Gazeta Shqiptare

Plagosja në qendër të Burrelit, arrestohen 2 persona dhe shpallen në kërkim 5 të tjerë

Pas ngjarjes, policia dhe FNSH kontrolle në qytet

-

BURREL - Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit të Burrelit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 33- vjeçari Aldo Dedja. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, policia e Matit ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve i plagosuri, ndërsa ka shpallur në kërkim 5 persona të tjerë. "Me datë 06.09.2017, rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në lagjen ' Partizani' Burel, para një lokali ka ndodhur një konflikt fizik midis disa personave. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policore në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se para lokalit të shtetasit Astrit Suçi, në qytetin e Burrelit, gjatë një konflikti fizik mes disa personave janë përdorur edhe armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Aldo ( Akil) Dedja, 33 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë. Sipas burimeve të mësipërme, në pranga kanë rënë 33- vjeçari Dedja, pasi është përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur dhe nuk ka pranuar të kallëzojë krimin si dhe 54- vjeçari Astrit Suçi. Ky i fundit u kap, pasi gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të tij është gjetur një sasi prej 140 gr kanabis, 1 kapsollë detonatore dhe 100 cm fitil zjarrpërcj­ellës. Ai akuzohet për veprat penale: "Prodhim dhe shtije të lëndëve narkotike", "Mbajtje pa leje të armëve dhe municionev­e luftarake". Ndërkaq, u shpallën në kërkim shtetasit: K. S. 18 vjeç ( autor i vrasjes në tentativë); D. S. 23 vjeç; E. P. 30 vjeç; A. K. 40 vjeç dhe E. P, 22 vjeç, të gjithë banues në Burrel. Ndërkohë, dje Policia e Matit dhe FNSH e Shkodrës ka zhvilluar një operacion blic në Burrel, ku ka arrestuar një person që lëvizte i armatosur dhe sekuestrua­r sende të forta e municione. Mësohet se i arrestuari është 23- vjeçari Leonard Kolaveri. Është proceduar në gjendje të lirë K. Z. 29 vjeç, pasi poshtë sediljes së pasme të automjetit i është gjetur një shkop bejsbolli. Gjithashtu, në vijim të kontrollev­e, në një lokal në pronësi të 32- vjeçarit S. K. ( është shpallur në kërkim) janë gjetur një krehër fishekësh, një kapsolle detonatorë dhe një shkop bejsbolli. en. do.

 ??  ?? Aksioni i policisë dhe FNSH- së në Burrel
Aksioni i policisë dhe FNSH- së në Burrel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania