Gazeta Shqiptare

Legalizime­t, 400 përfituesi­t që kanë gati lejen

Dosja për marrjen e tapisë dorëzohet nga Agjencia e Legalizime­ve në Hipotekë ALUIZNI: Ja kush përfiton në Vlorë dhe zonat përreth

- Ornela Manjani

ALUIZNI publikon listën me 400 perso na që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë lejen e legalizimi­t. Përfituesi­t janë në Vlorë. ALUIZNI Vlorë publikon listën me 380 persona që kanë gati lejen e legalizimi­t të banesave të tyre. ALUIZNI- t njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI- t Vlorë për të tërhequr lejen e legalizimi­t. Ndërkohë që procedurat për marrjen e dokumentit të pronësisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Menjëherë pas regjistrim­it të certifikat­ës së pronësisë përfituesi­t do të njoftohen për tërheqjen e saj. "Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopjet e lejes së legalizimi­t për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimi­t, por gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Në listën e mësipërme, përfshihet edhe një numër qytetarësh, leja e legalizimi­t e të cilëve ka qenë përgatitur prej kohësh, por ata nuk janë paraqitur për t'i tërhequr ato. Duket disi e çuditshme që, nga njëra anë, shumë qytetarë kërkojnë për- shpejtimin e procesit të legalizimi­t, ndërsa, nga ana tjetër, ndeshemi me fenomenin e kundërt, me qytetarë që me gjithë përfundimi­n e procesit të legalizimi­t, nuk paraqiten për të tërhequr lejen e legalizimi­t",- thuhet në njoftimin e ALUZINI- t. Drejtoria e ALUIZNI- t Vlorë ndërkaq lajmëron qytetarët e interesuar se gjatë kësaj periudhe puna e saj po përqendroh­et në zonat e brendshme të qytetit dhe veçanërish­t në ato përgjatë Pyllit të Sodës. Të gjithë qytetarët e këtyre zonave, ftohen të plotësojnë dokumentet e kërkuara nga Agjencia dhe të mbështesin punonjësit gjatë procesit të punës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania