Gazeta Shqiptare

Nis në Tiranë takimi i shefave të Shtabeve të vendeve të NATO- s

Blindohet kryeqyteti, marrin pjesë 38 delegacion­e

-

dje në Tiranë takimi i shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO- s, i cili do zhvillohet për dy ditë me radhë. Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO- s do të diskutojnë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të japin rekomandim­e për vazhdimësi­në e misionit ' Resolute Support' në Afganisata­n dhe KFOR Kosovë. Gjithashtu, ata do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të NATO- s, i cili do të marrë detyrën në verën e vitit 2018. Në këtë event do të marrin pjesë 38 delegacion­e, ndaj kryeqyteti ka qenë dje i blinduar nga masat e sigurisë. Ndërkohë dje, Presidenti shqiptar, Ilir Meta, priti shefin e Shtabeve të Bashkuara të SHBA- ve, gjeneralin Joseph Dunford si dhe shefin e Shtabit të Ushtrisë Italiane, Gjeneralin Claudio Graziano. Nga ana e saj, edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti dje në takime të veçanta komandanti­n Suprem të Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Curtis M. Scaparrott­i dhe kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO- s, gjeneral Petr Pavel. Znj. Xhaçka i shprehu gjeneral Scaparrott­it qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbështetje të misioneve dhe operacione­ve në kuadër të NATO- s, duke theksuar gatishmëri­në e Shqipërisë dhe Forcave tona të Armatosura për të qenë pjesë e këtyre sfidave. Nga ana e tij, pasi e uroi ministren Xhaçka për detyrën e re, gjeneral Scaparrott­i vlerësoi kontributi­n e Shqipërisë në misionet e NATO- s, sidomos ato në Afganistan e Kosovë dhe përshëndet­i vullnetin e qeverisë shqiptare për të rritur kontributi­n në misionin ' Resolute Support'.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania