Gazeta Shqiptare

Në përkujtim të kryengritj­es së Postribës të 9 shtatorit 1946

Regjimi detyroi shpërngulj­en e 90% të banorëve si dhe u dogji shtëpitë

-

Nëse do arrihej më parë, sigurisht kostoja e rëndë 50- vjeçare nuk do të rëndonte kaq shumë mbi shqiptarët. Respekt për guximtarët dhe martirët e vitit 1946, që e kërkuan ndryshimin shumë më përpara se kur ai erdhi.

SKEDA E KRYENGRITJ­ES NË PAK RRESHTA

Organizimi ushtarak: - Hyrja në qytetin e Shkodrës, çlirimi i burgut, marrja e postëteleg­rafës, depove të armëve e të jepte sinjalin se Shqipëria nuk e donte komunizmin. Rrethanat politike: - Kriza e regjimit komunist në raport me SHBA- të dhe Britaninë e Madhe.

- Ditët ku po zhvillohej konferenca e paqes në Paris. Përfaqëson: - Qëndresën antikomuni­ste ndaj regjimit komunist.

- Përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e rendit kapitalist. Bilanci i të dhënave: - U arrestuan rreth 200 persona - U pushkatuan pa gjyq 33 persona

- U dogjën nga regjimi pas ngjarjes: 33 shtëpi - U arratisën: 69 persona - U zhvilluan 5 procese të mëdha gjyqësore e disa të tjera më të vogla apo dënime individual­e, duke përfshirë edhe implikime.

- Në hetuesi u torturua deri në vdekje me hekur të skuqur në kockë avokati Muzafer Pipa nga Vaskë Koleci.

- Jup Kazazit të vetëvrarë iu shëtit kufoma në popull.

- Të pushkatuar­it e procesit kryesor gjyqësor ishin: Cin Serreqi, Bilbil Hajni, Gjergj Volaj, Dulo Kali, Xhelal Hardolli.

Dokumenti bashkëlidh­ur tregon njërin prej telegramev­e të datës 9 shtator 1946 që i dërgohet qendrës, në të cilin bëhet fjalë ndër të tjera edhe për largimin e banorëve nga Postriba për t'i shpëtuar hakmarrjes së shtetit ndaj popullsisë civile si dhe përmendet fakti i djegies së shtëpive nga i ashtuquajt­uri "pushtet popullor".

DOKUMENTI

Në lidhje me telin t'onë Nr. 77/ 255 Ren dt9/ 9/ 46. Gjatë ditës së sotme në përpjekje janë varë edhe 6 të tjerë të arratisur u kapën dhe 11 ilegalë atop. Të vrarë, gjithsej 12 dhe kapur 20 veta. Nga të kapurit u dërguan sot mbas dite nga gjykata ushtarake 8 veta. Emrat e tyre do t'i njoftojmë më vonë. Gjatë ditës së sotme kemi pasur vetëm dy të plagosur, nji kapter rëndë dhe nji ushtar mbasi t'arratisuni­t janë shpartallu­ar në njisite të vogla.

Në bashkëpuni­m me organet e këtushme janë bërë edhe disa djegie shtëpish nga të parve.

Popullsija e krahinës Postribës janë larguar 90 për qind prej tyre, prej të cilëve 60 veta janë prej atyre që ishin thirrur ushtarë. Forcat e tyre goditën qytetin... Kanë qenë 70 veta të arratisur dhe nji sasi tjetër e armatosur duke shpresuar se qyteti do të binte në duart të tyre. Si mbas parullave dhe aty do të armatoseni... midis materialit të kapur ka qenë nji sasi municion, nji sasi pushke dhe nji sasi mitrolozas­h francezë.

Musa Daci Firma

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania