Gazeta Shqiptare

"Këtu çdo gjë është ndryshe. Nuk e di akoma ku mbërrijnë ëndrrat e mia, do mund ta zbuloj vetëm duke ' ëndërruar'!"

Një rrëfim nga ' La Scala' i sopranos shqiptare

- Fatmira Nikolli

Sopranoja shqiptare Enkelej da Kamani është tashmë në ' La Scala', ku do të qëndrojë për më shumë se dy vite. Pjesë e shfaqjes "Hänsel und Gretel" që u vu në skenë në datën 2 shtator, nga Milano ajo rrëfen emocionet për "Gazeta Shqiptare". "Në ' La Scala' funksionon gjithçka, e me këtë i përmbledh të gjitha. E kur gjendesh në terrene të tilla, vigjilenca duhet të jetë maksimale. Përveçse zotësi, e gatishmëri absolute për t'u përmirësua­r, nuk besoj se duhet ndonjë gjë tjetër e jashtëzako­nshme", thotë ajo.

Ajo ka fituar të drejtën e kësaj përvoje dyvjeçare me konkurs, duke u zgjedhur mes shumë artistëve të rinj nga disa vende të botës. Ndërsa ëndrra e saj ka marrë jetë, kujtojmë se në muajin prill në Ministrinë Kulturës u bë një pritje për të. Atë kohë, ndërsa nderohej nga kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Enkelejda do të përlotej. "Rikonfirmo­n dhe njëherë se arti nuk njeh kufij, as artistike dhe as gjeografik­e. Ajo di të ëndërrojë, por guximi e bëri të fluturojë përtej dhe të kapë ëndrrën", u tha atë ditë.

Përveçse ndjek studimet në Akademinë e LA Scala- s, Kamani ka fituar audicionin për të bërë dy role në operën ‘ Hänsel und Gretel’. Më tej ajo do të nisë menjeherë provat për “Flautin Magjik” me Shoqërinë e Koncerteve Lirike Italiane ( AsLiCo) ku do të interpreto­jë rolin e Paminës. Me këtë vepër, ajo do të realizojë 10 shfaqje në zonën e Lombardisë, Bergamos, Kremonës, Pavia, Breshias dhe Komos. Në këtë shfaqje do të intepretoj­ë edhe tenori Klodian Kaçani në rolin e Taminos. Studimet në Akademi nisin në tetor të vitit 2017 dhe vazhdojnë deri në qershorin e vitit 2019.

Muaj më pas, kur ajo është në një ndër skenat më të mëdha të operës, rrëfen emocionet dhe ëndrrat për më tej.

- Si po e përjeton Enkelejda Kamani ' La Scalan'?

Jam akoma si të themi, me këmbët në tokë e kokën sipër reve, kjo për faktin se edhe ajri që thithet nëpër korridoret e teatrit duket ndryshe. Mban aromë historie, historie të cilën e kanë ndërtuar ikonat e muzikës operistike. Kjo është impresionu­ese e besoj do më duhet kohë të zbres nga retë në tokë!

- Nga brezi i të rinjve ke spikatur duke na bërë të kemi ende besim te produktet e Akademisë së Arteve. Sa prej teje, është talent e sa punë dhe edukim i shkollës shqiptare?

Shqipëria jam e sigurt që do ketë gjithnjë kualitete të rëndësishm­e në këtë fushë. E mira në periudhën e studimeve është të sqarosh sa më shpejt dyshimet. Shkolla pa diskutim të j e p shumë, por nuk të jep gjithçka që do të duhet për të vazhduar. Puna në këtë profesion është tejet personale, këmbëngulj­a ashtu si dhe pasioni. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë kuptoj më mirë veten dhe mësoj prej përvojës sime.

- Çfarë funksionon ndryshe atje? Çfarë e bën një artist të denjë për ' La Scalan'?

Në ' La Scala' f u n k s i o n o n gjithçka e me këtë i përmbledh të gjitha. E kur gjendesh në terrene të tilla, vigjilenca duhet të jetë maksimale. Përveçse zotësi e gatishmëri absolute për t'u përmirësua­r, nuk besoj se duhet ndonjë gjë tjetër e jashtëzako­nshme. Pastaj pjesën që i përket fatit, le t'ia lëmë fatit.

- "Hänsel und Gretel" ju ka ngjitur tashmë në skenë. Sa kohë keni bërë prova?

"Hänsel und Gretel" është një opera në gjuhën gjermane e kompozitor­it E. Humperdinc­k, bazuar në përrallën me të njëjtin titull të vëllezërve Grimm. Regjia, skenografi­a, kostumogra­fia të afrojnë shumë me atmosferën magjike të përrallës. Provat kanë filluar muaj më parë, ndërkohë unë kam filluar në korrik, pothuajse 2 muaj prova intensive.

Ndihem shumë mirënjohës­e ndaj stafit drejtues të Teatrit të ' La Scalas', të cilët më bënë pjesë të këtij produksion­i fantastik ende pa filluar studimet në Akademi.

- Je ende e re dhe në Teatrin e Operës në Tiranë njiheshe me të gjithë. Përtej kësaj, si fituese e "Marie Krajës" kishe me vete edhe mbështetje­n e Zana Çelës. Në ' La Scala', pa të gjitha këto e vetëm me talentin, si është dita jote? A ka vend për skenarin e filmit "Black Swan", apo ke gjetur mikpritje?

Një artist sigurisht që ka gjithnjë nevojë për suport që vjen nga jashtë, në rrugëtimin e tij. Unë pata fat në këtë drejtim në vendlindje, e jam munduar të meritoj gjithë besimin që më është dhënë. Në ' La Scala', e më gjerësisht në kulturën e huaj, këto nuk është se nuk janë fenomene të panjohura, por konkurrenc­a është aq e madhe sa përfundon lehtësisht e vetme në fushëbetej­ë. Ngelet të punosh fort, çdo ditë e më fort për të merituar sukseset e radhës. - Ku ke hasur vështirësi? Jam akoma në fillimet e mia, në fakt. Nuk kam hasur ndonjë vështirësi të madhe deri tani, fatmirësis­ht.

- Nga "Flauti magjik" drejt një bote magjike. Ku mbërrijnë ëndrrat e tua?

Është interesant­e në fakt, njëlloj përralle më ka përndjekur, nisur me Flautin e tani në ' Hänsel und Gretel'. Është krijuar njëlloj sfondi imagjinar, i cili është vërtetë magjik. Qëllimet dhe ëndrrat janë dy gjëra pa të cilat besoj një artist nuk do mund të rritej. Nuk e di akoma ku mbërrijnë ëndrrat e mia, do mund ta zbuloj vetëm duke "ëndërruar"!

- Para se të ikje, u bë një pritje për ty. Çfarë ruan nga ajo ditë?

Kujtoj akoma sikletin që cilin kam ndjerë. Sigurisht më ka lënë shije të mirë. Do ndjej gjithnjë mirënjohje për atë ditë!

- Frazat "beso në ëndrra" apo "me punë ia del" shpesh duken më shumë si klishe. Si mbërrite deri aty Enkelejda?

Ajo që është në dorën tonë, le ta kultivojmë dhe ta bëjmë punë të kryer. Të ëndërrosh siç e thashë dhe më lart, ndihmon për të ndezur pasionin e për të të mbajtur gjithnjë në energjinë e duhur për të punuar. Duhet besim dhe motivim, si në çdo profesion besoj. Për mua ka qenë një rrugëtim, i cili është bërë hap pas hapi, edhe atëherë kur mund të jem rrethuar nga ndonjë klimë disi euforike, jam munduar t'i bëj gjërat me qetësi e me kontroll. Kontroll që na duhet mbi skenë e në jetë për të bërë zgjedhjet e duhura.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Enkelejda Kamani
Në foto: Enkelejda Kamani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania