Gazeta Shqiptare

Sa larg në Strumicë, por sa qetë në Strumicë!

U tha se do bëhej nami, por në qytet as nuk donin t'ia dinin se do luhej një ndeshje futbolli mes FYROM- it dhe Shqipërisë Tifozët vendës të painteresu­ar, shqiptarët zot në stadium

- Jeton Selimi

Lëmë Qafë Thanën dhe shkojmë drejt Strugës pa atë ndjesinë që jemi në tokë të huaj. Kafe mes shqiptarës­h, dy batuta, një kothere bukë dhe më pas mendueshëm kalojnë Ohrin për të hyrë në zemrën pjesës sllave të ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Rrugëtimi për në Strumicë është i gjatë dhe të lodhshëm nuk e bëjnë kilometrat, por infrastruk­tura e keqe e rrugëve, që, teksa i sheh, kupton se i fundit që ka vënë dorë në atë zonë të FYROMit ka qenë Tito. Me vdekjen e diktatorit që shpiku dhe shtetin artificial të "Maqedonisë", në atë zonë vdiqën dhe investimet e mëdha, ndërsa ishte lehtësisht e kuptueshme se për të zhvilluar Shkupin, në kurriz e kishin pësuar edhe ata që "çirren" më fort për një identitet që nuk ka dhe nuk do të ekzistojë kurrë!

PJESA SLLAVE

Ndërsa lëmë pas Manastirin, rruga na fut në një zonë me banesa të tipit geto. Ishte një lagje rome, me plehra që ishin bërë kapicë në të dyja anët e rrugës dhe që digjeshin nën vështrimin e asaj popullate të varfër. Varfëria ishte ulur këmbëkryq në shumë fshatra dhe qyteza, që dukeshin të përhumbura dhe pa jetë, ndërsa gungat dhe gropat e rrugëve të shkundnin dhe të mbanin zgjuar për të parë këtë zonë të FYROM- it, ku kërkohej me krenari të proklamohe­j të qenit "maqedonas", me flamuj që ngriheshin çdo 20 apo 30 kilometra në kodra e male. Gjithnjë e më dendur kur afroheshe në Prilep, një qytet që tentonte të ngrihej lodhshëm në një kodër, si pa fuqi për ta pushtuar atë. Më pas një copëz autostradë për në Strumicë, vetëm 13 kilometra në rrugën tonë, e quajtur "Aleksandri i Madh", dhe që shtrihej drejt Greqisë si për t'u kujtuar fqinjëve se tani Aleksandri është "maqedonas i ri".

STRUMICA

Një qytet i qetë ku më shumë ndjehej bullgarish­tja sesa maqedonish­tja. Me njerëz që rendnin të mbylleshin nëpër apartament­et e tyre me perëndimin e diellit dhe e vetmja zonë ende e gjallë mbetej bulevardi "Mareshalli Tito" dhe sheshi qendror i Strumicës, me shtatoren e Goce Delçevit, që i ka hapur krahët e tij në drejtim të pedonales së qytetit, e cila pavarësish­t ngushtësis­ë së saj, ishte zona më e preferuar nga të rinjtë. Me bare, lokale të tipit "lounge" dhe restorante. Ajri freskohej shpejt në Strumicë dhe të detyronte të vishje diçka për të mos pasur ftohtë.

Hotel "Gligorov" në pjesën lindore të qytetit, ishte streha e Kombëtares në qëndrimin e saj dyditor në Strumicë. Një hotel larg zonave të populluara për t'u dhënë kuqezinjve qetësi dhe siguri, për të cilën kishin menduar dhe forcat e sigurisë të ardhura enkas nga kryeqyteti dhe shpesh nuk lejonin as mediat t'u afroheshin lojtarëve. Por na duhej të iknim në Tetovë, të nesërmen një grup i madh tifozësh do të niseshin nga qyteti më i madh shqiptar drejt Strumicës, ndaj dhe u detyruam të udhëtonim gati 3 orë të tjera në veriperënd­im të FYROM- it, duke lënë pas Stumicën në skajin tjetër të vendit.

TETOVA DHE SHKUPI

Të gjithë të uronin për fitoren e kuqezinjve, por asnjë organizim nuk vumë re në qytet, që dukej sikur i bënte një qëndresë të heshtur "shtetit" që kurrë nuk njohu numrin e vërtetë të etnisë shqiptare në ata kufij. Në një kafene të qytetit në bulevardin, që edhe këtu mbante emrin e ish- diktatorit Tito, takuam një anëtar të tifozërisë së "Ballistave" dhe një të "Tifozave Kuq e Zi", që konsumonin kafe së bashku dhe prisnin shokët e tyre për t'u bashkuar të gjithë në Shkup. 450 do ishin tifozët shqiptarë në stradium, prej të cilëve 350 nga "TKZ" dhe 100 mes "Ballistëve" dhe "Plisave". Ndaj për të gjetur një turmë më të madhe tifozësh shqiptarë kaluam në Shkup, por aty mësuam se grupimet e tifozëve do të vinin pas mesditës dhe ne nuk mund t'i prisnim aq gjatë. Por kjo nuk na pengoi që të bënim diferencës mes lagjeve shqiptare të lëna në varfëri dhe pjesës sllave të kryeqyteti­t që për shkëlqimin e tij gllabëront­e dhe paratë e gjithë FYROM- it.

SËRISH NË STRUMICË

Ishte dita e ndeshjes dhe kërkonim që të gjenim së paku një grup tifozësh vendës, por askush nuk e kishte mendjen aty. Ai qytet prej 100 mijë banorësh ishte thuajse indiferent ndaj një sfide që, nga ana jonë, në fillim u përjetua si një ndëshkim që në momentin që përballja u caktua në atë qytet të largët të juglindjes së FYROM- it. Por ata nuk kishin minimumin e interesit. Aq sa pak orë nga ndeshja të lihej përshtypja se stadiumi do ishte bosh, ndërsa në rrethinat e "Mlladostit" të dërmuar, por të bërë me botoks sa për sy e faqe, ata që spikasnin ishin vetëm forcat e shumta policore.

NDESHJA

Në fakt, stadiumi mezi u mbush, madje tribuna përkarshi, ajo ku edhe ishin vendosur kamerat, kishte një sektor të saj të boshatisur, teksa qendrorja ku ishte vendosur dhe tribuna e mediave, ishte plot. Tifozët shqiptarë u ndjenë sapo erdhën dhe vuajtën jo pak të hynin në stadium pasi policia u lexoi me vëmendje dhe markën e këpucëve që mbanin veshur nga frika e mesazheve fyese që mund të provokonin vendësit. Por vendësit i tërbonin vetëm dy fjalë, "UÇK" dhe "Ilirida" si dhe sa herë spikeri i stadiumit fliste shqip. Por ata që bërtisnin më shumë ishin "Majmunët" e Prilepit, që me ato ngjirjet e tyre "Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur" dhe "Dhoma gazi për shqiptarët", bënë që edhe vendësit të fillonin avazin e shfryrjes ndaj një ndeshjeje që po humbisnin, ndërsa të habiste inderefenc­a e gazetarëve vendës, qoftë edhe shqiptarëv­e të FYROM- it, që reagonin vetëm pasi i pyesje dhe nuk skandalizo­heshin aspak nga ajo që dëgjonin. Më pas himni, fërshëllim­a dhe britma çjerrëse. Por aq bënte, ishte diçka që pritej dhe asgjë më shumë nuk ndodhi. Ah po, Eriskoni, ai gjyqtari milioner që përpara se të japë një penallti, do të bënte mirë që të shkonte për një vizitë tek okulisti. Por në fund ka festë. Tifozët shqiptarë në stadium gjunjëzuan gjithë pjesën tjetër me tifozllëku­n e tyre, ndërsa në fund ishin lojtarët ata që shkuan e duartrokit­ën tifozët, të vetëdijshë­m se ata në tribuna luajtën shumë herë më mirë sesa ata në fushën e lojës.

Më pas, gjumë i thellë në hotelin e Aleksandri­t, një djaloshi nga Stumica, që fitoi respektin tonë me sjelljen e tij dhe buzëqeshje­n dashamirës­e. Në mëngjes morëm rrugën e kthimit dhe kaluam dhe njëherë pjesën sllave, por kësaj here e dinim se ç'na priste dhe mezi prisnim të ktheheshim në Strugë, aty ku kafeneja në burimin e Drinit të Zi ishte stacioni i fundit para kalimit të Qafë- Thanës, në një udhëtim të gjatë e të lodhshëm, por që do mbetet i paharruar pasi na dha mundësinë të jetonim nga pranë diçka që nuk e kishim njohur kurrë më parë. Por me fitoren e Kombëtares, natyrisht që udhëtimi do të kishte qenë edhe më i bukur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania