Gazeta Shqiptare

PD, kërkesë Kuvendit: Të ngrihet komision për votimin elektronik

Zbardhen porositë e Bashës për deputetët: Nuk tolerohet më, jeni ' full- time' Të hënën depozitohe­t kërkesa për reformës zgjedhore

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e ka ndërmarrë hapa konkretë për reformën e re zgjedhore. Kryesia e grupit parlamenta­r të PD vendosi dje të depozitojë të hënën në Kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit "ad hoc" parlamenta­r për reformën zgjedhore.

Në fokus janë dy pika kryesore, problemati­kat e zgjedhjeve që kanë të bëjnë me shitblerje­n dhe manipulimi­n e votës dhe e dyta, votimi elektronik. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se z. Basha u ka kërkuar deputetëve të punojnë me kohë të plotë, duke thënë se s'ka më angazhime të pjesshme. Gjithashtu, bëhet e ditur se kreu i PD- së ka kërkuar që të caktohen datat dhe kalendarët për mbledhjen dhe përgatitje­n e të gjithë deputetëve për ligjet dhe oponencën në parlament dhe në publik, si dhe ditët e takimeve me qytetarët në zonat elektorale. "Deputetët do funksionoj­në ndryshe. Puna e deputetëve është ' full- time', jo me kohë të pjesshme. Disiplinim i punës për të arritur efiçencën dhe opozitariz­min. Nuk mund të lejohen më angazhime të pjesshme me disa orë. Deputetët do të angazhohen çdo ditë me kohë të plotë si ligjvënës dhe në shërbim të qytetarëve. Të caktohen ditët e kalendarit për mbledhjen dhe përgatitje­n e deputetëve për ligjet dhe oponencën në parlament dhe në publik, si dhe ditët e takimit me qytetarët në zonat elektorale. Të gjithë deputetët aktivë, asnjë i mënjanuar", mësohet të jetë shprehur z. Basha gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të kryesisë së grupit të PD- së. Reforma Zgjedhore ishte tema kryesore e debatit mes shumicës dhe opozitës në fund të mandatit të kaluar, pasi PD kërkonte me çdo kusht votim elektronik. Por, një gjë e tillë sipas shumicës ishte e pamundur, pasi nuk kishte kohë të mjaftueshm­e për ta realizuar. Ndërsa me fillimin e legjislatu­rës së re të Kuvendit, PD e ka vendosur në plan të parë, ashtu sikur deklaroi edhe Basha në fjalën e tij të parë si kryetar i opozitës në Kuvend, pak ditë më parë. PD kërkon që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të votojnë në mënyrë elektronik­e, gjë që sipas Bashës do të shmangte manipulimi­n e votave. Por,

"Të caktohen ditët e kalendarit për mbledhjen dhe përgatitje­n e deputetëve për ligjet dhe oponencën në parlament dhe në publik, si dhe ditët e takimit me qytetarët në zonat elektorale. Të gjithë deputetët aktivë, asnjë i mënjanuar", tha z. Basha.

përpos kësaj, një tjetër pikë që pritet që të sjellë debat në komision është shitblerja e votës, e cila kërkohet që të shqyrtohet nga PD. Basha ka akuzuar se në 25 qershor ka pasur shitblerje masive të votave, pavarësish­t se ishte pjesë e qeverisë me ministrat teknikë dhe zv/ kryeminis-

tren. Ashtu si në komisionin e parë, edhe këtë herë nga PD përfaqësue­s do të jetë Oerd Bylykbashi. Reforma Zgjedhore ishe një nga pikat e paktit mes Ramës dhe Bashës në 17 maj, por lideri demokrat deklaroi në Kuvend pak ditë më parë se ajo marrëveshj­e ka vdekur.

 ??  ??
 ??  ?? Grupi Parlamenta­r i PD- së
Grupi Parlamenta­r i PD- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania