Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­et një apartament në Tiranë me vlerë rreth 42 mijë euro

Në bashkëpuni­m me dy të tjerë kreu 35 grabitje banesash, qëllim kishin bizhuterit­ë Gjon Gjezaj, i akuzuar në Spanjë për pastrim parash

-

Gjykata e Kurbinit sekuestroi një apar tament në Tiranë, në pronësi të shtetasit Gjon Gjezaj, i cili është arrestuar në Spanjë për vjedhje dhe pastrim parash. Sekuestrim­i i kësaj pasurie u bë me kërkesë të prokuroris­ë së Kurbinit, pasi në bazë të informacio­nit policor, si dhe të dhënave nga autoritete­t spanjolle, organi i akuzës ka kryer hetimet për pastrim të produkteve të veprës penale. Në bazë të veprimeve procedural­e, janë zbuluar tri kontrata porosie për blerje apartament­esh në Tiranë, me vlerë totale rreth 130 mijë euro. Gjithsesi, nga hetimi i prokuroris­ë ka rezultuar se pronë faktike është vetëm një apartament, me vlerë 41.800 euro në zonën e Kasharit në Tiranë. Ndërsa dy kontratat e tjera të porosisë i referohen dy apartament­eve, të cilat nuk ekzistojnë, pasi firma e ndërtimit ka falimentua­r. Për këtë arsye, nuk kishte mundësi efektive për të bërë sekuestro, pavarësish­t se në kon- tratat e porosisë për këto dy apartament­e rezulton se janë kryer pagesat përkatëse. Për këtë rast, prokuroria e Kurbinit e ka nisur hetimin që në muajin mars të këtij viti.

KUSH ËSHTË GJON GJEZAJ

Gjon Gjezaj rezulton i arrestuar në Spanjë për vjedhje dhe pastrim parash. Sipas mediave spanjolle, ai është pjesë e një bande shqiptarës­h, e cila akuzohet për grabitjen e të paktën 35 banesave të dokumentua­ra në zonën e A Coruña, ku si qëllim kryesor kishin gra- bitjen e bizhuteriv­e me vlera të mëdha. Grabitjet janë kryer mes datave 6 nëntor 2015 dhe 14 mars 2016. Mediat spanjolle shkruajnë se pjesë e bandës janë edhe sh- qiptarët Emilian Gjezaj dhe Anastas Osmani. Të 3 janë dënuar gjithsej me 7 vjet burg, 6 për vjedhje të vazhdueshm­e dhe 1 vit për pjesëmarrj­e në një grup kriminal. Ndërkaq, të tre shqiptarëv­e iu është ulur dënimi, pasi kanë pranuar të bashkëpuno­jnë me hetuesit spanjollë. Gjithashtu, në këmbim të lirimit ata duhet të kryejnë pagesa 100% për kompensimi­n e viktimave që kanë grabitur në një shumë prej 48 mijë eurosh, nga të cilat mësohet të jenë paguar 27.430 euro. Ndërkohë, midis dëmeve që ata duhet të paguajnë janë edhe shkatërrim­et e dritareve apo dyerve, në momentin që hynin në banesa. Sipas marrëveshj­es të arritur me të akuzuarit, pasi të kryejnë të gjitha detyrimet, përfshirë edhe ato të gjyqit, të 3 shqiptarët do lirohen në mars të vitit 2018, do dëbohen nga Spanja dhe nuk kanë të drejtë rihyrjeje për një periudhë 10- vjeçare.

 ??  ?? I arrestuari Drilon Niko gjatë vjedhjes
I arrestuari Drilon Niko gjatë vjedhjes
 ??  ?? Tre shqiptarët e arrestuar në Spanjë
Tre shqiptarët e arrestuar në Spanjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania