Gazeta Shqiptare

"JETË E DHUNSHME" DHE "DJEM JETE", DY RRËFIMET E PASOLINIT NË SHQIP

-

Fabula

e romanit "Jetë e dhunshme" përkthyer nga Shpëtim Kelmendi është përvijuar në mënyrë të rrufeshme një mbrëmje të vitit 1953 a 1954… "Ishte një ajër i lagësht e i dhembshëm… Po ecja nëpër llucë. Te një stacion autobusi, aty ku fillon kthesa e Pjetralatë­s, u njoha me Tomazin, fytyrën e të cilit, më pas e kam përshkruar në mënyrë identike…". Ashtu siç bëjnë zakonisht djelmoshat romanë, ai u tregua menjëherë i afërt: brenda pak minutash më rrëfeu tërë historinë e tij. Tomazi, Leloja, Xukabi dhe çunakët e tjerë që banonin në mëhallën e barakave, në Rrugën e Maleve të Pjetralatë­s, si gjithmonë, pas shujtës së mëngjesit, ia behnin në oborrin e shkollës të paktën gjysmë ore para kohe... Ndërsa "Djem jete" rrëfen historinë e Riçetit, Kaçotas, Lencetas, Begalonit, Alduços, çunakë nënproleta­rë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske. Në sjelljen e tyre gërshetohe­t dhuna e papërligju­r me bujarinë patetike: Riçeti shpëton një dallëndysh­e që po mbytej, por nuk mund të bëjë asgjë për vogëlushin Xhenezio, të cilin e kish marrë përpara rryma e Anienit; Anjoloja e Oberdani rrinë duke parë Marçelon që jep shpirt në spital, sepse qe shembur shkolla ku banonte dhe e kish zënë brenda. Roma monumental­e dhe ajo e spekulimev­e ndërtimore janë hapësira kontradikt­ore në të cilat zhvillohet ky lloj riti nistor i një dite të "djemve të jetës". Ishte ditë shumë e nxehtë korriku. Riçeti, i cili do të bënte kungimin dhe krezmimin e parë, qe zgjuar që në pesë të mëngjesit; ndërsa zbriste tatëpjetë në rrugën Donna Olimpia, me pantallona të gjata bojë gri e me këmishë të bardhë, më shumë se si një kandidat për t'u kunguar apo ushtar i Krishtit, ngjante si një çunak që çan përgjatë lungotever­es, për të gjuajtur...

AUTORI

Lindi në Bolonjë më 5 mars 1922. Në moshë të re fillon të shkruajë poezi, duke ndërthurur tekstet në gjuhën italiane me dialektin friulian. Më 1942 del libri i tij i parë "Poezi në Kazarsa". Veprimtari­a e tij poetike përbën një ecuri konstante dhe do të çojë në botimin e disa prej teksteve më të rëndësishm­e të letërsisë italiane të viteve nëntëqind: "Ajka e rinisë" ( 1954), "Eshtrat e Gramshit" ( 1957)," Religjioni i kohës sime" ( 1961), "Poezia në formë trëndafili" ( 1964), etj. Në vitin 1955 shfaqet në fushën e prozës me "Djem jete". Në vijim do të shkruajë edhe romane të tjera, si "Jetë e dhunshme" ( 1959), "Nafta" ( botim postum i vitit 1992). Më 1960- 1961 ndodh kalimi i tij në regji, nëpërmjet filmit me metrazh të gjatë "Lypsari". Në vitin 1973 nis bashkëpuni­min me gazetën "Corriere della sera". Përmes një sërë artikujsh të përmbledhu­r "Shkrime korsare" ( 1975) dhe "Letra luterane" ( botim postum i vitit 1976) - shkrimtari përballet me probleme shumë therëse të Italisë bashkëkoho­re. Natën mes 1 dhe 2 nëntorit të vitit 1975, Pasolini vritet në Hidroporti­n e Ostias, pranë Romës.

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit
 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania