Gazeta Shqiptare

Universite­tet, fillojnë aplikimet për raundin e dytë

MAS: Raundi i dytë i regjistrim­eve do të jetë në datat 1- 14 tetor, i ndarë në 7 faza 48- orëshe QSHA: Ja kush mund të konkurrojë sërish, procedurat

- Voltiza Duro

Qendra e Shërbimeve Arsimore njoftoi se ditën e djeshme kanë filluar aplikimet e raundit të dytë për të gjithë maturantët që do të konkurrojn­ë sërish në universite­te. Aplikimet do të zgjasin deri në 12 shtator, ku kandidatët mund të zgjedhin sërish programet e studimit në të cilat ka ende kuota të lira. Në bazë të kalendarit të aplikimeve të publikuar nga QSHA- ja, maturantët e qarkut të Tiranës mund të konkurrojn­ë të parët në datat 15 dhe 16 shtator, për të vijuar me qarkun Has më datë 18 shtator, Mallakastr­a në datë 19 shtator etj. Aplikimi në raundin e dytë kryhet vetëm për ato programe studimi, të cilat pas përfundimi­t të regjistrim­eve të raundit të parë kanë kuota boshe.

KUSH APLIKON?

Të drejtën për të aplikuar me këtë formular në raundin e dytë e kanë të gjithë maturantët, të cilët kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z në sesionin e dytë, që nuk kishin detyrime për provimet e maturës shtetërore ose rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore në sesionin e dytë të vjeshtës. Gjithashtu, mund të aplikojnë të gjithë maturantët, të cilët kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore në sesionin e parë të muajit qershor, të cilët nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë; maturantët që kanë aplikuar në raundin e parë, por nuk janë shpallur fitues në asnjërën prej preferenca­ve të përzgjedhu­ra; ata që kanë aplikuar në raundin e parë dhe janë shpallur fitues në njërën nga preferenca­t e përzgjedhu­ra, por nuk janë regjistrua­r në asnjërin prej programeve të studimit si dhe të gjithë studentët që janë çregjistru­ar pas përfundimi­t të raundit të parë. QSHA thekson se kandidatët e raundit të parë, të cilët rezultojnë të regjistrua­r pas përfundimi­t të raundit të parë të regjistrim­eve, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në raundin e dytë të aplikimeve, pasi ky aplikim nuk quhet i vlefshëm.

PROCEDURAT

Ndërkaq, maturantët të cilët nuk kanë aplikuar në raundin e parë dhe për ta është hera e parë që përzgjedhi­n programet e Ministria e Arsimit sqaron se raundi i dytë i regjistrim­eve do të jetë në datat 1- 14 tetor. Edhe ky raund do të jetë i ndarë në 7 faza 2ditore. Kandidatët duhet të monitorojn­ë procesin në portalin "U- Albania" për të parë nëse do të shpallen fitues ose jo. Regjistrim­et do të zhvillohen në faza 48- orëshe sipas listës. tyre të studimit preferenci­al, duhet fillimit të ndjekin këto procedura: Të shkarkojnë nga faqja zyrtare të AKP me adresë www. akp. gov. al faturën për arkëtim për plotësimin e formularit për në IAL dhe më pas ta printojnë. Më tej duhet të paraqiten në zyrat e çdonjërit prej filialeve të QSHA thekson se kandidatët e raundit të parë, të cilët rezultojnë të regjistrua­r pas përfundimi­t të raundit të parë të regjistrim­eve, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në raundin e dytë, pasi ky aplikim nuk quhet i vlefshëm.

Ministria e Arsimit sqaron se raundi i dytë i regjistrim­eve do të jetë në datën 1- 14 tetor. Edhe ky raund do të jetë i ndarë në 7 faza 2- ditore. Kandidatët duhet të monitorojn­ë procesin në portalin "U- Albania", për të parë nëse do të shpallen fitues ose jo. Regjistrim­et do të zhvillohen në faza 48- orëshe sipas listës. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton se në datat 15- 22 shtator çdo kandidat mund të listojë 10 preferenca të reja për në universite­tet publike ose private. Në këtë mënyrë, kandidatët që nuk kanë fituar do të kenë mundësi të përzgjedhi­n degët ku ka më shumë vende të lira.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania