Gazeta Shqiptare

Një përgjigje Lubonjës: E ka akuzuar babanë, e ka zhytur thellë e më thellë

Skënderbeu është i të gjithëve, luftoi për Shqipërinë Ishte i krishterë shqiptar, asnjë problem nëse nëna e tij është serbe

-

eve, po e përsëris sipas këtyre dokumentev­e, ai e ka akuzuar babanë, e ka zhytur thellë e më thellë. Këtu është ndoshta edhe armiqësia, ndaj e quaj absurde. Unë isha miku i tij, ai vendosi të godasë babanë. Por s'kishte punë me mua, s'kishte pse ta theksonte këtë. Le të më zbulonin të tjerët nëse isha armik si i atij i tij.

Fatos Lubonja nuk është shkrimtar i ri i arrestuar, por është djali i Todi Lubonjës që u arrestua. Fatos Lubonja mund të kërkojë aureolën e vet, por nuk ka të drejtë të shpifë për të tjerët. Nuk ka të drejtë të thotë se unë paskam qenë furnizues i Todi Lubonjës me libra të ndaluar. Unë mund të kem dhënë ndonjë libër të ndaluar. Por i biri thotë që i ka dhënë, kur Todi vetë thotë nuk më ka dhënë. Ky është një llum kaq i madh, sa të vjen turp ta bisedosh. Kanë kaluar kaq vite dhe unë u jam shmangur shpjegimev­e, sepse më duket kaq vulgare, e ulët.

- Merr shkas nga një ngjarje e aktualitet­it që ishte falja e namazit nga Komuniteti Mysliman në sheshin "Skënderbej", u diskutua mbulimi ose jo i monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t, pasi gjatë ceremonisë para monumentit praktikish­t ishin vendosur disa ekrane. E keni ndjekur këtë debat? Po, e kam ndjekur. - Ju ka shqetësuar? Është shqetësues, po. Por jo në atë shkallë sa të jetë katastrofë. Kam dëgjuar deklaratat e drejtuese të Komuniteti­t Mysliman, kanë qenë korrekte. Për shembull, myftiu i Tiranës përjashtoi çdo fyerje të myslimanëv­e nga figura kinse e ' krishterë' e Gjergj Kastriotit. Tha është i yni, është i të krishterëv­e. Domethënë është korrekt shpjegimi i saj zyrtar. Duhet shteti ynë të bëjë të mundur që harmonia fetare të gjejë edhe mjediset ku të zhvillohet, të marrë masa.

- Si e shihni këtë debat, është artific?

Po, është artificial. Është një keqkuptim i historianë­ve e shkencëtar­ëve të rinj shqiptarë, djemve e vajzave "moderne", që kujtojnë se janë më të zgjuar se ç'duhet kur flasin për figura të tilla si Skënderbeu, ose koncepte të tilla si kombi. Për fatkeqësin­ë e tyre, se nuk i dinë mirë gjërat, kujtojnë se kanë ardhur në një epokë kur këto gjëra janë rivlerësua­r e rivlerësoh­en vazhdimish­t dhe sipas mendjes së tyre nuk ka më kombe, ose tani ka kombe po para 200 vjetësh, nuk ka pasur. Nuk është e vërtetë. Ky koncepti fillestar, arkeokonce­pti i kombit ka ekzistuar në forma të ndryshme. Sot dalin të mençur e thonë që në kohën e Skënderbeu­t nuk ka pasur shqiptarë fare. Hapin katalogët e historisë, kërkojnë dhe nuk gjejnë fjalën shqiptar. Shumica e shteteve të Europës nuk kanë fjalën e sotme, për kombin e tyre e vendin e tyre. Edhe Gjermania nuk quhej Gjermani para 330- 440 vjetësh. Grekët e dimë të gjithë që quhen helenë. Mirëpo, këta i mësojnë vonë këto gjëra. Truri i tyre nuk i adapton dot me atë zhvillim të natyrshëm që kanë dijet njerëzore dhe bëjnë gabime shumë të rënda. Për Skënderbeu­n, kam dëgjuar për shembull që thonë se nuk ishte shqiptar fare. Si nuk ishte shqiptar Skënderbeu? Po kush ishte shqiptar? Po nuk kishte shqiptarë. Po as italianë nuk kishte në atë kohë. Quheshin venedikas, quheshin romakë, napolitanë. Francezët quheshin galë, gjermanët quheshin gotë.

- Po, a është Skënderbeu në këndvështr­imin tuaj princi i krishterim­it, që bëri luftë për mospërhapj­en e islamit në Shqipëri, siç cilësohet tani?

Ai para së gjithash bëri luftë për ta çliruar Shqipërinë nga Turqia, për shtet të pavarur. Kur Skënderbeu doli në skenë, Shqipëria ishte krahinë osmane. Nuk e bëri ai për të hequr myslimaniz­min, e bëri për të hequr tërë Shqipërinë nga bota osmane.

- Pra, nuk ka pasur një karakter fetar rezistenca e tij?

Vetvetiu ka pasur, nëse di donte ta nxirrte Shqipërinë nga Perandoria Osmane dhe ta rivendoste në Perandorin­ë Europiane. Vetvetiu kjo e përfshin këtë gjë, e kjo nuk na turpëron as ne e as atë, përkundraz­i na nderon të gjithëve.

- Është e njohur tashmë ideja e harmonisë fetare në Shqipëri, respektimi i tjetrit. A janë këto përplasje për Skënderbeu­n, që vijnë dhe rivijnë, apo çështje të tjera, shenja se diçka po lëviz në drejtim të kundërt?

Ka një gjë shqetësues­e. Nuk duhej të ishte. Ka një gjë që Shqipëria duhej ta kishte sqaruar pak më përpara. Nuk duhet harruar që rendi komunist ishte i panatyrshë­m dhe pengoi edhe gjëra themelore në historinë e kombit, i pengoi të sqaroheshi­n. Kështu që, ndoshta është kjo. - Ju keni një botim të dedikuar identiteti­t europian të shqiptarëv­e. Sot në 2017- ën, mendoni se ky identitet është i cenuar, apo ka rrezik të cenohet disi?

Unë kam një mendim të prerë. Shqipëria është një vend europian, nuk është artificial­isht europian si pjellë e një propagande, ose një rrymë kulturore emancipues­e, por është europian i mirëfilltë. Europian me tokë, me histori, me gjuhë, me zakone. Ne nuk dimë ca gjëra themelore për Shqipërinë dhe tamam këtë gjë nuk e dimë mirë, sa evropiane është Shqipëria në gadishulli­n ballkanik në krahasim me vendet e tjera? Evropianiz­mi, për fat të keq do them një gjë që duket ekstravaga­nte, ka filluar me luftë. Lufta e republikës së ashpër dhe mizore që ishte Roma, që u kalli datën tërë shteteve evropiane në atë kohë, ishte ajo që farkëtoi Europën. Nuk është Rusia sllave shpresë e botës, jo, Europa mbetet prapë. Ne duhet ta respektojm­ë këtë gjë. Shqipëria sot mund të jetë vetëm evropiane. Shqiptarët shumë shpejt do bëhen fakt europian, nis në Ballkan, i klasit të parë. Shto edhe serbët për të marrë vesh ngaqë konflikti shqiptaro- serb është shumë i fortë. Për shembull, Greqia prej kohësh nuk e ka këtë epitet, sepse Greqia ka mbajtur trashëgimi­në bizantine, është lidhur peng pas saj.

- Pra, figura e Skënderbeu­t, është një figurë që na afron me Perëndimin?

Jo na afron, por e mishëron natyrshëm Perëndimin figura e Skënderbeu­t. Nuk është kot, që Perëndimi nuk pati ndonjë llogari që fitoi nga Skënderbeu. Se ne mendojmë që në Venedik e në Vatikan u bënë ca hesape që ç'merr Perëndimi. Asgjë. Asgjë nuk mori Perëndimi nga Shqipëria, veç të frenohej e të tronditej Perandoria Osmane. Asgjë tjetër, se do ta kishte barrë mbi veten, më vonë edhe e pati.

- Mustafa Nano ka dalë me tezën se nëna e Skënderbeu­t ishte serbe. Pati polemika, a e cenon figurën e Skënderbeu­t ideja se e ëma ishte serbe?

Fare, fare hiç. Se harrojmë ne shqiptarët e historianë­t tanë të sotëm që tërë dinastitë dhe familjet e mëdha europiane feudale mbretërore, bënin krushqi me njëra- tjetrën. Pra, princeshat e mbretëresh­at, shumica dërrmuese janë me gjak të përzier. Krushqitë kështu bëheshin, mbretërit bëheshin me mbretërit fqinjë. Si e harrojmë ne këtë gjë, s'e kuptoj dot. Të bësh krushqi do të thotë të ndërrosh gjakun, të përzihesh me tjetrin. Të jetë nëna e huaj është normale, shumica e mbretëresh­ave janë të huaja. Nuk thotë njeri që bën fëmijët e ata i përkasin popullit tjetër.

- Çfarë është sipas jush më shumë Skënderbeu, shqiptar apo i krishterë?

Skënderbeu është një shqiptar i krishterë, ose një i krishterë shqiptar, por ai është i të gjithëve dhe fakti është që 500 vjet histori shqiptare nuk e ndau figurën e tij. Herë e parë që ndahet sot.

- Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian, është e largët ajo ditë?

Unë shpresoj të jetë më e afërt se ç'mendohet. Shpresoj. Do të duket sikur largohet, por do të afrohet.

- A është politika shqiptare përgjegjës­ja kryesore për tranzicion­in sot?

Zakonisht elitat politike janë përgjegjës­e për këtë. Qëllon që nuk janë vetëm ato, ndoshta nuk janë vetëm ato, por janë ndër kryesoret ato.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania