazhi juaj pas vrasjes së koleges, nënë e dy fëmijëve?

Secili nga ne ka të drejtë të jetojë dhe po ashtu edhe gratë, që janë një forcë e fuqishme nuk duhet të jenë më pjesa vulnerabël e shoqërisë dhe që nuk duhet të rrezikohen nga mentalitet­i i kujtdo, qoftë bashkëshor­të apo ishbashkës­hortë, por kanë të drejtë të marrin vendimet e veta ashtu, siç Fildezi mori vendimin e saj për divorcin. Ky është mesazhi, lërini gratë të jetojnë, lërini njerëzit të bëjnë jetën e tyre dhe të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Gratë janë krijesa më e rëndësishm­e e shoqërisë, sepse i japin shoqërisë një gjë të rëndësishm­e, siç është fëmija. Fëmijët kanë nevojë për nënën e tyre edhe kur të jenë të rritur e aq më tepër në rastin e Fildezit, kur fëmijët janë më të vegjël dhe u mungon përkujdesj­a dhe do ta kujtojnë me shumë mall. Ne kujtojmë Fildezin, vëmendja duhet të nisë që nga ne, pastaj edhe nga pjesa tjetër e shoqërisë.

 ??  ?? Homazhet në gjykatën e Shkodrës
Homazhet në gjykatën e Shkodrës
 ??  ?? Kryetarja e Gjykatës Administra­tive të Shkodrës, Valbona Durraj
Kryetarja e Gjykatës Administra­tive të Shkodrës, Valbona Durraj
 ??  ?? Arrestimi i 42- vjeçarit
Arrestimi i 42- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania