SHBA hap dyert, 50 mijë viza për lotarinë amerikane
Departamenti i Shtetit konfirmon edhe për 2018- ën, Shqipëria, një nga vendet që përfiton Ja kriteret që duhen ndjekur për t'u shpallur fitues
Shtetet e Bashkuara do të vendosin në dis pozicion 50.000 viza për të gjithë fituesit e lotarisë amerikane në botë për vitin 2018- të, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, bën me dije se përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore nëpërmjet shorteut kompjuterik. Për të gjithë të interesuarit, aplikimi fillon më 3 tetor deri në 7 nëntor 2017. Në bazë të njoftimit, kandidatët nuk duhet të presin javën e fundit të periudhës së regjistrimit pasi mund të shkaktohet mbingarkesë e faqes së internetit prej kërkesave të shumta. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantë nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të totalit t? vizave n? dispozicion.
KRITERET
Të gjithë aplikantët që do të përzgjidhen nga lotaria, duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshmërisë në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Individët e lindur në një vend të kualifikueshëm për programin e DV- 2018, ku Shqipëria hyn në mesin e shteteve që e përfitojnë lotarinë. Ligji dhe rregullat e emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon se për vitin fiskal 2018- të, do të vihen në dispozicion 50000 viza për të gjithë fituesit e lotarisë amerikane në botë. Shqipëria hyn në mesin e shteteve që e përfitojnë lotarinë, ndërmjet 6 rajoneve. Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore nëpërmjet shorteut kompjuterik. Për të gjithë të interesuarit, aplikimi fillon më 3 tetor deri në 7 nëntor 2017 dhe asnjë vend i veçantë nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të totalit të vizave në dispozicion.
MIJË APLIKIME
Rreth 200 mijë shqiptarë çdo vit aplikojnë për t'u bërë fitues të lotarisë amerikane e për të nisur një jetë të re në kontinentin tjetër. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, numri i aplikimeve të shqiptarëve drejt vendit të ëndrrave arrin qindra mijë, personalisht apo si familje. Numri më i vogël i aplikimeve është shënuar në vitin 2011 ku 87 mijë shqiptarë kanë aplikuar për lotarinë amerikane për t'u shpallur fitues e për t'u zhvendosur në tokën që sipas tyre premton më shumë se Shqipëria.
mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një
"arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente", përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bash-
kuara ose përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi arsimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Sh-
tetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës, me kohë të pjesshme, ose certifikata të ngjashme ( të tilla si me kohë të pjesshme G. E. D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t'i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë. Nëse aplikanti nuk i përmbush kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi i tij do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as ai, e as anëtarët e familjes së tij nuk do t'ju lëshohet vizë. Departamenti Amerikan i Shtetit bën me dije se një tjetër kriter është aplikimi oline, ndërkohë thekson se aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Në bazë të ligjit, lejohet vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit, në të kundërt ata individë që do konstatohen që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë periudhës 3 tetor- 7 nëntor 2017 do të skualifikohen. Ndërkaq aplikantët duhet të kenë kujdes të përfshijnë në regjistrim bashkëshortin/ en, në të kundërt do të ndodhë skualifikimi i aplikantit kryesor dhe refuzimi i të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për
vizë. Kjo vlen dhe për mos përfshirjen në regjistrimin për lotarinë të të gjithë fëmijëve që kanë të drejtë, çka sjell skualifikimin e aplikantit. Në njoftim bëhet me dije se nuk ka një moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç.
PËRZGJEDHJA
Departamenti i Shtetit Amerikan nuk do të dërgojë një letër njoftimi. Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka dërguar email për të njoftuar ata individë që kanë janë të përzgjedhur, dhe nuk planifikon që të përdorë email për qëllimi të tilla si programin e DV- 2018. Nëse kandidati është përzgjedhur, do të marrë email komunikimi vetëm në lidhje me caktimin për vizë, pasi aplikanti t'i jetë përgjigjur udhëzimeve të njoftimit mbi Kontrollin e Statusit t? t? Regjistruarve. Këto emaile nuk do të përmbajnë informacion mbi datën dhe kohën e takimit ekzistues, thjesht tregojnë mbi detajet e takimit dhe i përzgjedhuri duhet pastaj të kontrollojë Statusin e t? Regjistruarve për informacion të detajuar për çështjen.