Gazeta Shqiptare

Tabaku: Si e gënjyen me legalizime­t për t'i marrë votën

Deputetja e PD publikon mesazhin e qytetarit

-

e PD- së, Jori da Tabaku, publikoi dje mesazhin e qytetarit për deputeten socialiste, sipas së cilës i premtuan legalizime, por i gënjyen për t'u marrë votën. Tabaku publikoi mesazhin e një qytetari, dërguar deputetes Elona Gjebrea, fill pas nisjes së zbatimit të projektit për rehabiliti­min e Lanës. Gjatë fushatës, banori zbulon se u janë premtuar legalizime­t, ndërkohë që sot po u shemben shtëpitë. "I gënjyen për t'u marrë votën e sot i dhunojnë e arrestojnë për t'u shkatërrua­r pronën. Patëm shumë diskutime gjatë kësaj fushate për përdorimin e policisë, Hipotekës, legalizime­ve për qëllime elektorale. Të gjitha paskan qenë të vërteta. Këta qytetarë qenkan gënjyer me legalizime­t", reagon Tabaku. Po dje Institucio­ni i Avokatit të Popullit njoftoi se ka nisur hetimin administra­tiv në lidhje me procedimin nga ana e Inspektora­tit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ( IKMT) për prishjen e disa ndërtimeve private, në zbatim të një projekti infras- trukturor në Shkozë të Tiranës. "Përfaqësue­s të Avokatit të Popullit kanë ndjekur ditën e djeshme në terren procedurat që po kryhen nga IKMT dhe Policia e Shtetit në zonën e Shkozës. Gjithashtu, nga ana e përfaqësue­sve të institucio­nit tonë është marrë kontakt me qytetarët e prekur nga projekti i mësipërm. Sipas tyre, IKMT ka njoftuar para disa ditësh për prishjen e banesave të ndërtuara pas vitit 1991, për të cilat ata kishin kryer vetëdeklar­im. ALUIZN- i Tiranë sipas tyre, vetëm para pak ditësh i kishte njoftuar se ndërtimi i tyre nuk do të trajtohej me leje legalizimi", thuhet në njoftimin e AP- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania