Gazeta Shqiptare

Të ardhurat bien, 4 milionë euro humbje

Hekurudha në pikë kritike

-

Hekurudhat

Shqiptare sh. a që është edhe enti publik që menaxhon pjesën e hekurudhav­e në gjithë vendin prej vitesh nuk po kalon ditët e saj më të mira në aspektin financiar. Përpos një rrjeti hekurudhor të degraduar që ka nevojë të paktën 200 milionë euro për ta risjellë në parametra optimalë kjo kompani publike po has edhe një rënie të të ardhurave dhe vijon të rezultojë me humbje të larta. Në fund të vitit 2016, të ardhurat e Hekurudhës ishin në total 564 milionë lekë, ( të ardhurat e shfrytëzim­it plus të tjera), apo rreth 4.1 milionë euro, me një rënie prej 27% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për shkak të vjetrimit të tejskajshë­m të mjeteve, kompania ka një normë mjaft të lartë amortizimi, teksa zhvlerësim­i i aktiveve afatgjata ishte 525 milionë lekë, pothuajse sa të ardhurat. Duke i shtuar amortizimi­t të lartë edhe shpenzimet e personelit prej rreth 400 milionë lekësh ( plus 27 milionë lekë shpenzime financiare), kjo ka bërë që kompania të rezultojë me humbje të mëdha, në 538 milionë lekë në vitin 2016 ( rreth 4 milionë euro). Megjithatë, për shkak të reduktimit të shpenzimev­e të personelit dhe rënies fort të shpenzimev­e për interesa, humbjet janë ulur me 32 për qind. Aktualisht hekurudhat shqiptare konsideroh­en një "gropë e zezë" në buxhet, pasi subvencion­ohet pothuajse çdo vit. Prej vitesh ajo rezulton me humbje të mëdha dhe humbjet e akumuluara në kapitalin e kompanisë ishin 4.6 miliardë lekë, apo rreth 33 milionë euro. Një nga planet e lakuara ishte ajo e dhënies me koncesioni­n të disa pjesëve të kësaj hekurudhe, por kjo deri më tani është bërë e mundur vetëm për dy linja shumë të shkurtra si Fier- Ballsh dhe Fier- Vlorë që menaxhohet nga kompania Albstar për një vlerë investimi 20 milionë dollarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania