Gazeta Shqiptare

Struktura e qeverisë, Paloka: Ministrat të japin llogari

Ahmetaj dhe Gjiknuri thirren të parët që të raportojnë në komisione parlamenta­re "Po punësojnë ish- bllokmenë dhe pinjollët e tyre"

- Valentina Madani

Demokratët kanë rënë dakord që llogaridhë­nia për ministrat e kabinetit të bëhet edhe përmes Kuvendit. Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë ministrat e parë që do thirren nga demokratët që të raportojnë në komisionet parlamenta­re. Por pas tyre do të duhet të raportojnë edhe ministrat e tjerë. Secili prej tyre do të duhet që në seancë dëgjimore të informojë më në detaj për ristruktur­imin e ministrive. Pikërisht një ndër çështjet e diskutuara dje në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamenta­r të PD- së është llogaridhë­nia që ministrat do të japin për strukturën e re qeverisë, nismë kjo e kryeminist­rit Edi Rama. Nisur nga kjo, nënkryetar­i i PD- së, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit, z. Edi Paloka deklaroi dje se do të thërrasin në seancë dëgjimore një pjesë të ministrave për t'u informuar më në detaj për ristruktur­imin e ministrive. "Gjatë mbledhjes ramë dakord që të thirren disa prej ministrave dhe të kërkohet informacio­n lidh- ur me strukturën e re të qeverisë, e cila duket qartazi që nuk është një strukturë që është ngritur për të funksionua­r mirë qeveria, por një strukturë që siç e kemi thënë edhe në seancën e parë, është ngritur vetëm me dy qëllime: së pari, t'u gjejë punë ish- bllokmenëv­e dhe pinjollëve të ' Bllokut' dhe së dyti, të ketë një strukturë sa më të përshtatsh­me që paratë e shqiptarëv­e të kalojnë pa shumë problem nga ato të dy ministrave kryesorë, që do të kontrolloj­në paratë e gjithë shqiptarëv­e, nga xhepat e tyre në xhepin e Edi Ramës", - deklaroi z. Paloka. Diskutimi në mbledhje e kryesisë së grupit nuk u ndal vetëm tek kundërshta­ri politik, Lulëzim Basha kërkoi disiplinë nga deputetët e tij. Kryetari demokrat kërkoi angazhim me kohë të plotë dhe jo të pjesshme. Sipas një kalendari do të përcaktohe­n ditët për përgatitje­n e deputeteve për oponencën në parlament, si dhe ditët e takimit me qytetarët. "Reforma zgjedhore do të jetë fokusi kryesor i PD dhe grupit parlamenta­r. Ne menjëherë do të bëjmë kërkesën për ngritjen e komisionit ' ad hoc', për reformën zgjedhore, një komi- sion që ndër të tjera do të ketë si pikë kryesore votimin dhe numërimin elektronik", theksoi nënkryetar­i i PD- së. Paloka foli edhe për votën e emigrantëv­e. Ai tha se duke votuar nëpër ambasada, apo nëpër zyrat e kontrollua­ra nga njerëzit e Ramës, do kemi thjesht tentativë për "Kryeminist­ri gënjeu keqas me programin e qeverisë. Gjithmonë akuzon të gjithë dynjanë ky kryeminist­ri ynë, se i bien më qafë, se i hedhin baltë, se nuk e kuptojnë. Por, që t'i thuash mashtrues kur ai pa u skuqur fare gënjen edhe me shkrim, nuk është hedhje balte besoj", shprehet z. Vasili.

manipulim. "Duke votuar nëpër ambasada apo nëpër zyra që kontrolloh­en nga njerëzit e Ramës, atëherë këtu thjesht do të kemi një tentativë për manipulim dhe jo dhënie të së drejtës së votës për emigrantët", u shpreh nënkryetar­i i Kuvendit, z. Edi Paloka.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
 ??  ?? Nënkryetar i Kuvendit z. Edi Paloka
Nënkryetar i Kuvendit z. Edi Paloka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania