Gazeta Shqiptare

Mblidhet KLD, Meta: Bashkëpuni­m për zbatimin e ligjit të vetingut

Vrasja e Liljana Rukos, inspektim për gjyqtarin e Fierit Hoxha: Ndihmë komisionev­e për vlerësimin e gjyqtarëve

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, drejtoi dje për herë të parë mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila nisi me diskutimin për vetingun dhe dhunën në familje. Pas mbledhjes që zgjati për gati 2 orë, Presidenti Meta u shpreh: "Mbledhja përfundoi me një kohë të shpejtë, që do të thotë se vullneti për bashkëpuni­m, për të plotësuar të gjitha detyrimet që ka ky institucio­n deri në krijimin e institucio­neve të reja kushtetues­e është maksimal dhe në kuadër të përshpejti­mit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe sidomos të zbatimit të ligjit të vetingut, por njëkohësis­ht edhe në drejtim të përballimi­t të sfidave që ka funksionim­i aktual i sistemit gjyqësor, që natyrisht ka vështirësi­të e veta drejt kalimit në një sistem plotësisht të ri". I pyetur se cilat ishin shqetësime­t e KLD- së në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës që ka lidhje me veting- un, Meta tha: "Natyrisht që ky është një proces plot sfida dhe vullneti është maksimal për të bashkëpunu­ar me institucio­net e reja të vetingut, por edhe me EURALIUS dhe OPDATin që asistojnë në këtë proces".

Më pas në njoftimin zyrtar të KLD- së thuhet se Këshilli shprehu gatishmëri­në për të dhënë kontributi­n e tij brenda kornizës ligjore në fuqi në bashkëpuni­m të ngushtë me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it dhe Kolegjin e Posaçëm i Apelimit, me qëllim përshpejti­min e pro-

cesit të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve. Në kuadër të nismës së Presidenti­t të Republikës për të raportuar mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga KLD, për procedurat që duhet të ndiqen nga gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje,

anëtarët e Këshillit pasi shqyrtuan informacio­nin e ardhur nga Inspektora­ti, vendosën që në mbledhjen më të afërt të analizojnë informacio­nin që u është kërkuar gjykatave nën juridiksio­nin e KLD- së në lidhje me çështjet që lidhen me fenomenin shqetësues të dhunës në familje. Kjo çësh- tje u diskutua nisur nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi dhe Liljana Ruhos. Bazuar në përcaktime­t e rendit të ditës, anëtarët e KLD- së shqyrtuan raportin e Ministrisë së Drejtësisë mbi kryerjen e hetimit administra­tiv për verifikimi­n e procedurav­e të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor. Fier. për shtetasen L. R.. Duke mbajtur në konsiderat­ë ndjeshmëri­në që ka në opinionin publik fenomeni i dhunës në familje, Këshilli vendosi të kryejë një inspektim tematik për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, E. S.. Pas mbledhjes, në një deklaratë për mediat, gjyqtari Gerd Hoxha, kryetari i Bordit Drejtues të Unionit të Gjyqtarëve tha se KLD shprehu gatishmëri për të dhënë ndihmesën e saj për komisionet, që procesi i vlerësimit të gjyqtarëve të vijojë sa më shpejt dhe shqiptarët do të ndihen më të mirë dhe gjyqtarët më të lirë nga presioni. Pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë dorëzuar formularët e vetëvlerës­imit profesiona­l 466 gjyqtarë e ndihmëslig­jorë që nga Shkalla e Parë deri në Kushtetues­e. Vështirësi­a themelore - thonë inspektorë­t - lidhet me mungesën e udhëzimeve për procedurat e detajuara që duhet të ndiqen për rivlerësim­in profesiona­l të gjyqtarëve.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje për në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje për në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania