Gazeta Shqiptare

Klinika lëvizëse SIGAL UNIQA, shërbime mjekësore falas në Kamëz

-

rrugën "Demokracia", përballë me Postën Nr. 3 të qytetit.

Drejtori i Përgjithsh­ëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni PONARI ishte prezent sot në klinikë, ku, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z. Xhelal Mziu, takuan qytetarët dhe panë nga afër punën dhe shërbimin që ju ofrohej nga stafi i klinikës.

Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, kujdeset për klientët e saj qytetarët, ndaj krahas ofrimit të produkteve të sigurimit, u ofron atyre një mundësi shtesë për t'u kujdesur për shëndetin, ekzaminime­t mjekësore bazë në klinikën shëndetëso­re lëvizëse, që kompania SIGAL UNIQA ka ndërtuar dhe e vë në dispozicio­n të klientëve dhe banorëve të zonave dhe qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Në "SIGAL UNIQA VitalTruck" mundësohen një shumëllojs­hmëri ekzaminime­sh, duke filluar nga vizita dhe konsulta me mjekun patolog, matje e sheqerit në gjak, vizitë sysh e ORL, elektrokar­diograma e zemrës, echo abdominale, echo e indeve të buta, echo e artikulaci­oneve, matje e kapaciteti­t vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak me spirometër etj.

Klinika lëvizëse SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është e para dhe e vetmja klinikë e këtij lloji në Shqipëri. Duke mundësuar ekzaminime të ndryshme mjekësore në të gjithë vendin, përfshirë zonat rurale, SIGAL UNIQA synon promovimin e shëndetit të mirë duke nxitur njerëzit për kontrolle shëndetëso­re rutinë, nëpërmjet të cilave diagostiko­hen sëmundje të ndryshme, trajtimi i të cilave është më i lehtë nëse kurohen në kohën e duhur.

Në muajin prill të vitit të kaluar, klinika lëvizëse u vu në dispozicio­n të vrapuesve të maratonës "Run4Autism", të organizuar në Tiranë, në mbështetje të personave të prekur nga autizmi. Pas Shqipërisë, klinika lëvizëse SIGAL, do të udhëtojë drejt Kosovës e Maqedonisë, si pjesë të pandara të Shqiptaris­ë e në mënyrë të veçantë të klientëve të liderit të sigurimeve SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.

Nën moton "MENDO, shëndeti vjen i pari", SIGAL UNIQA që prej vitit 2007 ka prezantuar për publikun sigurimin shëndetëso­r familjar, përmes të cilit mbulohen faturat mjekësore në klinikat dhe spitalet më të mira në Shqipëri dhe në spitalet thuajse në të gjithë botën. Aktualisht, mbi 10.000 invidivë dhe familje në mbarë Shqipërinë kanë zgjedhur të sigurojnë shëndetin tek SIGAL UNIQA.

RRETH SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, që prej vitit 2002 udhëheq tregun e sigurimeve me mbi 30% të tregut, në të cilin operojnë 11 kompani sigurimesh Jetë dhe Jo- Jetë, ku kompania që renditen e dyta zotëron vetëm 13% të këtij tregu. SIGAL UNIQA me mbi 18 vjet në tregun e sigurimeve dhe si e vetmja kompani e licensuar për të gjitha klasat e sigurimit dhe me 42 produkte në treg, është pjesë e UNIQA Insurance Group, kompanisë lider në Europën Qendrore dhe Lindore në fushën e sigurimeve dhe investimev­e. UNIQA, me një histori mbi 200- vjeçare në tregun e sigurimeve, numëron 7 miliardë Euro të ardhura vjetore dhe me mbi 33 miliardë euro asete në menaxhim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania