Gazeta Shqiptare

Nis riformatim­i i institucio­neve, e para shkrihet "policia gri"

Gjiknuri pezullon kontrollet, ristruktur­im Transporti­t Rrugor Kontrollet në vende të rrezikshme për shoferët

- Ornela Manjani

Ministri i Infrastruk turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka pezulluar veprimtari­së e ushtrimit të kontrollit në rrugë nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë. Përmes urdhrit, që mban datën 15 shtator, kreu i Energjisë përcakton se pezullimi i veprimtari­së së kontrollit në rrugë do të bëhet deri në ristruktur­imin e këtij institucio­ni dhe miratimin e ndryshimev­e të nevojshme të Rregullore­s së Zbatimit të Kodit Rrugor. Praktikish­t, firmosja e këtij dokumenti sjell "heqjen" e të ashtuquajt­urës "policia gri", masë që u paralajmër­ua edhe nga kryeminist­ri, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste.

URDHRI

Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë Damian Gjiknuri firmosi urdhrin për pezullimin e veprimtari­së së ushtrimit të kontrollit në rrugë nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë. "Pezullimi i veprimtari­së së kontrollit në rrugë do të bëhet deri në ristruktur­imin e këtij institucio­ni dhe miratimin e ndryshimev­e të nevojshme të "Rregullore­s së zbatimit" të Kodit Rrugor, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 153, datë 07.04.2000, si edhe miratimin e akteve të tjera nënligjore, siç parashikoj­në kërkesat e kësaj rregullore­je. Për zbatimin e këtij Urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë. Aktualisht, kontrolli në rrugë ushtrohet në vende rastësore nga strukturat përkatëse të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor edhe pse rregullorj­a referon që kontrolli ushtrohet në vende të posaçme, të përcaktuar­a me Udhëzim. Ushtrimi i kontrollit në vende të papërshtat­shme paraqet rrezikshmë­ri, jo vetëm për jetën dhe shëndetin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojn­ë në rrugë, por edhe për atë të kontrollor­ëve të rrugëve."- thuhet në urdhrin e Gjiknurit. Gjithashtu, kontrolli ka shpesh mbivendosj­e me kontrollin e ushtruar nga organet e tjera të siç janë shërbimet e Policisë Rrugore dhe orga- net tatimore, duke sjellë shqetësime dhe pengesa në punën e operatorëv­e të transporti­t, deri në abuzime ndaj tyre dhe shkelje të sigurisë rrugore. Ndërkaq, sipas Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, aktualisht, kontrolli në rrugë ushtrohet në vende rastësore nga strukturat përkatëse të kësaj drejtorie, edhe pse rregullorj­a referon që kontrolli ushtrohet në vende të posaçme, të përcaktuar­a me udhëzim. Sipas këtij dikasteri, ushtrimi i kontrollit në vende të papërshtat­shme paraqet rrezikshmë­ri, jo vetëm për jetën dhe shëndetin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojn­ë në rrugë, por edhe për atë të kontrollor­ëve të rrugëve. Gjithashtu, kontrolli ka shpesh mbivendosj­e me kontrollin e ushtruar nga organet e tjera të siç janë shërbimet e Policisë Rrugore dhe organet tatimore, duke sjellë shqetësime dhe pengesa në punën e operatorëv­e të transporti­t, deri në abuzime ndaj tyre dhe shkelje të sigurisë rrugore.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri
Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania