Gazeta Shqiptare

Flet nëna e djalit që u shkreh në lot

Banorja kërkon vlerësimin e pronës

-

Gjatë

protestës në Shkozë, u publikua një video rrëqethëse, ku një fëmijë 8- vjeçar po qante e ulërinte me të madhe pasi policia po merrte familjarët e tij në komisariat. Familjen e këtij 8 vjeçari vazhdon të jetojë në Shkozë, në banesën që pritet të shembet. Nëna e tij, një grua e zbehtë hapi derën e shtëpisë për të treguar mbi ngjarjen e dy ditëve më parë. E ëma e fëmijës tregon për "Gazeta Shqiptare" se fëmija ende është i traumatizu­ar dhe gjatë gjithë natës zgjohet i frikësuar, shpesh duke bërtitur. "Unë atë ditë ndodhesha në spital, sepse jam e sëmurë me diabet. Më mori në telefon xhaxhai dhe më njoftoi se duhet të shkoja sa më shpejt, sepse do shembnin shtëpinë. U nisa dhe gjeta aty djalin të terrorizua­r pas skenave të dhunës që kishte parë nga policia. Madje ai ishte prezent dhe në momentin që policia po merrte xhaxhain së bashku me bashkëshor­ten në rajon",- tregon 34- vjeçarja duke qarë. Ajo shprehet e tronditur për faktin se i biri ka fjetur gjatë gjithë kohës me të dhe madje nuk ka dashur të shkojë në shkollë pasi ndihej i frikësuar. Gjithashtu, banorja e Shkozës tregon se në protestë ndodhej edhe vajza e saj 13 vjeçare, e cila pasi mendoi se i morën të atin në rajon, filloi të qante me dënesë. "Protesta jonë ishte paqësore, nuk kishim as armë, as mjete të tjera që të sulmonim, për këtë arsye, policia nuk duhej të sillej në atë mënyrë",- tha 34- vjeçarja për "Gazeta Shqiptare". Më tej ajo tregon se që prej vitit 1994 janë banorë të kësaj shtëpie dhe se banesa e tyre ku jetojnë 8- të persona është ende në proces legalizimi. Ajo kërkon nga shteti shqiptar vlerësimin e pronës dhe rimbursimi­n e saj.

 ??  ?? Fëmija 8- vjeçar kërkon familjarët
Fëmija 8- vjeçar kërkon familjarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania