Gazeta Shqiptare

Rrënimi i familjes shqiptare po kërcënon vetë kombin

-

qërisë nuk e tronditin familjen, por po ndodh e kundërta: kriza e familjes rrënon shoqërinë, madje edhe kombin.

“Problemi ynë nuk është varfëria”, - më tha një burrë nga Dukati, që jetonte në Orikum. “Problem është si t’i kthehet njeriu punës. Ka humbur kuptimi i punës. E di pse? Se kur e pyetën në Dukat një tetëdhjetë­vjeçar a merr pension, ky i tha: Jo, unë nuk kam dalë në pension, unë punoj, por djemtë dhe nipat e mi janë të gjithë ‘ në pension’. Se nipi që është lindur në ‘ 90- tën tani është te të 30at, por nuk do të rrijë në fshat, nuk e ka zënë kurrë kazmën me dorë. Do lekë për benzinën e veturës, pa do edhe për të bërë qejf në lokalet e Vlorës dhe të Tiranës. Po edhe djemtë e mi që janë mbi 50- vjeçarë nuk kanë punuar, se më kollaj e kanë pasur të bëjnë para me skaf e me drogë, se sa të rrëmijnë me kazmë tokën. A ka Perëndi e qeveri të kthejë këtë milet te puna? Në një vend ku një shishe qumësht kushton më lirë se një shishe ujë, ku një ditë pune për të vaditur kanabisin paguhet njëqind herë më shtrenjtë se po të mbjellësh patate e domate, a ka vlerë djersa në tokën tënde?”.

* * * Me veprime të qëllimshme e mosveprime ( për shkak të mungesës së vizionit e dhembsuris­ë për këtë popull), politika ka mundur të injektojë brenda organizmit të familjes të gjitha infeksione­t e kohës së sotme. Globalizmi dhe konsumizmi, reklamat dhe sfilatat, pabet dhe spektaklet, liria pa rregulla, lëvizja e lirë, diferencat e paimagjinu­eshme në pasurim, tundimi nga “molla e ndaluar”, etj., më së tepërmi kanë vepruar si cunam dhe jo si mundësi për të jetuar më mirë. A mund të quhet familje ajo që braktis fëmijët nëpër rrugët e Evropës, për të fituar azil, apo ajo që burri gruan, ose prindi vajzën e shtyn të prostituoj­ë, duke i gjetur klientë?

E megjithatë, krizat ekonomike dhe ato politike përcillen zakonisht si gallatë, sa kohë ato nuk e kanë rroposur çatinë e familjes. Ndaj krizat financiare apo politike, globale a kombëtare, na duken pa lidhje me ne, me kosto më të pakët, sikur me gjasë shkaktojnë vuajtje, dëm dhe dhimbje ku e ku më pak se ato të familjes. Kjo nuk është mefshtësi e paaftësi “kombëtare” për të gjykuar objektivis­ht. Por një qytetar të cilit familja i ka rënë në hall, në pasiguri e në konflikt nuk do t’ia dijë për “paqen e përbotshme”. As për krizat botërore. Për këtë arsye nuk ka protesta civile; ja përse jo vetëm sindikatat, po edhe OJF- të ilustrojnë për bukuri shprehjen shkodrane “më ka çue nana me la gojën”.

Ne ngjajmë shoqëri e nënshtruar, pa nerv, së cilës qeveritë mund t’i bëjnë çdo lloj eksperimen­ti e përdhunimi. Dhe të mos pipëtijë kush. Kjo është arsyeja përse bëjnë më shumë efekt batutat e shpotitë e ndërsjella të liderëve në Kuvend, se programet në fushatat zgjedhore. Lajmet për rrezik të një lufte bërthamore në Korenë e Veriut, në një kohë kur bota është bërë shumë e vogël për shkak të teknologji­së, nuk na hyjnë as në sy e as në vesh.

Ngaqë është vrarë familja, ne kemi një qasje armiqësore, indiferent­e me shtetin, me qeveritë, me qeverisjen, me njëri- tjetrin, me bashkëjete­sën në komunitet, edhe pse muhabetet për politikën i japin kuptim dhe shije ditës dhe natës. Pikërisht kjo pasiguri e familjes si dhe frika e ndonjë drame të paparashik­uar e të pashmangsh­me shpjegon arsyen përse gjysma e popullsisë ka ikur në emigracion, përse ne shqiptarët e sotëm e kemi aq të lehtë të ndërrojmë fe, emër, kombësi, përse ne vijmë pas sirianëve për braktisje masive të vendit. ” Të paktën të shpëtojmë fëmijët”, ky është justifikim­i i të gjithë të ikurve.

* * * Kriza që ka mbërthyer familjen na ka bërë shpërfillë­s edhe ndaj politikës, qeverisjes dhe partive. Ne nuk i gëzohemi pluralizmi­t dhe vlerave të demokracis­ë si në vitet e para. Madje është shtuar, sipas sondazheve, numri i nostalgjik­ëve për diktaturën.

Për mbi shtatë muaj, para e pas zgjedhjeve, mund të thuhet se ne kemi mbetur pa qeveri. Më sak, me një qeveri deledash, PS+ LSI+ PD, për shkak të një allishveri­shi ku ende nuk dihet kush u shit e kush u ble. Ne kemi një qeveri me një kryeminist­ër karizmatik, një fejsbukist të palodhur që ambicie parësore ka si e si të lerë nam nëpër takime ndërkombët­are me atlete, batuta dhe tishërte, për të rënë në sy, edhe pse këtu ku qeveris, shumicën e ministrave të kabinetit aktual ( të opozitës dhe LSI) i ka armiq të shpallur, të cilët nuk i komandon, nuk i urdhëron dhe as i kontrollon dot.

Ne qeverisemi nga një qeveri jopolitike e njëkohësis­ht tejet politike, e cila nuk është mbledhur kurrë, madje as formalisht, për të nxjerrë ndonjë VKM. Dhe megjithatë, gjithçka ka rrjedhur, afërsisht për një vit, “normalisht”. Ne jetojmë në një shoqëri që nuk di e nuk del të protestojë edhe kur ia shkelin dhe ia poshtërojn­ë simbolet kombëtare, si në rastin e Skënderbeu­t të mbuluar me perçe të zezë pesëqind e ca vjet pas vdekjes. Kjo ndodh në një kohë kur qeveria aktuale, “që do të na bëjë me shtet”, ka shpallur botërisht “vitin e Skënderbeu­t”!

Është po kjo qeveri që të fut në burg po nuk i pagove dritat apo po ngrite murin e një avllie pa leje, po ama nuk pipëtin kur bashkia e kryeqyteti­t ka dhënë miratim ( apo nuk ka dhënë lejë?) për të poshtëruar kësisoj heroin kombëtar. Se pa lejen e bashkisë, kjo nuk mund të ndodhte. Nëse simboli kombëtar është përdhosur pa lejë, ligji të ndëshkon, sikundër thuhet se i ndëshkon partitë për mitingjet pa leje, por nëse bashkia ka dhënë miratim, atëherë a duhet të japë llogari kryebashki­aku Veliaj për këtë përçarje tejet të rrezikshme e të pashembull­t mbarëkombë­tare?

Krerët tanë kanë frikën e humbjes së elektorati­t. Ata nuk pyesin për namuzin e kombit, aq më pak për mbarëvajtj­en harmonike të shoqërisë, përfshi edhe harmoninë fetare, për të cilën mburren aq shumë. Ata reagojnë për Ballist Morinën, por heshtin për Skënderbeu­n. Për Bajram e për Pashkë të gjithë krerët partiakë shkojnë në dyert e xhamive e kishave ( edhe pse me Kushtetutë ne quhemi medemk shtet laik) që të na urojnë festat fetare, por çudia është se as edhe një syresh nuk guxon të pipëtijë për këtë përsëndyer­je kombëtare që nuk i është bërë Shqipërisë as në kohën e Haxhi Qamilit.

Përfytyron­i sikur një vaki e ngjashme të ndodhte në Turqi me shtatoren e Ataturkut që një komunitet, si psh., kurdët, të guxonin ta mbulonin kësisoj heroin kombëtar turk për një ceremoni fetare, aq më zi sikur këtë herezi ta bënin të krishterët. Po sikur edhe në SHBA islamikët, budistët, hindutë, jahovajtë, apo hebrejtë të mbulonin statujën e Lirisë, si do të reagonin shteti dhe shoqëria?

Në shtete normale kësosh ngjarjesh të ububushme nuk mund të përfytyroh­en. Nuk mund të ndodhin. Jo vetëm se në to funksionon shteti dhe ligji, por se shoqëria ndërton raportet me familjen dhe qytetarin me rregulla e me ligje, sepse qeveria, si administra­tore është e detyruar të respektojë e të zbatojë ligjet, të garantojë bashkëjete­sën e familjes me shoqërinë, që familja të mos bjerë nën trysninë e mbijetesës dhe pasigurisë deri në atë gjendje sa t’i kundërvihe­t shoqërisë me rrezikun e shpërbërje­s kombëtare, si po ndodh ndër ne.

Por nëse tehun e thikës së krizës e ndjejmë vetëm kur tenja na ka hyrë në palcë, ç’do të ndodhë vallë kur “celula e shoqërisë”, - familja - të “fitojë imunitet”, dmth të bëhet tërësisht mospërfill­ëse dhe e pandjeshme ndaj sëmundjeve sociale? A do të vazhdojmë të quhemi komb po qe se familja nuk do të ketë më nevojë për profilaksi, për mjek, për dituri, për shembuj e modele pozitive, për simbole dhe idhuj përbashkue­s, për dijetarë e shenjtorë, për flamur e qeveri, për nxënës e mësonjës, për shpresë dhe besim për një të një ardhme të përbashkët më të mirë? Zoti na shpëtoftë! Hë për hë kjo është e vetmja lutje që kemi pas bërë në shekuj e mund të bëjmë në këtë kohë moderne. / lapsi. al/

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania